Published
3 years agoon
By
Betim GashiNga Armani Syed
Festimet e Halloween në Korenë e Jugut u shndërruan në skena makthi të shtunën e kaluar, ndërsa një kaos brenda turmës shkaktoi vdekjen e të paktën 153 njerëz në një lagje me rrugëshumë të ngushta në Seul, kryeqytetin e vendit. Ngjarja më vdekjeprurëse e këtij lloji në historinë e Koresë së Jugut, ndodhi në distriktin Itaewon, qendër e njohur e komunitetit LGBTQ.
Rreth 100 mijë njerëz ishin mbledhur jashtë klubeve dhe bareve të Itaewon për të festuar Halloween për herë të parë në 3 vite, për shkak të kufizimeve të mëparshme nga COVID-19. Të pranishmit e veshur me kostumet tradicionale të kësaj feste, u bllokuan dhe nisën tështypnin njëri-tjetrin për shkak të numri të madh të të pranishmëve. Po pse lëvizjet kaotike të turmave janë kaq të rrezikshme, dhe çfarë duhet të bëni nëse gjendeni në një moment të tillë?
Si ndodh përplasja brenda turmës?
Moskuptimi se për çdo hapësirë të kufizuar, ka një kapacitet të kufizuar maksimal, është arsyeja kryesore pse ndodhin katastrofa të tilla.
“Ekziston një degë e gjeometrisë që krijon turma me densitet të lartë, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë rritje progresive të turmave”, thotë G.Keit Still, ekspert i sigurisë së turmave, lektor në Universitetin Safolk.
Still nënvizon se me çdo trup shtesë që i bashkohet një turme, rritet edhe potenciali për të krijuar një forcë mbizotëruese. Duke komentuar tragjedinë e Itaewon, ai thotë se rrugica e ngushtë ishte në një tatëpjetë me dy rrugë të kundërta.
“Kjo është një gjeometri tipike që ka shkaktuar incidente të ngjashme me shumë të vdekur edhe në të kaluarën”, thekson ai.
Në ShBA, ngjarja më e fundit e këtij lloji ndodhi në dhjetorin e vitit 2021, kur dhjetë persona humbën jetën gjatë një koncerti të reperit amerikan, Travis Scott në Astroworld në Houston. Në fillim të këtij muaji, një përplasje brenda turmave në një stadium futbolli në Indonezi, shkaktoi të paktën 125 të vdekur në atë që ishte një nga incidentet më vdekjeprurëse në botë në një aktivitet sportiv.
Po pse përplasjet brenda një turme janë kaq vdekjeprurëse?
Nëse grupime të mëdha njerëzish grumbullohen së bashku, duke pasur një nivel të lartë kontakti personal, dendësia mund të tejkalojë shpeshherë kufirin e sigurisë, dhe kjo mund tabëjë të vështirë frymëmarrjen për shumë njerëz, madje edhe para se të ndodhë ndonjë incident.
Kur njerëzit përpiqen të arratisen, çdo lëvizje e vogël përforcohet nga turma, dhe kjo çon në një valë të përforcuar, apo në një Efekt Domino, ku të pranishmit fillojnë të shtyhen kundër njëri-tjetrit.
“Një lëvizje e vogël mund të krijojë efekte shumë të mëdha. Kur zona ka pjerrësi, atëherë ndodh një rrëshqitje dhe rrëzim. Njerëzit bien mbi njëri-tjetrin, dhe këtu nisin problemet. Ndërsa përpiqen të ngrihen, krahët dhe këmbët përdridhen së bashku, ndërpritetfurnizimi me gjak, oksigjeni po ashtu, nuk mund të merret dot frymë, dhe kjo sjell asfiksinë që është shkaku më i mundshëm i vdekjes në këto raste”, thotë eksperti.
Ç’duhet të bëni nëse gjendeni brenda një turme?
Still thotë se është më mirë të marrësh pjesë në tubime të mëdha duk pasur një vetëdije të avancuar mbi situatën: “Hidhni një sy përreth jush. Dëgjoni zhurmën e turmës. Kuptojeni qënëse ndodheni në një situatë me densitet të lartë, mund të jetë shumë e vështirë të dilni prej andej. Nëse ndjeni se vendi është i mbipopulluar, dhe nëse nuk ndiheni i sigurt, thjesht mos shkoni atje”.
Këshilla e tij për organizatorët e ngjarjeve është të analizojnë hapësirën, të njohin kapacitetin e saj, dhe të menaxhojnë fluksin në ato zona për t’i mbajtur të sigurt njerëzit. Këto vlerësimeparaprake të rrezikut do të shpëtojnë jetë njerëzore në planin afatgjatë. Është shumë e vështirë që të çlirohesh nga një turmë, paralajmëron Still.
Por nëse e gjeni veten në një turmë, Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve ka këshilla. Agjencia shëndetësore këshillon që t’i mbani duart para gjoksit “si një boksier”, të shtërngoni këmbët dhe të përpiqeni të qëndroni në këmbë. Nëse rrëzoheni, thotë CDC, ngrihuni sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kur të ketë qetësi, nisni të lëvizninë mënyrë diagonale për të dalë jashtë turmës.
Çfarë është shtypja nga turma?
Kjo është një ngjarje ku njerëzit kanë hapësirën për të ikur nga një burim rreziku, dhe kjo lëvizje kolektive krijon një rrezik të madh.
“Largimi i një turme shkakton rrallëherëincidente. Mund të ketë një reagim ‘lufto ose ik’ ku njerëzit që largohen me vrap nga njëkërcënim, për shembull nga një person që gjuan më armë, dhe kanë hapësirë për të lëvizur”, shpjegon Still.
Në shtatorin e vitit 2015, të paktën 1 mijë e 470 njerëz u vranë gjatë Haxhit, një pelegrinazh islamik në Arabinë Saudite, si rezultat i një përplasjeje dhe kaosi brenda turmës së madhe.
Para tragjedisë së vitit 2015, gjatë pelegrinazhit vjetor kishte pasur edhe disa tragjedi të tjera me më pak viktima./ “Time” – Bota.al
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
8 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
15 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
16 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
