Lajmet

Pse njohjet dhe komunikimi i duhur me konsumatorë janë elementet kryesore për rritjen e biznesit?

Çfarë do të thotë kjo për sipërmarrësit modernë?

Published

on

Shumë kohë më parë shitja e produkteve ose e shërbimeve do të thoshte që të premtohej sesi ai do t’i ndryshonte jetët e audiencës së targetuar, me tinguj tërheqës, ose me buzëqeshjet dhe “lumturinë” e amviseve. Sot në epokën bashkëkohore, konsumatorët janë bërë më të zgjuar, kur vjen punë te shitjet dhe sharmi i reklamuesve.

Duke filluar që në vitet 1970 studimet kanë treguar që konsumatorët kanë mendime jo të mira për reklamat. Ata i kanë parë bizneset si vende të cilat nuk i përmbushin premtimet e tyre të mëdha dhe produktet e tyre nuk janë edhe aq të mira. Ata e kanë komercializuar televizionin duke përdorur shitës karizmatik kur i reklamojnë produktet dhe shërbimet e tyre.

Çfarë do të thotë kjo për sipërmarrësit modernë? Konsumatorët janë bërë më të fuqishëm se kurrë, jo sepse sjellin te ardhura, por sepse sot ata mund të reagojnë menjëherë për cilësinë e dobët të shërbimeve. Jo vetëm që produktet dhe shërbimet duhet të funksionojnë plotësisht siç është premtuar, por ata duhet të kenë pëlqim dhe besim të mjaftueshëm për të besuar në ato që thoni, kur bëni premtime.

Konsumatorët kanë qenë gjithmonë aty

Ndaluni dhe mendoni diçka! Kur është herë e fundit që keni parë një reklamë për një kompani, që bën shpjegime të pazakonta rreth një produkti apo shërbimi? Mbase ka qenë ndonjë reklamë nga ndonjë biznes për të cilin nuk keni dëgjuar më parë dhe, ju ka dalë papritur në faqen e parë të njoftimeve në rrjete sociale. Pyesni po ashtu veten rreth reagimit që keni bërë, mbase keni pasur një dozë skepticizmi, kjo është sidomos e vërtetë për produktet dhe shërbimet të cilat mendoni që kanë vlerë. E, me shumë gjasë, në faqen e parë të njoftimeve keni një duzinë faqesh të tjera që i reklamojnë produktet dhe shërbimet e njëjta dhe bëjnë edhe më shumë premtime.

Ky lloj blerësi skeptik është i zakonshëm në epokën bashkëkohore, ku bëhen reklamime pa njohje të brendit ose besime të krijuara më parë. Kjo është edhe arsyeja pse ndërtimi i njohjeve më njerëz është zëvendësuar me premtime ideale të reklamave, sidomos kur vjen puna te shërbimet që karakterizohen me lidhje të ngushtë me klientin ose konsumatorin dhe ato që kanë cilësi të lartë. Në një botë ku kritikat në Google dhe rrjete sociale janë bërë “sunduesit” e bizneseve, reputacioni juaj është gjithçka.

Besimi është më i rëndësishëm sesa vetë premtimi

Në këtë rrjedhë, mund të çuditeni pse njerëzit investojnë në reklama kur, audienca është kaq skeptike. Në fakt nuk është për reklamën dhe fotografinë që është përdorur, por përmbajtjen dhe si është komunikuar me audiencën përmes asaj kampanje. Pra, ju duhet një mënyrë për t’u lidhur shumë me audiencën, për t’i forcuar lidhjet, ndërsa një reklamë pa e gjetur një mënyrë për pa argumentuar besueshmërinë dhe vërtetësinë është humbje financiare.

Prandaj, duhet edhe këtu të ndaleni dhe të mendoni se si po i prezantoni produktet dhe shërbimet përmes përmbajtjes dhe reklamës! A jeni vetëm duke bërë premtime apo jeni duke gjetur edhe mënyra për t’u lidhur dhe për ta provuar besueshmërinë te audienca?

Me kaq shumë zgjedhje, pse pikërisht juve?

Nëse keni qenë në biznes për një kohë të gjatë, me siguri që e keni dëgjuar fjalinë “njohja, pëlqimi dhe besimi”. Kjo është ndërtuar pikërisht për audiencën, e cila duhet t’ju njohë, t’ju pëlqejë dhe t’ju besojë, për të blerë nga ju, ose për të qenë klientë i juaji i shërbimeve. E, kjo nuk është një fjali që ka kaluar nga koha në kohë dhe ka mbetur ende në krye të kompanive, por është plotësisht e vërtetë. Pa radhitjen e secilës prej tyre, vështirë që një biznes mund të ketë sukses.

Në këtë mënyrë në qendër të vëmendjes së konsumatorit duhet të jeni ju. Dhe në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të tyre, ata janë të “bombarduar” nga numri i madh i reklamave dhe zgjedhjeve. E në këtë pjesë, nuk ju duhet më të mendoni si dikush që zotëron biznes dhe dëshiron që të bëjë shitje, por si një konsumator. Çfarë do të bënit sikur të ishit përpara një lumi pafund zgjedhjes, çfarë ju shtynë që ta bëni një prej atyre zgjedhjeve?

Pra, në të tilla raste, këshillat për vlerën e produkteve dhe shërbimeve janë gjithmonë që ia bëni vetes. Sa është vlera e atij produkti? Por gjërat më të qëndrueshme janë gjithmonë interesi dhe shkalla e lidhjeve dhe besimit, e në fund në disa raste vlera. Por, kur është fjala te rëndësia e gjërave, vlera e gjërave vjen e bëhet gjithmonë e më pa e rëndësishme. Pse?! Sepse imagjinoni sikur keni për të bërë një operacion të rëndë në trup, në ndërkohë që ai bëhet me mjetet më të lira në treg, më shumë mundësi që nuk do ta preferonit këtë ndërhyrje.

Kur vjen puna për vendime të tilla, do të ngecni në mes të njohurisë, besimit dhe lidhjes personale me kompaninë. Pra, do të thoni që, do të shkoni të punoni më atë person përsëri, sepse ju bën të ndiheni shumë i/e sigurt herën e fundit, kështu që besoni shumë që do ta bëni atë që kanë thënë. Ky pra është suksesi i biznesit: Lidhja e fortë dhe komunikimi i mirë më konsumatorët dhe klientët./Akademi Pune

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara