Kuriozitete
Pse gjithnjë e më shumë njerëz po ndalojnë së lexuari lajme?
Published
7 months agoon
By
UBT NewsQasja në lajme nuk ka qenë kurrë më e lehtë, por për shumë njerëz, pikërisht ky është problemi. Të “tejngopur” me informacion dhe përditësime të vazhdueshme, gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën po zgjedhin të “shkëputen”.
Vendimi për të kufizuar ose ndaluar së shikuari lajme vjen për një sërë arsyesh. Për disa, sasia e informacionit është e madhe, për të tjerët, titujt negativë ndikojnë në psikologjinë e tyre, ose ka mungesë besimi në media.
Në forumet e vetëdijes dhe shëndetit mendor, shumë diskutojnë mënyra për të bërë një hap prapa: nga vendosja e kufijve deri te heqja krejtësisht e lajmeve nga jeta e tyre e përditshme.
“Që kur kam ndaluar së pari lajmet, nuk ndihem më në ankth. Nuk kam frikë”, i tha Guardian Mardette Burr, një pensioniste nga Arizona e cila ndaloi së pari lajmet rreth tetë vjet më parë.
“Kishte netë kur zgjohesha në orën dy ose tre të mëngjesit e shqetësuar për diçka që po ndodhte në botë dhe nuk kisha kontroll mbi të.”
Ky trend nuk ka të bëjë me individët. Shmangia e lajmeve është në nivele rekord. Sipas një ankete nga Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë, të publikuar në qershor 2025, 40% e në gati 50 vende thonë se i shmangin lajmet ndonjëherë ose shpesh, nga 29% në vitin 2017.
Në SHBA, shifra është 42%, në Mbretërinë e Bashkuar, 46%. Arsyeja kryesore pse njerëzit i shmangin ato është efekti negativ në humor.
Shumë prej tyre ndihe të lodhur nga mbingarkesa me informacion, mbulimi i gjerë i luftërave e konflikteve, ose mendojnë se nuk mund të bëjnë asgjë me informacionin. Julian Burrett, ekspert marketingu nga Mbretëria e Bashkuar, shpjegon për të njëjtën media se me vetëdije ndaloi së shikuari lajmet pas pandemisë, sepse ndihej i varur nga informacionet e vazhdueshme negative.
Ai fshiu shumicën e aplikacioneve të lajmeve nga telefoni i tij dhe nuk ndiqte transmetimet e tyre në TV.
Psikologia Roxane Cohen Silver, profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, ka studiuar efektet e konsumit të lajmeve në kriza, nga 11 shtatori dhe pandemia Covid-19 deri te fatkeqësitë natyrore dhe të shtënat masive.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj lajmeve negative rrit ankthin, depresionin e simptomat e stresit post-traumatik. Në vitet e fundit, polarizimi politik ka qenë faktor kyç në stresin psikologjik, ndërsa imazhet e videot shqetësuese kontribuojnë në barrën emocionale të lajmeve.
Për të mbrojtur shëndetin mendor, Silver sugjeron të caktoni orare specifike për leximin e lajmeve, të shmangni videot dhe mediat sociale dhe të abonoheni në buletine ose përmbledhje nga burime të besueshme.
Benjamin Toff, drejtor i Qendrës së Gazetarisë së Minesotës, bën dallimin midis atyre që i shmangin lajmet dhe atyre që e kufizojnë konsumin. Ky i fundit është “absolutisht i shëndetshëm”, thotë ai, duke vënë në dukje se mosangazhimi i plotë mund të përforcojë pabarazitë sociale, duke lënë disa grupe jashtë jetës politike ose të kuptuarit të ngjarjeve të rëndësishme.
Shmangia e lajmeve është më e zakonshme tek të rinjtë dhe grupet socio-ekonomikisht të pafavorizuara.
Kuriozitete
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Published
3 months agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.
- Muhammad – 133,349,300
- Maria – 61,134,526
- Jose – 29,946,427
- Wei -17,145,807
- Ahmed -14,916,476
- Yan -14,793,356
- Ali -14,763,733
- John -14,323,797
- David -13,429,576
- Li -13,166,162
- Abdul -12,163,978
- Ana -12,091,132
- Ying -12,047,080
- Michael -11,471,765
- Juan -11,372,603
- Anna -11,350,336
- Mary -11,303,767
- Jean -11,024,162
- Robert -10,170,794
- Daniel -10,026,181
- Luis -9,757,245
- Carlos -9,618,779
- James -8,807,695
- Antonio -8,659,274
- Joseph -8,630,833
Kuriozitete
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Published
4 months agoon
December 16, 2025By
UBT News
Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.
Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.
Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.
Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.
Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.
Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.
Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash
Published
4 months agoon
December 12, 2025By
UBT News
Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.
Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.
Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.
Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.
Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë
Published
4 months agoon
December 11, 2025By
UBT News
Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.
Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.
Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.
Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.
Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Nora Gjakova nis karrierën si trajnere në Belgjikë
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit
Dorëhiqet Gabriele Gravina, Italia mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi
Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së
Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshje ndërkombëtare
Promovohet libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991”, dëshmi e rëndësishme historike për Kosovën
Zendaya dhe Tom Holland shmangin zërat për martesë, theksojnë privatësinë e lidhjes
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
