Kulturë

Pse Elizabeta I e Anglisë nuk u martua kurrë?

ELIZABETH I: TË DASHUR PO, BURRA KURRË.

Published

on

Mbretëresha Elizabeth I vendosi të mos e ndajë mbretërinë e saj me asnjë mbret apo fisnik tjetër. Hipotezat e studiuesve lidhur me këtë zgjedhje janë të ndryshme.

Edhe pse të dashurit nuk i munguan aspak, Elizabeta I e Anglisë hyri në histori si mbretëresha e virgjër, sepse nuk u martua kurrë. Historianët ende debatojnë sot rreth hipotezave të kësaj zgjedhjeje të pazakonshme për një mbretëreshë, por më të besueshmit vënë në pikëpyetje arsyet personale dhe mbi të gjitha strategjike.

ELIZABETH I: TË DASHUR PO, BURRA KURRË. Është e sigurt se gjatë mbretërimit të saj të gjatë,  që zgjati nga viti 1558 deri në ditën e vdekjes së saj në 1603, Elizabeta I mori propozime të shumta martese nga mbretërit dhe fisnikët europianë, por ajo e dinte mirë se, nëse ishte e lidhur me një burrë, ajo do të humbiste në thelb fuqinë e saj të madhe. Prandaj, ajo mundi t’i mbante pretendentët e huaj në pritje të përgjigjes së saj për vite me radhë, duke shmangur kështu antagonizimin e tyre dhe duke e mbajtur mbretërinë e saj autonome nga ndërhyrjet e jashtme. Ajo gjithashtu refuzoi të martohej me fisnikët anglezë, sepse ndjeu se do të ishte një tjetër zgjedhje politike shumë e rrezikshme dhe do të rrezikonte ta ndante oborrin në fraksione armiqësore mes tyre.

Por ka edhe hipoteza të tjera. Ndoshta refuzimi për t’u martuar ishte për shkak të marrëdhënies së vështirë të Mbretëreshës së Anglisë me gjininë mashkullore, një përbuzje e shkaktuar nga fundi i trishtë i nënës së saj, Anna Bolena, së cilës iu pre koka nga babai i saj Henri VIII. Ose, nga frika se mos mbetej shtatzënë dhe duhet të përballej me lindjen, e cila, në ato kohëra, mund të ishte shkaku i vdekjes.

MBRETËRESHA LUFTËTARE E VIRGJËR. Cilido qoftë shpjegimi, zgjedhja e Elizabeth I u kundërshtua ashpër nga këshilltarët e oborrit për arsye të dukshme pasardhëse. Sidoqoftë, mbretëresha qëndroi e patundur dhe me të vërtetë e përdori statusin e saj “single” për qëllime propagandistike duke u paraqitur si një luftëtare e virgjër e përkushtuar vetëm për popullin e saj./a2news.com/

Continue Reading

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara