Kulturë

Pse fansat janë të bindur se Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë përsëri bashkë?

Ata po spekulohet se u panë bashkë për Halloween.

Published

on

Pasi Irina Shayk publikoi një fotografi për festën e Halloween, ndjekësit e saj menduan se dalluan një fytyrë të njohur pas njërës prej maskave drithëruese: atë të ish-it të saj, Bradley Cooper, përcjell UBT News.

Ishte e pamundur të identifikohet aktori i “A Star is Born” nga fotot e paqarta të paparacëve, fansat treguan një tjetër provë për të mbështetur kauzën e tyre. Irina dhe Bradley, të cilët thuhet se u ndanë në qershor 2019, me sa duket kishin veshur të njëjtat kostume për Halloween së bashku në 2017.

Sipas The Daily Mail, çifti e mori vajzën e tyre atëherë 7-muajshe, Lea-n, teksa Bradley kishte qenë me një kostum gorilla me gëzof, ndërsa Irina ishte veshur si Catwoman.

Pra, fansat po spekulojnë se ata u ribashkuan për të marrë Lea-n, tani 4 vjeç, për ëmbëlsira edhe një herë – dhe natyrisht i nxorrën të njëjtat kostume nga dollapi katër vjet më vonë!

Kohët e fundit, për modelen 35-vjeçare u spekulua se ishte e lidhur në mënyrë romantike me reperin Kanye West, por ata ndanë rrugët e tyre në gusht të vitit 2021 pas dy muajsh shoqëri./UBTNews/

Magazinë

Johnny Depp në bisedime për rikthim në filmin “Piratët e Karaibeve”

Published

on

Producenti Jerry Bruckheimer ka zbuluar se ka folur me aktorin Johnny Depp për të riluajtur rolin e tij si Kapiten Jack Sparrow në filmin e gjashtë të serisë “Piratët e Karaibeve”.

“Nëse i pëlqen mënyra se si është shkruar roli, mendoj se do ta bënte. Gjithçka ka të bëjë me atë që është në letër…”, tha producenti.

Filmi i fundit në serinë “Pirates of the Caribbean” ishte “Dead Men Tell No Tales” i vitit 2017, dhe spekulimet për një pjesë të gjashtë kanë vazhduar që nga viti 2019.

Kthimi i Depp-it do të shënonte një ndryshim të madh si për Disney ashtu edhe për aktorin. Disney i ndërpreu lidhjet me të gjatë padisë shumë të publikuar për shpifje midis Deppit dhe Heardit.

 

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla si të kërkoni rritje page

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Do të luajë Lady Gaga si Ophelia në ‘Wednesday’? E reja që fsheh të vërteta të errëta

Published

on

Në sezonin e dytë të Wednesday, një emër i ri ka ngjallur mister: “Ophelia”. Sipas komikëve origjinalë, “Ophelia” është motra e Morticias, me flokë të artë dhe një stil të kundërt.

Ajo është frymëzuar nga personazhi i tragjik i Shakespeare-it, duke e bërë rolin e saj të mbushur me mister dhe pafajësi të rreme.

Në sezonin 2, pjesa e parë, zbulohet se “Ophelia” ka aftësi psiqike të ngjashme me Wednesday-n dhe ka kaluar në spitalin psikiatrik Willow Hill. Ajo është një enigmë që nuk ka qenë aty për dekada, por tani është kthyer, duke shtuar kaos.

Spekulimet janë shtuar për Lady Gaga, pasi fansat mendojnë se ajo mund të luajë këtë personazh, pas një deklarate nga Jenna Ortega që përjashtoi mundësinë e saj si mësuese e re në Nevermore.

Nëse Lady Gaga është “Ophelia”, hyrja e saj mund të sjellë shumë zbulime të reja rreth familjes Addams dhe Nevermore.

Pjesa e dytë do të dalë më 3 shtator 2025.

Continue Reading

Lifestyle

Moti sot: Diell dhe me vranësira të shpërndara

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizn ndërmjet 12 e 18 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të jenë nga 28 e deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej një e deri në pesë gradë Celsius. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara