Kuriozitete
Pse ka pasqyra në ashensor?
Published
3 months agoon
Shumë persona shikojnë veten në pasqyren e ashensorit ose bëjnë foto kur futemi aty. A keni menduar ndonjëherë, pse ka pasqyra?
Prania e saj përdoret për të rregulluar flokët, grimin ose jakën e një palltoje, veçanërisht nëse dikush është larguar nga shtëpia me nxitim. Ekziston një arsye psikologjike për vendosjen e pasqyrës në ashensor e cila është një hapësirë e ngushtë, një metër katror i gjerë ose pak më shumë.
Njerëzit që vuajnë nga ankthi ose klaustrofobia mund të kenë frikë të jenë në hapësirë kaq të kufizuar, edhe për vetëm disa sekonda, ndërsa prania e një pasqyre krijon iluzionin e një hapësire më të madhe se sa është në të vërtetë dhe redukton ndjenjën e parehatisë.
Efekti do të jetë më i madh nëse të gjitha muret e ashensorit janë reflektuese. Pasqyra, përveç se jep iluzionin se ka më shumë hapësirë se sa është në të vërtetë, u jep njerëzve në ashensor një ndjenjë sigurie, ndodh që të hyni në ashensor me persona të panjohur dhe kjo mund të jetë shkak për ankth dhe shqetësim.
Me praninë e një apo më shumë pasqyrave, është e mundur të “kontrolloni” se çfarë bëjnë njerëzit e tjerë në ashensor e po ashtu ju mund të mbroni veten nga kontakti fizik i padëshiruar, vjedhja e xhepave dhe grabitja. /UBTNews/
Kuriozitete
Kjo është mosha kur njerëzit shpenzojnë më shumë
Published
3 days agoon
January 29, 2025E dini se në çfarë moshe njerëzit shpenzojnë më shumë? Kompania ClearScore bëri një studim ku intervistuan 3,000 njerëz dhe një pjesë e mirë e tyre kishin shpenzuar më shumë para në të njëjtën moshë, 31 vjeç.
Çdo vit mund të duket i shtrenjtë dhe më i shtrenjtë se viti paraardhës. Kjo pasi njerëzve u duhet të përballojnë çmimet në rritje të qirave, rritjen e inflacionit të produkteve ushqimore përfshirë dhe koston e jetesës.
Por, studimi zbuloi se një britanik mesatar, shpenzon më shumë se 43 000 £ për të mbuluar të gjitha shpenzimet e moshës 31-vjeçare.
Për të arritur në këtë 3 000 njerëz u pyetën për të treguar gjërat për të cilat kanë shpenzuar më shumë në jetën e tyre.
Nga përgjigjet u zbulua se shpenzimet më të mëdha janë bërë në moshën 31-vjeçare, pasi kjo moshë përfshin disa momente që tentojnë të tkurrin trasësinë e portofolit tuaj dhe janë 4 faktorë që ndikojnë në këtë:
-Pagesa e martëses 27%
-Blerja e një shtëpie 48%
-Të kesh një fëmijë 20%
-Të bësh muaj mjalti 14%
Mënyra më e zakonshme për të paguar të gjitha këto shpenzime të këtij viti të shtrenjtë të jetës janë kursimet, por ka edhe nga ata që preferojnë të marrin kredi në bankë. Prandaj, nëse ende nuk e keni arritur këtë vit të jetës suaj, studiuesit këshillojnë nisjen e kursimeve.
Kuriozitete
Studimi i ri: Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji
Published
3 days agoon
January 29, 2025Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të diagnostikohen, ka thënë Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik të martën.
Pesë hulumtuesve të këtij Instituti, Universitetit të Kalifornisë dhe Universitetit të Uashingtonit, u është dhënë qasje në programin komercial të inteligjencës artificiale, i cili në mënyrë retroaktive ka analizuar mamografitë e 116.495 grave që kanë marrë pjesë në programin norvegjez në periudhën 2004 – 2018.
Në total, 1.607 e grave janë përballur më vonë kancer në gji. Algoritmi ka arritur të verifikojë cilat gra kanë pasur rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit në gji, madje edhe se cili prej gjinjve ka qenë më i rrezikuar, katër deri në gjashtë vjet para diagnostikimit.
“Ne e kemi vërejtur se gjiri që ka zhvilluar kancer, ka pasur pikë në sistem dyfish më shumë, sesa gjiri tjetër”, ka thënë Solveig Hofvind, gruaja që udhëheq programin për detektim të kancerit në gji përmes programit me inteligjencë artificiale.
“Studimi tregon se algoritmet që tashmë janë të qasshme në treg mund të përdoren për të zhvilluar programe detektimi edhe më të personalizuara”, ka thënë ajo, raporton REL.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 670.000 gra kanë vdekur nga kanceri në gji më 2022. Kjo, është forma më e shpeshtë e kancerit që zhvillohet, studimu është publikuar edhe në revistën e Rrjetit të Shoqatës Mjekësore Amerikane, ndër revistat më me nam në botë.
Kuriozitete
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?
Published
1 week agoon
January 23, 2025Sot, më 23 janar 2025, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro, blihet me 98 lekë dhe shitet 98.6 lekë.
Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.2 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.
Paundi britanik, blihet me 115.7 lekë dhe shitet me 117 lekë.
Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.
Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:
Kuriozitete
Parashikimet rrëqethëse të Simpsons për vitin 2025
Published
3 weeks agoon
January 14, 2025Seriali i animuar “The Simpsons” ka fituar famë për parashikimet e tij të çuditshme, disa prej të cilave janë realizuar me saktësi. Ky film vizatimor ka parashikuar ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur në realitet, duke përfshirë zhvillime politike, teknologjike dhe shoqërore.
Pas suksesit të disa prej këtyre parashikimeve, ka lindur pyetja nëse parashikimet për vitin 2025 do të realizohen gjithashtu.
Një nga parashikimet më të frikshme të “The Simpsons” është fundi i botës. Në një episod, Homeri Simpson mendon se fundi i botës është afër dhe fillon të paralajmërojë njerëzit, duke bërë disa vëzhgime të frikshme, si “yjet që bien nga qielli” dhe “fundi është afër”.
Në fillim, ato dukeshin të pabesueshme, por disa prej tyre fillojnë të realizohen. Homeri ngjitet në parajsë dhe lutet për të shpëtuar familjen e tij, duke biseduar me Zotin, që e pranon dhe e zhbën rrezikun.
Tjetër parashikim shqetësues është Lufta e Tretë Botërore. Ky parashikim është bërë që më 1987, kur u transmetua episodi ku Homeri i thotë familjes se Lufta e Tretë Botërore ka nisur dhe i detyron të hyjnë në strehimore për t’u mbrojtur nga bombat. Bart e zgjon Homerin dhe i thotë se bota po merr fund. Ata shkojnë në strehimin antiaerian dhe Bart mbyll Homerin, duke e lënë aty për të kaluar natën.
Një tjetër parashikim që duket më fantastik është apokalipsi zombie. Në një episod të vitit 2009, Springfield përballet me një shpërthim mumjesh, i shkaktuar nga një hamburger i bërë nga mish bagëtish që kanë ngrënë mish të tjerë. Ky hamburger i kthen njerëzit në zombie, dhe qyteti pushtohet pas 28 ditësh. Bart është imun ndaj virusit, dhe njerëzit besojnë se ngrënia e Bart do t’i shpëtojë ata.
Edhe pse është e mundur që asnjë nga këto parashikime të mos realizohet, është e rëndësishme të kujtojmë se “The Simpsons” parashikuan Presidencën e Donald Trumpit që në vitin 2000. Kjo tregon se gjithçka është e mundur dhe disa nga parashikimet për vitin 2025 mund të realizohen gjithashtu. /UBT News/
WhatsApp thotë se dhjetëra përdorues ishin cak i softuerit izraelit të spiunimit
Konsumatorët në të gjithë Ballkanin bojkotojnë supermarketet në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve
Spanja, e fundit në listën e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes
Bethoven, Da Vinçi dhe Kyri’ në kartëmonedhat e reja euro
Inflacioni francez mbetet i qëndrueshëm, BQE ul normat e interesit
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Spanja renditet e fundit në listën e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes
Studentët protestues serbë vazhdojnë marshin drejt Novi Sadit
Dënimi i Dodajt, mbrojtja e Ademajt mirëpret pranimin e fajësisë
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet3 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota5 days ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë