Shëndeti

Pse kamomili quhet “bima e shenjtë”?

Kamomili u përdor që nga kohërat e lashta.

Published

on

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohërat e lashta, madje për një periudhë të gjatë kohore, është konsideruar si bimë e shenjtë.

Përbërësit: Vaj esencial, flavonoide, acid valerianik, kumarinë, taninë.

Veprimi: Antiinflamator, antispazmodik, qetësues, parandalon vjelljen.
Përdorimi: Caji i luleve përdoret për të qetësuar dhimbjen e barkut , në rastet  e sidromit të zorrës së irrituar, hap oreksion dhe përmirson tretjen. Merr një gotë në darkë për pagjumësinë, ankthin dhe stresin. Shtoni 200-400 ml çaj të përqëndruar në ujin ku do t’I bëni banjo bebit në darkë, për të nxitur fjetjen e qetë.

Tinktura: Përdoret për sidromin e zorrës së irrituar, pagjumësinë dhe tensionin.

Pomada: Përdoret për pickimin e insekteve, plagët, ekzemat dhe irritime të vaginës dhe lëkurës përreth anusit.Mund të përdoret çaji për të shpërlarë gojën në rastet e irritimit të mishrave të dhëmbëve 5 -10 pika nga tinktura të tretura në ujë të ngrohtë përdoren për të shpërlarë sytë dhe përdoren në rastet me infeksion dhe irritim të syve.

Inhalacion: Në një enë ku shtohen 2 gota me ujë të valuar hedhim dy lugë me lule kamomili dhe thithim avujt.Kjo shërben për të qetësuar astmën, bronkitin apo gjendjet me ethe dhe hundë të bllokuara.

Vaji esencial: përdoret për të lyer ekzemat, për të qetësuar kollën, astmën dhe për të pastruar sekrecionet me avujt e thithur nga tretja e 2-3 pikave në një enë më ujë të nxehtë.

Shëndeti

Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe

Published

on

Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut përmirësojë shëndetin dhe të ndihmojë në menaxhimin e peshës.

Koncepti i dietave sipas grupeve të gjakut u prezantua fillimisht nga dr. James L. D’Adamo. Djali i tij, dr. Peter J. D’Adamo, e popullarizoi këtë dietë në librin e tij “Eat Right 4 Your Type”.

Ai pretendon se grupe të ndryshme gjaku kanë evoluar në periudha të ndryshme në historinë tonë gjenetike dhe se grupi juaj i gjakut duhet të përcaktojë se çfarë hani dhe si ushtroheni, shkruan Healthline.

Cilat lëngje duhet të pini cilin grup gjaku?

Dietat e grupeve të gjakut janë sistem ushqimor që i kategorizon ushqimet si të dobishme, neutrale a të dëmshme. Ai bazohet në grupin e gjakut të personit dhe faktorë tjerë. Dieta ofron udhëzime për zgjedhjen e pijeve bazuar në grupin tuaj të gjakut.

Plazma përmban antitrupa anti-A dhe anti-B, por sipërfaqja e rruazave të kuqe të gjakut nuk përmban antigjene A ose B. Meqenëse këto antigjene nuk janë të pranishme, një person i çdo grupi gjaku ABO mund ta marrë këtë grup gjaku.

Dietë për grupin e gjakut O

Theksi vihet te ushqimet me shumë proteina, kurse drithërat, bizelet dhe produktet e qumështit janë të kufizuara. Ai bazohet në idenë se njerëzit me grupin O kanë sistem tretës që përshtatet përproteinat shtazore.

Sipërfaqja e rruazave të kuqe të gjakut përmban antigjen A, dhe plazma ka antitrupa anti-B. Antitrupi anti-B do të sulmonte qelizat e gjakut që përmbajnë antigjenin B. Dieta fokusohet në perime, fruta dhe drithëra, duke minimizuar mishin dhe produktet e qumështit. Ai bazohet në besimin se njerëzit me grupin A kanë sistem imunitar më të ndjeshëm dhe janë më të përshtatshëm për një dietë vegjetariane.

Lëngje frutash alkaline si koncentrati i holluar i lëngut të qershisë së zezë

Tretja e produkteve të qumështit thuhet se është e vështirë për njerëzit me grupin A të gjakut, por disa lloje të produkteve të qumështit mund të jenë të pranueshme, duke përfshirë:

Sipërfaqja e rruazave të kuqe të gjakut përmban antigjen B, plazma ka antitrupa anti-A. Antitrupi anti-A sulmon qelizat e gjakut që përmbajnë antigjenin A. Dieta përfshin bilanc të mishit, perimeve, frutave, drithërave dhe produkteve të qumështit. Ai bazohet në idenë se njerëzit me grup B kanë sistem të fortë tretës e mund të hanë shumëllojshmëri ushqimesh.

Qelizat e kuqe përmbajnë antigjene A dhe B, plazma s’përmban antitrupa anti-A ose anti-B. Ata me grupin  AB marrin çdo lloj gjaku ABO.

Dieta përfshin një kombinim të ushqimeve nga dietat e grupit të gjakut A dhe B Dieta e grupit të gjakut AB bazohet në besimin se njerëzit me grup gjaku AB mund të përfitojnë nga të dyja dietat, sepse gjaku i tyre është një përzierje e të dy llojeve. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Nuk pini ujë aq sa duhet? Ja pasojat që mund t’i keni

Published

on

Trupi ynë është i përbërë prej më shumë se 65% ujë. Nëse nuk do të konsumoni mjaftueshëm ujë në trup do të hasni probleme që mund të rezultojnë serioze. Ekspertët sugjerojnë që burrat të konsumojnë rreth 15 gota e gjysmë lëngje në ditë, ndërsa gratë duhet të konsumojnë 11 gota. Mospirja e mjaftueshme e ujit mund të sjellë pasoja të shumta.

Ja disa nga efektet negative që mund të ndodhin në trupin tuaj nëse nuk pini sa duhet ujë:

1. Do të keni gojë të thatë

2. Duke mos konsumuar shumë ujë dhe lëkura juaj do të jetë e thatë;

3.  Ndjeheni të lodhur e të përgjumur, kjo gjë do të ndikojë në produktivitetin tuaj ditor;

4. Rathë të zinj poshtë syve;

5. Dhimbje të kockave dhe humbje të masës muskulare;

6. Etja mund të bëjë të ndiheni më të uritur e si pasojë të shtoni në peshë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Arrat dhe peshku zgjasin jetën

Published

on

Do të jetosh më gjatë? Ha më pak mish të kuq. Konsumi i këtij lloj mishi rrit rrezikun për të vdekur, në veçanti për kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Anasjelltas, një dietë që privilegjon peshkun dhe mishrat e bardhë redukton rrezikun e vdekjes.

Peshku është ushqim me vlera të larta ushqimore, përmban proteina cilësore dhe një gamë të gjerë vitaminash dhe mikroelementësh, përfshirë këtu vitaminat A dhe D, fosfor, kalcium, hekur, bakër, magnezium, selenium jod etj.

Proteinat e peshkut përmbajnë të gjitha llojet e aminoacideve të nevojshme për rritjen e organizmit të trupit të njeriut. Ato treten lehtë dhe janë superiore ndaj proteinave të tjera të  zarzavateve e drithërave dhe shumë të vlefshme, si dhe të gjithë proteinat e  mishit të zakonshëm.

Sipas ekspertëve, edhe në sasira të vogla, peshku ka nje impakt të theksuar pozitiv në përmirësimin e dietës së njeriut. Vaji i peshkut përmban acide yndyrore të domosdoshëm për zhvillimin e trurit të njeriut dhe është dhe një ushqim i domosdoshëm për nënat shtatëzana.

Të paktën 9.3 për qind dhe 7.6 për qind e vdekjeve, respektivisht për meshkujt dhe femrat, është e paevitueshme duke reduktuar racionet e mishit të kuq të konsumuar.

Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine”, e Harvard School of Public Health në Boston. Në të kaluarën studime të ndryshme kishin dokumentuar se një dietë e pasur me mish të kuq rrit rrezikun për tumore të ndryshme.

Ndërsa këtë herë ekspertët kanë testuar plot 37.698 meshkuj dhe 83.644 femra, duke ndjekur kampionin për një mesatare prej 28 vjeç dhe duke regjistruar në total 23.926 vdekje, nga të cilat 5.910 nga sëmundje kardiovaskolare dhe 9.464 nga kanceri.

Continue Reading

Shëndeti

Studimet e fundit: Mos e teproni me mishin e kuq!

Published

on

Mishi i kuq, është i shëndetshëm apo helm? Përgjigjja mund të jetë “të dyja”.

Konsumi i tepërt i mishit të kuq është lidhur me sëmundje serioze dhe vdekje të parakohshme.

Por, a është fjala për çdo lloj mishi të kuq dhe cila është sasia që quhet e tepërt?

Mishi i bagëtisë apo mishi i gjahut është produkt ushqimor që ka rezultuar vendimtar në evoluimin e njeriut. Nga pikëpamja ushqyese është i çmuar se përmban proteina me vlerë të lartë biologjike, hekur me biodisponibilitetin më të lartë dhe një sërë elementesh tjera ushqyese që i nevojiten njeriut. Anemia është një ndër sëmundjet më të përhapura, sidomos në moshat e vogla. Miliona vdekje fëmijësh parandalohen në botë nëse merren masa për të plotësuar hekurin në dietë, dhe mishi i kuq është burimi më i mirë dhe më efikas i tij.

Mishi i kuq, në aspektin antropologjik është një nga ushqimet më të përshtatshme për njeriun. Pse sot mishi i kuq gjendet nën akuzë dhe shihet si një kërcënim për njeriun?

Sasia

Paraardhësit tanë kanë kaluar jetën në kërkim të mundimshëm të ushqimit. Kanë shpenzuar energji të shumta për të siguruar ushqimin që gjente në territorin përreth tij. Këtu bënte pjesë edhe gjahu, i cili ishte trofe e një lufte të gjatë. Mishi ka qenë luks për njeriun deri pak dekada më parë. Sot mishi i kuq konsumohet pothuajse çdo ditë. Që të përmbushet kjo kërkesë “maniake” e njeriut të sotëm, industritë ushqimore kanë siguruar prodhimin intensiv të kafshëve, që kalojnë jetën të izoluara nga natyra, të ushqyera me koncentrat drithërash dhe aspak jeshillëk, të trajtuara me antibiotikë dhe hormone rritje, dhe të kryqëzuara gjenetikisht për të arritur masë trupore maksimale.

Cilësia

Nëse i hedhim sytë pas, konstatojmë se mishi që përftohej deri disa dekada rritej në aq kohë sa i kish përcaktuar natyra, me ushqim të gjelbër, duke kullotur i lirë e jetuar në harmoni me klimën e natyrën. Këto kafshë kanë profil yndyrash ndryshe nga kafshët që rriten në regjim stallor. Ato përmbajnë yndyra esenciale më tepër se të dytat, faktor ky i rëndësishëm në sëmundjet kardiake, metabolike e tumorale.

Kafshët e prodhimit intensiv trajtohen me antibiotikë, fakt ky që mendohet të jetë përgjegjës për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe transformimin e baktereve, dhe transformimin e florës bakteriale të njeriut që i konsumon. Flora bakteriale është një ndër armët më të forta të organizmit kundër sëmundjeve auto-imunitare, sëmundjeve kronike dhe atyre tumorale. Nëse kafshët trajtohen me hormone, konsumatori i mishit  vendoset në rrezik për një sërë sëmundjesh që lidhen me funksionin hormonal, siç është edhe kanceri i gjirit.

Ruajtja – Mënyra e therjes, higjiena, kullimi i gjakut dhe ruajtja në ambiente të freskëta, janë hapa të rëndësishëm në parandalimin e formimit të nënprodukteve të metabolizmit të mikrobeve, të cilat mund të rezultojnë në substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Përpunimi – Trajtimi i mishit me nitrate, për t’i ruajtur nga baktere të rrezikshme, siç ndodh me sallame e proshuta, është një ndër shkaqet e formimit të nitrosaminave, përbërës kancerogjen. Për këto ekziston limit i caktuar si “i sigurt”, por kontrollet ushqimore kanë hasur nivele të larta, si p.sh të panceta. Tymosja e mishit është procedurë problematike duke shkaktuar prodhim lëndësh toksike.

Gatimi – Studimet tregojnë se mënyra e gatimit është një faktor i rëndësishëm në pasojat që mishi ka në shëndetin e njeriut. Gatimi në skarë apo në tigan, në temperaturë të lartë, kontakti me flakë dhe tym dhe koha e gjatë e gatimit, luajnë rol vendimtar në formimin e substancave kancerogjene, veçanërisht promotore të kancerit të zorrës së trashë.

Si të veprojmë?

Konsumoni mish të kuq jo me shpesh se 1 herë në javë ose jo më shumë se 200gr në javë;

Hani më pak dhe më rrallë nënprodukte të mishit si sallamet, proshutat e pançeta;

Zgjidhni mish nga bagëti të rritura natyralisht;

Marinoni mishin me vaj ulliri, rozmarinë, hudhër dhe limon për disa orëpara gatimt. Kombinimi i mishit të kuq me djathë rezulton në ulje të veprimtarisë kancerogjene në zorrën e trashë;

Gatuani mishin të zier ose të pjekur, pa e lënë të digjet apo të marrë ngjyrë të kaftë;

Shoqërojeni me perime si brokoli, qepët, lakra e bardhë ose lulelakra, dhe me një gotë verë të kuqe të mirë. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara