Kulturë, Lifestyle

Pse në ditët e sotme nuk po lexohet?

Çfarë po ndodh me ne?

Publikuar

Një nga gjërat që po bie më tepër në sy kohët e fundit, është shkëputja nga libri. Për këtë gjë mund tëpyesësh librashitësit dhe të konfirmojnë rëniet e shitjeve, por edhe vetë të njohurit nëse janë duke lexuar diçka për momentin apo jo (me shumë mundësi përgjigjia do të jetë negative). Por çfarë ka ndodhur me ne? Pse ka ardhur ky ndryshim radikal me kalimin e viteve?

“Jemi të zënë në rutinën e tyre të përditshme”. Ky ndoshta mund të jetë justifikimi më i shpeshtë i përdorur, kur i pyesni se pse nuk lexojnë. Të gjithë jemi të zënë, ama secili nga ne e gjen 30 minuta kohëpër të shfletuar një roman. Në momentin që pijmë kafe, në rastet kur dalim vetëm, mund ta shoqërojmëatë kafe me një libër në duar. Por nuk ka se si të ndodhë diçka e tillë, kur vendin e librit e kanë zënëthashethemet në facebook, instagram apo whatsapp.

Teknologjia po na tjetërson. Sado të lexosh online (që edhe ky më duket një tjetër justifikim, pasi shumëpak romane mund të gjesh online), asgjë nuk ta jep kënaqësinë e shfletimit të një libri, të ndjesh aromën e faqeve të një romani, sidomos të atyre të vjetërve, klasikëve.

Ne ia kemi harruar vlerën librit, ndaj edhe përreth kemi kaq shumë persona që nuk dinë të shkruajnë shqip në mënyrë të saktë. Nuk po diskutojmë tani analiza fjalish apo fjalësh në sintaksë e morfologji, por tëshkruajnë. Është realisht minimumi. Të shkojë një individ 18 vjeç dhe të dorëzojë një tezë mature ku nëese fjalën “diell” e shkruan “diedh”, është turp. Më shumë keq më vjen pikërisht për të rinjtë, pasi më tërriturit sado i kanë krijuar disa baza të forta fjalori dhe drejtshkrimi.

Për të mos folur pastaj për të folurin në publik, në një ambient me të panjohur. Mezi flasin jo për arsye tënatyrës introverte, pasi në shoqëri shpërthejnë, por sepse nuk dinë të artikulohen, nuk dinë si t’i formulojnë idetë dhe të shpalosin tek të tjerët vërtet të menduar logjik.

Ne kemi detyrë morale si qytetarë që të paktën brezin e ri ta nxisim të lexojë para se vërtet të jetë shumëvonë, para se vetë ne t’i vuajmë pasojat e një gabimi kaq të madh që po bëjmë. Ne duhet t’i bindim tërinjtë se libri është realisht thesar, se ai dhe vetëm ai mund t’i aftësojë në të shkruar dhe në të folur. E ardhmja sa vjen dhe bëhet më e vështirë, askush s’ka nevojë për persona të aftë profesionalisht. Nëse dikush nuk di të flasë në intervistë pune, e dimë tashmë se atë vend pune e ka të humbur, sado i shkëlqyer të jetë për atë pozicion.

Rrjetet sociale, kafet në lokal, lojërat në play station etj. janë të gjitha sekondare kur krahasohen me atë qërealisht të pret në të ardhmen. Investimi duhet bërë mbi libra që edhe përfitimi të jetë maksimal.

Pavarësisht shkakut, teknologjisë, apo neglizhencës sonë, na pret një detyrë e vështirë për ta kthyer këtëbrez në binarët e duhur dhe kam shpresën se mund t’ia arrijmë…Bota.al

Kulturë, Lifestyle

Gjysmëshekulli i përplasjes së fjalëve: Marrëveshje letrare mes Shqiprisë dhe Serbisë

Publikuar

nga

Në datën 17 maj 2024, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë u bashkuan nën një marrëveshje bashkëpunimi. Ky akord është i përqendruar në shkëmbimin e të dhënave në fushën e letërsisë dhe kulturës, përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët, si dhe në festimin e përvjetorëve të rëndësishëm të historisë letrare të të dy vendeve.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë nga Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Milos Iankovic, dhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli. Në kuadër të kësaj marrëveshje, do të nxiset përkthimi dhe botimi i veprave letrare në të dy gjuhët.

Në përputhje me këtë marrëveshje, të dyja palët do të koordinojnë aktivitetet e tyre me shtëpitë botuese, revistat letrare dhe organizatat tjera eksperte në fushën e letërsisë dhe kulturës. Ata gjithashtu angazhohen për të zgjeruar bashkëpunimin kulturor në fusha të ndryshme, duke përfshirë projekte, ekspozita, dhe vizita të mundshme të delegacioneve.

Në fund të ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Milos Iankovic, dhuroi drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit një fjalor dygjuhësh shqip-serbisht, i hartuar në vitin 1935 nga Luk Lukaj, një personalitet shqiptar.

Fjalori përmban fjalë të vjetra shqipe nga viti 1935, duke përfshirë termat si “farëshkrim”, “baltovicë”, “çpërthye”, “çpesh”, “gumsoj”, dhe të tjera./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Një portret i sfidave sociale të atdheut: Filmi i Kosovës “Rrugës” në Festivalin e Kanës

Publikuar

nga

Më datë 24 maj në ora 11:00 në Teatrin Debussy do të shfaqet premiera e filmit të shkurtër, “Rrugës”, i cili përfaqëson Kosovën në konkurrencën kryesore të Festivalit të Kanës.

Filmi i ri nga regjisori Samir Karahoda është përzgjedhur zyrtarisht për garën e filmave të shkurtër në edicionin e 77-të të Festivalit të Kanës. Kjo është hera e dytë që një film në regji të Karahodës përzgjedhet për garën zyrtare të Festivalit më prestigjioz në botë, pas suksesit të filmit “Pa Vend” në vitin 2021. Nga një pool prej 4,420 filmave, “Rruga” është përzgjedhur mes 11 filmave të shkurtër nga 11 shtete që do të konkurojnë këtë vit.

Rishfaqja e këtij filmi do të mbahet më 25 maj në Teatrin Bunuel, fillimisht në ora 14:00.

“Rrugës”, përshkruan udhëtimin e një babai dhe djali të tij në rrugën drejt aeroportit për të marrë një dhuratë të dërguar nga jashtë nga kumbari i djalit. Në këtë rrugë, ata ballafaqohen me pengesa burokratike dhe një perspektivë të pakëndshme për ndryshime reale politike dhe sociale në vendin e tyre, por gjejnë ngushëllim dhe forcë në optimizmin e tyre për të ardhmen.

Skripti i “Rrugës” është shkruar nga vetë Samir Karahoda dhe djali i tij, Mironi, duke integruar tregime personale dhe elemente autobiografike, që reflektojnë shqetësimet e tyre për të ardhmen e vendit. Nëpërmjet këtij udhëtimi të shkurtër, ata eksplorojnë lidhjen e tyre mes sfidave shoqërore dhe pasigurisë që përjetojnë në atdheun e tyre.

“Rrugës”, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Televizioni Kulturor Europian ‘ARTE’, dhe Televizioni Finlandez ‘Yle’./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Kërkimi i kujtesës: Eventet e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve në Shkodër

Publikuar

nga

Në Shkodër, Dita Ndërkombëtare e Muzeve, e cila kremtohet çdo 18 maj, pritet të sjellë një fundjavë të pasur me art, traditë dhe histori për të gjithë vizitorët. Institucione të ndryshme si Bashkia e Shkodrës, DRTK Shkodër, Muzeu Marubi dhe të tjerë janë bashkuar për të ofruar një gamë të gjerë aktivitetesh dhe ngjarjesh kulturore, të fokusuara në edukim, kërkim shkencor dhe promovim të vlerave muzeore të qytetit.

Festa fillon të premten, më 17 maj, në Kalanë e Rozafës, e quajtur si “kalaja e mrekullive” për këtë rast. Aktivitetet do të përmbajnë biseda, ekspozita arkeologjike, trashëgimi kulturore, pikturë, muzikë dhe argëtim për fëmijët.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë në rrjetet sociale një kalendar të eventeve të fundjavës, duke shkruar se do të jetë një fundjavë plot art, traditë dhe histori.

Në programin e datës 17 janë përfshirë workshop-i “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore”, instalacioni “Zërat e kujtesës”, një ekspozitë e dorëshkrimeve të vjetra, ekspozita mbi xhubletën në Muzeun “Oso Kuka”, si dhe “Muzat”, një performancë poetike. Edhe një ekspozitë e arkitekturës pritet të mbahet të premten, mësohet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më datën 18 maj, përveç aktiviteteve të mëparshme, pritet të zhvillohet një ekspozitë e partiturave, e shoqëruar nga një koncert vokal me vepra të kompozitorëve të qytetit. Gjithashtu, në Muzeun e Fotografisë “Marubi” do të mbahen punëtori si “Magjia e fotografisë” dhe “Manjikana”, frymëzuar nga kultura japoneze, ndërsa vizitat me guidë do të ofrohen në ekspozitën e dinastisë Marubi. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Përfundon restaurimi digjital i filmit shqiptar “Gunat përmbi tela”

Publikuar

nga

Në një shfaqje të përkushtuar në Kinemanë “Millennium” të Tiranës, u shfaq mbrëmjen e djeshme premiera e filmit të restauruar “Gunat përmbi tela”. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në bashkëpunim me Fondazione Gramsci di Puglia, kishin punuar për të rikthyer në jetë këtë film të rrallë të regjisorit Muharrim Fejzo, i cili shënonte prodhimin e tij në vitin 1977.

Kryeministri Edi Rama nuk mundi të mos ndante këtë moment të rëndësishëm me publikun, duke postuar një video nga filmi i rikuperuar dhe duke shkruar: “Me një tjetër film të kinematografisë shqiptare që i është nënshtruar restaurimit digjital, ‘Gunat përmbi tela’ i regjisorit Muharrem Fejzo, ju uroj një ditë të mbarë”. Rama gjithashtu ndau linkun e filmit në YouTube, duke e bërë të arritshëm për një audiencë më të gjerë.

Restaurimi digjital i këtij filmi u mundësua falë Fondazione Gramsci di Puglia dhe Regione Puglia, si pjesë e projektit të tyre “Pulja në njëqindvjetorin e ardhjes së fashizmit”, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare. Procesi i restaurimit u realizua në laboratorin Dabimus srl të Universitetit të Barit “Aldo Moro” në Itali, duke përdorur elementet origjinale negative 35 mm të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Filmi ka nënshkrime të artistëve të shquar të kinematografisë shqiptare, si Ilia Terpini në kamerë, muzika nga Kujtim Laro, skenari nga Duro Mustafaj, piktori Azis Karalliu, kostumografia nga Alush Shima, dhe shumë të tjerë. Ky restaurim sjell një pasuri të rëndësishme për trashëgiminë kinematografike shqiptare. /UBTNews/

 

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara