Lajmet

Pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë?

Profesorët përshkruajnë faktorët që ka të ngjarë të nxisin ndjenjën finlandeze të mirëqenies.

Published

on

Nga Debbie Peterson

Studimi i Kombeve të Bashkuara mbi Lumturinë Botërore, u kërkon qytetarëve të vlerësojnë nivelin e tyre të lumturisë, dhe i rendit vendet bazuar në përgjigjet e tyre. Ajo ngre pyetjen: Cilat janë karakteristikat e një vendi të lumtur?

E kush më mirë mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje sesa një filozof dhe studiues i psikologjisë nga një vend, qytetarët e të cilit, pavarësisht ditëve të gjata të të ftohtit dhe errësirës së dimrit, regjistrojnë vazhdimisht disa nga nivelet më të larta të lumturisë në botë?

Profesor Frenk Martela studion bazat e lumturisë dhe jep leksione në Universitetin Alto në Finlandë. Martela dhe kolegët përshkruajnë faktorët që ka të ngjarë të nxisin ndjenjën finlandeze të mirëqenies. Më të bien dakord edhe studimet e fundit. Lumturia e tyre mund të jetë për shkak të gjërave që nuk bëjnë:

  1. Nuk shqetësohen ta krahasojnë veten apo të kenë gjithçka që kanë të tjerët

Finlandezët nuk janë të dhënë pas shfaqjeve të hapura të pasurisë së tyre materiale. Madje edhe njerëzit më të suksesshëm në Finlandë duken si gjithë të tjerët. Finlandezët duket se e kanë kuptuar atë që tregojnë shumë studime psikologjike tani:është e pashëndetshme mania për t’u krahasuar me të tjerët.

  1. Nuk e neglizhojnë rëndësinë e të shëtiturit rregullisht në natyrë

Edhe akti i thjeshtë i daljes nga ambientet e mbyllura e rrit cilësinë e jetës së tyre. Një studim i publikuar më 5 gusht 2022 në revistën “Science Advances”, konfirmon se ka edhe më shumë përfitime të kalimit të kohës në natyrë sesa mendohej më parë.

Aleksandros Gasparatos, profesori i asociuar i shkencës së qëndrueshmërisë në Universitetin e Tokios, dhe bashkë-autor i studimit, shpjegon se humori, qëndrimi, sjelljet dhe vlerat mund të ndryshojnë menjëherë ose për një kohë të shkurtër pas ndërveprimit me natyrën. Po ashtu një studim në Tokio, zbuloi se ndërveprimet me natyrën e çojnë më tej zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore kuptimplota.

  1. Nuk e thyejnë rrethin e besimit të komunitetit

Finlandezët priren që t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të vlerësojnë ndershmërinë. Një eksperiment i “portofolit të humbur” në vitin 2022, testoi ndershmërinë e qytetarëve duke hedhur 192 kuleta në 16 qytete në mbarë botën. Në Helsinki, 11 nga 12 kuletat iu kthyen pronarit. Njerëzit mund të rrisin besimin e komunitetit duke pyetur veten:“Si mund të sillem që komuniteti im të krijojë më shumë besim tek unë? Si mund të mbështes politikat që ndërtohen mbi këtë besim?”. Besim krijojnë edhe akte mirësjellje shumë të thjeshta, siç është hapja e dyerve për të huajt apo lirimi i vendit në tren për dikë që është më i moshuar apo që ka fëmijë./“Psychology Today” – bota.al

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Të kërkuara