Shëndet

Pse ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë?

Published

on

E keni vënë re sa të plogësht e të përgjumur jeni pas konsumit të një dreke të bollshme? Ngopja dhe qetësia vështirësojnë mbajtjen hapur të syve dhe dëshira për një gjumë ‘të fuqishëm’ është shumë e madhe. Me zhargonin popullor, kjo ndjesi mund të përshkruhet mirë duke thënë se në këto raste ‘të zë buka.”

Në përgjithësi, dëshira për gjumë pas ngrënies është krejt normale dhe nuk ka vend për shqetësim. Ky fenomen ndodh si pasojë e disa faktorëve që shpjegohen më poshtë në këtë artikull.

Tretja
Ekzistenca jonë lidhet fort me energjinë e organizmit. Këtë energji e marrim nëpërmjet ushqimit që shpërbëhet në glukozë dhe kalon në sistemin tretës. Gjatë transformimit të ushqimit në energji, i gjithë cikli tretës ndez një sërë reagimesh në organizëm. Gjatë ngrënies çlirohen tre hormone që rrisin nivelin e ngopjes.

Është shumë interesant fakti që gjatë kësaj kohe, në tru çlirohet serotonina, hormoni i lumturisë që na trullos. Ushqimi ka ndikim edhe në prodhimin e melatoninës, hormoni që nxit gjumin. Kjo është arsyeja përse ndihemi si të dehur pasi kemi ngrënë.

Regjimi ushqimor
Ushqimet mund të treten njësoj, por ndikimi i tyre në organizëm nuk është i njëjtë. Disa ushqime si gjeli i detit ju përgjumin më shpejt se të tjerët. Ushqime të tjera me proteinë siç janë spinaqi, soja, vezët, djathi dhe peshku përmbajnë një amino acid që përdoret në organizëm për të krijuar serotoninën, që shkakton ndjesinë e plogështisë pas ushqimit. Lajmi i mirë është se ka ushqime që mund të kenë një ndikim të kundërt. Për shembull, një regjim ushqimor i pasur me perime, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme promovon energji të qëndrueshme për organizmin. Pirja e ujit, shmangia e sheqerit të tepërt dhe racionet e vogla mund t’ju ndihmojnë.

Regjimi i gjumit
Nuk është çudi që, nëse nuk flini mjaftueshëm gjatë natës mund të jeni më të përgjumur pas ngrënies. Kur jeni të qetë dhe të ngopur, trupi ka dëshirë të pushojë, veçanërisht nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm një natë më parë. Ekspertët rekomandojnë që të krijoni një regjim të rregullt të gjumit, të mbani stresin nën kontroll dhe të kryeni aktivitet fizik të rregullt. Shmangni gjumin e drekës, nëse keni vështirësi të flini natën.

Aktiviteti fizik
Aktiviteti i rregullt fizik rrit nivelin e energjisë dhe ul lodhjen. Aktiviteti në fjalë ju mban aktiv gjatë ditës dhe ju ndihmon të bëni një gjumë më të mirë natën.

Faktorë të tjerë
Me raste, lodhja që mund të ndjeni pas ngrënies mund të jetë shenjë e një sëmundjeje siç është diabeti, anemia, tiroidja e të tjerë. Konsultohuni me një mjek nëse lodhja pas ngënies është e tepërt. Por gjithsesi, nëse ndiheni paksa të lodhur pasi keni ngrënë, me siguri trupi po reagon kundër ndryshimeve biokimike të shkaktuara nga tretja. Me fjalë të tjera, lodhja është krejt normale./AgroWeb

Shëndet

Pse dhimbja e shpinës po bëhet sëmundja moderne e epokës së telefonit?

Published

on

Kushdo që përjeton dhimbje në shpinë duhet të ulë përdorimin e tepërt të telefonit.

Qëndrimi për dy deri në katër orë në ditë të përkulur mbi celular i ngarkon vertebrat e para të shtyllës kurrizore me presion deri në 27 kilogramë – thuajse sa pesha e një fëmije 7–8 vjeç.

Dhimbjet e shpinës, të cilat prekin një pjesë të madhe të popullsisë moderne, mund të lidhen me një evolucion jo plotësisht të përsosur.

Me kalimin nga ecja me katër gjymtyrë në ecjen drejt, shtylla kurrizore ka pësuar ndryshime që nuk janë bërë në mënyrë ideale; madje disa tipare të vertebrave të “kushërinjve” tanë primatë mund të jenë trashëguar deri te ne.

Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga probleme të shpinës mund të kenë një strukturë të shtyllës kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, e cila është më pak e përshtatshme për të përballuar ngarkesën që krijon ecja në këmbë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pa karbohidrate, pa stres! Ushqimet që ju ndihmojnë të bini në peshë

Published

on

Eliminimi i karbohidrateve nga dieta është një strategji efektive për të humbur peshë. Më poshtë gjeni disa ushqime që përmbajnë pak ose aspak karbohidrate:

Kërpudhat – Të varfra në karbohidrate, të pasura me lëndë ushqyese hekur, kalcium, dhe magnez. Ofrojnë sasi të mirë antioksidantësh.

Midhet – Të gjitha llojet janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, minerale si fosfori dhe hekuri, dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Vezët – Një zgjedhje e zakonshme në dietat pa karbohidrate falë vlerave të larta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë burim i shkëlqyer proteinash dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund të konsumohet lirshëm, por gjithmonë me masë për një dietë të balancuar.

Farat e kungullit – Të përsosura për ata që janë në dietë, ofrojnë shije të këndshme pa karbohidrate të larta. Përmirësojnë shëndetin e zemrës, ulin stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Konsiderohet më i shëndetshëm se mishi i kuq. Mund të konsumohet nga pula, lepuri apo peshku.

Djathi – Sidomos Grana Padano, djathë tradicional italian i pasur me minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret në gatime dhe nuk përmban karbohidrate, por duhet konsumuar në sasi të moderuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara