Shëndet

Pse mpihen duart, kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Duart përmbajnë disa nga nervat më të ndjeshëm në trup. Sikur edhe njëri nga këto nerva ose një pjesë e tyre është e ndrydhur ose disi e dëmtuar, fillojnë problemet.

Truri juaj nuk mund të marrë të gjitha informacionet ndjesore që duart tuaja po e dërgojnë, rezultati është mpirja.

Studimet thonë se një nga shkaqet më të zakonshme të mpirjes së dorës është sindroma e tunelit të kyçit të dorës. Nervi i mesëm, që shkon poshtë parakrahut deri në pëllëmbën tuaj, qëllon të ndrydhet.

Kjo gjendje është e zakonshme për njerëzit që shpenzojnë kohë duke punuar në kompjuter a edhe në telefonat celularë. Simptomat e tunelit të kyçit të dorës përfshijnë ndjesi që një ose më shumë gishtërinj, fryhen dhe japin pickime.

Çfarë tjetër mund të jetë shkak për mpirjen e duarve tuaja? Edhe disa faktorë të tjerë me rëndësi.

Çrregullime të tiroides

Edhe çrregullim i tiroideve çon në mpirjen e dorës. Një gjendër tiroide nën-aktive ose hipotirodizmi rezulton në dëmtimin e nervave që transportojnë informacion midis trurit, palcës kurrizore dhe gjymtyrëve.

Teprimet me alkoolin

Pirja e rëndë çon në neuropati alkoolike ose dëme nervore. Gjysma e gjithë përdoruesve të alkoolit zhvillojnë një formë të kësaj gjendje, thonë studimet. Shenjat përfshijnë mpirje në krahë ose këmbë, ndjesi të çuditshme dhe pickime në gjymtyrët tuaja, dhe dobësi të muskujve.

Kistet dhjamore

janë grumbullime dhjamore jo-kancerogjene që formohen kudo, kanë tendencë të shfaqen edhe rreth kyçeve. Sipas studimeve mjekësore, kistet dhjamore janë të zakonshme. Nëse formohet në dore, mpirja është një simptomë e zakonshme. Këto kiste nganjëherë zhduken vetë.

Skleroza e shumëfishtë

Një sëmundje në të cilën sistemi imunitar sulmon një substancë yndyrore që mbron fibrat nervore të trurit dhe palcës kurrizore. Kjo rezulton në mpirjen e dorës. Sëmundja godet në çdo moshë, ka gjasa të shfaqet gjatë moshave 20 dhe 30 vjeçare. Femrat kanë dy herë më shumë të ngjarë se meshkujt të vuajnë nga skleroza e shumëfishtë.

Goditja në tru

Mpirja e duarve ose ndjesia e shpimeve mund të jetë shenjë se jeni duke marrë një goditje në tru. Rreth 10% e të gjitha viktimave të goditjes janë më të rinj se 45 vjeç. Edhe duke qenë të aftë dhe fizikisht aktivë, nuk do të thotë që nuk jeni në rrezik.

Diabeti

Urinimi i shpeshtë, etja e tepruar e nivelet e larta të sheqerit në gjak janë shenjat e paradiabetit. Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit të plotë 2 se kuptojnë. Nëse nuk trajtohet, mpirja e duarve zhvillohet si pasojë e dëmtimit nervor të lidhur me diabetin. /UBT News/

Shëndet

Këto ushqime ju ngopin pa ju shëndoshur

Published

on

Të ushqyerit keq e bën të pamundur humbjen e kilogramëve vetëm me aktivitet fizik. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që konsumoni janë shumë më të rëndësishme se palestra.

Kjo ndodh sepse shumica e dhjamit në trup akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme.

Në këtë artikull, do të mësoni për disa ushqime që ju ngopin pa ju shëndoshur.

Vezët

Janë ushqim i shkëlqyer për rënien në peshë,janë të pasura me proteina, hekur, vitamina dhe minerale, ndërsa përmbajnë pak kalori e sheqer. Mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt të bollshëm ose në drekë, duke i shoqëruar me sallatë jeshile ose sallatë me patate.

Frutat e pyllit

Manaferrat dhe boronicat përmbajnë shumë fibra e pak sheqer krahasuar me frutat tjera. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina që ndihmojnë trupin dhe reduktojnë inflamacionin. Mund t’i konsumoni me kos, tërshërë ose në sallata.

Arrorët

Janë burime të shkëlqyera të karbohidrateve, yndyrnave të shëndetshme, vitaminave e mineraleve. Janë zgjedhje ideale për energji.

Kosi

Kosi pa yndyrë dhe i përgatitur në shtëpi është i pasur me kalcium, kalium dhe proteina. Mund ta konsumoni në çdo vakt, veçanërisht i shoqëruar me fruta pylli ose arra, pa u shqetësuar për peshën.

Patatet e ëmbla

Janë të larmishme e mund të gatuhen në shumë mënyra. Karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale e bëjnë tretjen më të lehtë. Mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër për një shije të pasur dhe të shëndetshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur vishni çorape natën?

Published

on

Veshja e çorapeve gjatë natës, edhe pse mund të duket një zakon i çuditshëm për shumë njerëz, ka përfitime të dukshme për ata që kanë vështirësi në fjetje.

Ky truk i thjeshtë është mënyrë natyrale për të ndihmuar trupin të kalojë në fazën e relaksimit dhe përgatitjes për gjumë.

Kur ngrohni këmbët me çorape, ndihmoni në zgjerimin e enëve të gjakut, një proces që mund të aktivizojë mekanizmat natyralë të trupit për të ulur temperaturën e tij dhe për të sinjalizuar se është koha për të pushuar.

Ky mekanizëm është i lidhur me një koncept që quhet vasodilatacion, që ndihmon në përhapjen e gjakut nëpër trup.

Kjo i thotë trupit të “ndalojë” aktivitetin dhe t’i japë përparësi relaksimit, duke kontribuar në një rënie më të shpejtë në gjumë.

Shumë njerëz që e kanë provuar këtë metodë thonë se ka qenë një ndihmesë e madhe për ata që kanë pasur shqetësime me gjumin, sidomos gjatë muajve të ftohtë kur ndjenja e ngrirjes në këmbë mund të pengojë qetësinë.

Nëse keni pasur vështirësi për të fjetur, veshja e çorapeve mund të jetë një alternativë e thjeshtë dhe e efektshme që nuk kërkon barna apo trajtime të tjera të ndërlikuara. Provojeni dhe mund të shihni përmirësime të mëdha në cilësinë e gjumit tuaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ekspertët britanikë: Aditivët në ushqime ndikojnë në sjelljen e fëmijëve

Published

on

Një studim i ri britanik, i botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, ka zbuluar se ngjyrat dhe aditivët ushqimorë mund të rrisin nivelin e hiperaktivitetit tek fëmijët.

Aditivët shtohen në produkte ushqimore për të përmirësuar shijen, pamjen, ngjyrën apo për të zgjatur afatin e ruajtjes së tyre.

Shkencëtarët nga Universiteti i Southamptonit në Angli analizuan sjelljet e fëmijëve që kishin konsumuar pije apo ushqime që përmbanin kombinime të ndryshme aditivësh, krahasuar me ata që kishin pirë vetëm lëngje natyrale frutash.

Studimi, i porositur nga Agjencia Britanike për Standardet Ushqimore, konfirmoi rezultatet e kërkimeve të mëhershme mbi fëmijët që vuajnë nga hiperaktiviteti apo çrregullimi i vëmendjes (ADHD).

“Kemi dëshmuar se aditivët ndikojnë negativisht në sjelljen e fëmijëve të moshës ndërmjet tre dhe tetë vjeç”, deklaruan profesori Jim Stevenson dhe ekipi i tij kërkimor.

Sipas tyre, fëmijët që konsumuan aditivë treguan rreth 10% më shumë shenja të hiperaktivitetit krahasuar me ata që nuk i kishin konsumuar. Hulumtimi përfshiu 153 fëmijë trevjeçarë dhe 144 fëmijë tetëvjeçarë.

Hiperaktiviteti lidhet me vështirësi në sjellje dhe zhvillim, që shpesh shfaqen në periudhën parashkollore dhe shkollore.

Ai karakterizohet nga mungesa e përqendrimit, lëvizshmëri e tepruar dhe impulsivitet, duke ndikuar ndjeshëm në funksionimin dhe jetën e përditshme të fëmijës.

Ekspertët theksojnë se një dietë e balancuar është çelësi për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve — përfshirë edhe ata me ADHD.

Ushqyerja duhet të bazohet në fruta dhe perime të freskëta, drithëra, produkte qumështi pa yndyrë, mish, peshk, bishtajore, vezë dhe arra, duke shmangur sa më shumë produktet me ngjyra dhe aditivë artificialë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sa ndikojnë hormonet në humor dhe shëndetin mendor?

Published

on

Hormonet janë thelbësore për funksionimin e trupit, por ndikojnë fuqishëm edhe në trurin dhe emocionet tona. Ato ndërveprojnë me neurotransmetuesit, duke ndikuar në mënyrën si ndiejmë, mendojmë dhe reagojmë.

Ndryshimet hormonale dhe shëndeti mendor

Te gratë, periudhat me ndryshime të mëdha hormonale, adoleshenca, cikli menstrual, shtatzënia, pas lindjes dhe menopauza lidhen me rritjen e rrezikut për depresion, ankth dhe stres post-traumatik.

Para ciklit menstrual, rënia e estrogjenit dhe progesteronit mund të shkaktojë nervozizëm, lodhje dhe trishtim, ndërsa gjatë ovulacionit estrogjeni sjell ndjenja mirëqenieje. Pas lindjes, rreth 13% e grave përjetojnë depresion për shkak të rënies së hormonit.

Edhe burrat përjetojnë ndryshime hormonale, sidomos me uljen graduale të testosteronit, që mund të ndikojë në humor.

Si veprojnë hormonët në tru?

Ndikojnë në neurotransmetues si serotonina dhe dopamina. Estrogjeni ndihmon në mbrojtjen dhe krijimin e neuroneve të reja në hipokampus, pjesa e trurit e rëndësishme për kujtesën dhe emocionet.

Kortizoli, hormoni i stresit, nëse është i vazhdueshëm, mund të dëmtojë neuronet dhe të ulë përqendrimin dhe kujtesën.

Hormonet e tiroides gjithashtu ndikojnë në energji dhe humor; sëmundjet tiroide mund të shkaktojnë depresion ose ankth.

Rrugë të reja trajtimi

Zbulimet e fundit kanë çuar në trajtime të reja, si Brexanolone për depresionin pas lindjes, dhe përdorimi i estrogjenit ose testosteronit për të përmirësuar efektin e antidepresantëve në disa pacientë.

Megjithatë, reagimi ndaj trajtimeve hormonale ndryshon nga personi në person.

Si përfundim, hormonet kanë rol kyç në shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale, dhe kuptimi i tyre është çelësi për trajtime më efektive dhe të personalizuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara