Kuriozitete

Pse i lëvizim vazhdimisht këmbët në zyrë ose në shtëpi?

Published

on

Zakonisht je ose personi që lëviz vazhdimisht këmbën, ose ai që irritohet shumë nga ata që e bëjnë këtë veprim në zyrë, pasi rrallë ka një zgjidhje të mesme.

Ky veprim përshkruhet si zakoni i lëvizjes së shpejtë të njërës këmbë, ndërsa jeni ulur, mund të bëhet në mënyrë delikate ose aq intensive sa të tjerët përreth jush i ndiejnë dridhjet, për shembull në një zyrë ose në autobus.

Zakonisht, as vetë nuk e kuptoni se po e bëni, derisa dikush jua vë në dukje.

Pse po ndodh?

Sipas Dawn Templeton, këshilluese e shëndetit mendor, ky veprim shkaktohet nga grumbullimi i hormoneve të stresit, si adrenalina dhe kortizoli. Trupi përgatitet të “luftojë ose të ikë” nga kërcënimi, dhe kjo energji çlirohet përmes lëvizjeve të tilla.

Psikologia Catherine Huckle shpjegon se kur nuk mund ta çlirojmë dot energjinë që kemi, lëvizja e këmbës bëhet një formë shkarkimi.

“Mund të na ndihmojë të qetësohemi kur ndihemi të tensionuar.”

Njerëzit hiperaktivë janë më të prirur ndaj këtij zakoni. Lajmi i mirë është se lëkundja nuk e dëmton trupin, përveçse i sforcon pak muskujt.

Edhe nëse lëkundni vetëm njërën këmbë, nuk do të shkaktojë probleme me qëndrimin ose shpinën.

Si ndalet?

Ashtu si me çdo reagim natyror ndaj stresit, zgjidhja është zvogëlimi përmes kujdesit për veten, apo dhe terapisë. Nuk është zakon i keq, por nëse e vini re kur ndodh e provoni ushtrime frymëmarrjeje, jeni në gjendje ta mposhtni. Dridhja apo lëkundja bëhet zakon, pastaj duhet kohë dhe përpjekje për ta frenuar atë.

Michael Durtnall shton se tundja e këmbës është sinjal se duhet të bëjmë aktivitet fizik. Nuk jemi të projektuar për të qëndruar ulur për periudha të gjata kohore. Nëse nuk bëni ushtrime fizike, filloni. Ushtrimet zvogëlojnë stresin, përmirësojnë humorin dhe ndihmojnë në zvogëlimin e dridhjeve të gjymtyrëve.

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara