Kuriozitete
Pse e kemi kaq të vështirë të shkojmë në Hënë, kur ne ishim atje 60 vjet më parë?
Misioni Apollo 4 rezultoi i suksesshëm më 1967.
Published
3 years agoon
By
UBT newsDy përpjekjet e para të lëshimit të anijes hapësinore “Artemis” dështuan. Dhe pas defektit më të fundit, një humbje e madhe e sasisë hidrogjenit të lëngshëm nga linja e furnizimit në pjesën qendrore të raketës, pritja për nisjen e këtij misioni mund të bëhet edhe më e gjatë.
Për shumë njerëz, duket e pashmangshme një pyetje: Pse sot ka kaq shumë probleme, nëse dikur shkuam në Hënë, me teknologji më primitive, dhe me një mision të ngritur në vetëm 9 vjet? E vërteta? Edhe në atë kohë pati probleme, sepse dërgimi i një anije kozmike në Hënë është shumë më i vështirë nga sa mund ta imagjinojmë.
Por në atë rast, dështimi (apo edhe vetëm vonesa) nuk ishte një opsion. Për të kuptuar klimën në të cilën u organizua misioni i parë amerikan për udhëtimi në Hënë, duhet të kujtojmë periudhën historike nga e cila lindi.
Ishte viti 1961, mesi i Luftës së Ftohtë, kur gara hapësinore kishte marrë një rëndësi simbolike strategjike. Presidenti Xhon Kenedi doli përpara Kongresit për të njoftuar se SHBA do të dërgonte njerëz në Hënë deri në fund të asaj dekade.
Sovjetikët e kishin fituar garën në 2 fazat e para të aventurës njerëzore në hapësirë. Ata kishin arritur të lëshonin satelitin e parë, Sputnik 1, në orbitën e Tokës në vitin 1957. Po në prill të atij viti dërguan atje edhe astronautin e parë, Juri Gagarini.
Prandaj Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për sukses të madh që të ishin në gjendje të rikonfirmonin supremacinë e tyre teknologjike dhe ushtarake në sytë e botës, si ndaj rivalëve sovjetikë po ashtu edhe para popullit amerikan. Prandaj, qëllimi i shpallur nga presidenti amerikan ishte i paprecedentë: të dërgonte një njeri në Hënë me një agjenci hapësinore të sapo-krijuar, dhe pa pasur ende gati teknologjitë për të dërguar astronautë në hapësirë.
Për të pasur sukses, NASA-s iu dha një fond prej 100 miliardë dollarësh me kursin e sotëm. Ai nisi zbatimin e njëkohshëm të 2 programeve. Misionin Binjakët, që do të zhvillonte aftësinë për fluturimin në hapësirë, dhe Misionin Apollo, që do të synonte të dërgonte amerikanët në Hënë. Të dyja do të ishin të suksesshme, por jo pa probleme apo aksidente të mundshme.
Falë investimeve të mëdha NASA arriti të ndërtojë brenda 6 vitesh, pra në vitin 1967, moduli hënor Apollo. Ndërkohë ishte gati për t’u testuar raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, Saturn V. Por optimizmi i amerikanëve u zbeh shumë shpejt pas një incidenti që ndodhi gjatë testimi të modulit në orbitën e Tokës në shkurtin e vitit 1967.
Një muaj para nisjes, astronautët Virxhil Grizom, Eduard Uajt dhe Roxher Shafi hynë në kabinë për të kontrolluar procedurat e nisjes. Sapo mbyllën derën njëri prej tyre dha alarmin “Kemi zjarr në kabinë!”. Zjarri u ndez nga një shkëndijë e dalë nga një kabllo me defekt.
I ushqyer nga oksigjeni i pranishëm në kabinë, ai nuk u la asnjë rrugë shpëtimi 3 astronautëve, që mbetën të bllokuar brenda kabinës nga një derë e cila nuk ishte projektuar të hapej me shpejtësi në rast aksidenti. Por ai aksident tragjik i “Apollo 1” nuk e ndaloi programin hapësinor amerikan.
Moduli u ri–projektua e para për të ofruar më shumë siguri për astronautët. Edhe testet e mëvonshme pësuan vonesa të mëdha. Por ato synonin që të shmangin incidentet serioze.
Në fakt, testi i parë i Saturn V, ose misioni Apollo 4, rezultoi i suksesshëm.
Lëshimi pa pilot ndodhi në nëntor 1967, gati 1 vit pas datës së planifikuar në fillim, dhe vetëm pasi inxhinierët e NASA-s arritën të zgjidhnin mbi 1400 probleme të ndryshme teknike që lindën gjatë një inspektimi të urdhëruar nga agjencia pas aksidentit të Misionit Apollo 1.
Pavarësisht problemeve, brenda 6 vjetësh NASA ia doli të projektojë dhe ndërtojë nga e para raketën Saturn V, anija kozmike më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë përpara Sistemit të ri të Udhëtimit në Hapësirë, që do të testohet në misionin Artemis 1, dhe për të cilin u deshën 10 vjet punë.
Një arritje historike, që ndodhi në një periudhë kur eksplorimi i hapësirës ishte ende një aktivitet shumë pionier, dhe kur jetët e astronautëve (dhe të tjerëve) vareshin vazhdimisht në fije të perit. Mos harroni numrin e aksidenteve që ndodhën gjatë fluturimit historik të Apollo 11.
Astronautët Armstrong dhe Aldrin u ulën në Hënë me një sinjal gabimi që pulsonte vazhdimisht (sinjalizonte një mbingarkesë të sistemit kompjuterit) dhe që kërcënonte të ri–formatonte kompjuterin në bordin e modulit hënor. Po ashtu ulja u bë në një zonë të ndryshme nga ajo e parashikuar në stërvitje, teksa furnizimet me karburant po mbaronin rrezikshëm.
Një aventurë që sot nuk do të ishte më e imagjinueshme. Prandaj lëshimi i Artemis 1, duket se do të zgjasë shumë më gjatë sesa duhet. Në këtë mision do të testohet pasardhësi i Saturn V, Sistemi i Nisjes Hapësinore, me një kapacitet shtytës 15 për qind më të madh, dhe që është projektuar për t’u përdorur edhe në misionet e ardhshme për në planetin e kuq, Mars. / Wired – Bota.al
Kuriozitete
Maldivet bëjnë revolucionin anti-duhan: Ndalohet përgjithmonë për të lindurit pas 2007-ës!
Published
9 hours agoon
November 20, 2025By
UBT News
Maldivet kanë ndaluar pirjen e duhanit për çdo person të lindur pas janarit 2007, duke u bërë vendi i vetëm në botë me një ndalim “gjeneracional” të duhanit.
Iniciativa, e nisur nga Presidenti Mohamed Muizzu në fillim të këtij viti dhe që hyri në fuqi më 1 nëntor, synon “të mbrojë shëndetin publik dhe të promovojë një brez pa duhan”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.
“Sipas dispozitës së re, personat e lindur më 1 janar 2007 ose edhe më pas ndalohen të blejnë, përdorin ose shesin produkte duhani brenda territorit të Maldiveve,” thuhet në deklaratë.
Ndalimi përfshin të gjitha format e duhanit, ndërsa shitësit me pakicë janë të detyruar të verifikojnë moshën përpara çdo shitjeje.
Masa zbatohet edhe për vizitorët në arkipelagun me 1,191 ishuj koralorë të shpërndarë në rreth 800 kilometra, i njohur për turizmin luksoz.
Përveç kësaj, Maldivet kanë vendosur një ndalim të plotë për importin, shitjen, shpërndarjen, posedimin dhe përdorimin e cigareve elektronike dhe produkteve të avullimit, i cili vlen për të gjithë, pavarësisht nga mosha.
Shitja e produkteve të duhanit një të mituri dënohet me një gjobë prej (rreth 3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve të avullimit ndëshkohet me një gjobë prej rreth 320 dollarë).
Një ndalim i ngjashëm gjeneracional për duhanin është propozuar aktualisht në Britani, ndërsa Zelanda e Re, vendi i parë që miratoi një ndalim të tillë — e shfuqizoi atë në nëntor 2023, më pak se një vit pas zbatimit. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Shkencëtarët: Gratë që bëjnë fëmijë pas 33 vjeç kanë jetë më të gjatë!
Published
14 hours agoon
November 20, 2025By
UBT News
Një studim i kryer nga Boston University School of Medicine, i publikuar në revistën Menopause, tregon se gratë që mund të lindin natyralisht pas moshës 33 kanë probabilitet më të lartë të arrijnë jetëgjatësi të avancuar.
Ky zbulim ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor dhe po shqyrtohet si lidhje interesante mes funksionit riprodhues e jetëgjatësisë.
Sipas të dhënave të studimit, gratë që kanë lindjen e fundit pas 33 vjeç janë dyfish më të gjasa të jetojnë deri në 95+, krahasuar me gratë që lindin për herë të fundit para moshës 30.
Kërkuesit shpjegojnë se kjo nuk është vetëm një çështje biologjike, por mund të lidhet edhe me shëndetin e përgjithshëm, stilin e jetesës dhe faktorë të tjerë socio-ekonomikë që ndikojnë në jetëgjatësi.
Studimi thekson se aftësia për të pasur fëmijë më vonë në jetë mund të jetë tregues i shëndetit riprodhues dhe metabolik, që lidhet me jetëgjatësi më të madhe.
Shkencëtarët theksojnë se rezultatet nuk duhet interpretuar si këshilla për kohën ideale për të lindur, por si një vëzhgim interesant mbi lidhjen midis biologjisë riprodhuese dhe jetëgjatësisë.
Ky zbulim ofron një perspektivë të re mbi mënyrën se si moshimi i lindjes mund të lidhet me shëndetin afatgjatë dhe hap rrugën për studime të mëtejshme mbi ndikimin e faktorëve biologjikë dhe mjedisorë në jetëgjatësi. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Studimi: Shumëgjuhësia ngadalëson plakjen dhe forcon trurin
Published
3 days agoon
November 18, 2025By
UBT News
Të dhënat nga 27 vende evropiane tregojnë se përdorimi i disa gjuhëve mund të ngadalësojë plakjen dhe të forcojë rezervën kognitive.
Studimi i kryer në Trinity College Dublin, me mbi 86,000 pjesëmarrës, tregoi se njerëzit që flasin më shumë se një gjuhë kanë më pak shenja të plakjes së përshpejtuar, edhe pasi u morën parasysh faktorë si arsimimi, aktiviteti fizik dhe ndikimet sociale.
Rezultatet treguan gjithashtu se sa më shumë gjuhë të flasësh, aq më i madh është efekti mbrojtës.
Shkencëtarët supozojnë se kalimi i vazhdueshëm mes gjuhëve vepron si “stërvitje mendore”, duke mbajtur rrjetet kognitive aktive dhe duke ngadalësuar plakjen e trurit.
Ekspertët theksojnë se efektet më të mëdha arrihen kur shumëgjuhësia është e pranishme që në moshë të hershme. Megjithatë, përdorimi i gjuhëve të mësuara më herët mbetet i dobishëm për të qëndruar aktiv mendërisht dhe fizikisht.
Këto gjetje mund të nxisin politika dhe programe edukative që promovojnë mësimin e disa gjuhëve për të parandaluar plakjen e përshpejtuar. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Mikrorobotët që mund të parandalojnë goditjen në tru
Published
6 days agoon
November 14, 2025By
UBT News
Shkencëtarët e ETH Zürich kanë zhvilluar mikrorobota më të vegjël se 2 mm, të cilët mund të lëvizin në enët e gjakut dhe të dërgojnë barnat drejtpërdrejt në zonat problematike, për të parandaluar ose trajtuar goditjet në tru.
Testimet te kafshët e mëdha kanë treguar rezultate premtuese, ndërsa provat te njerëzit nuk janë kryer ende.
Mikroroboti ka formë kapsule sferike, përbëhet nga gel biokompatibël që mban ilaçe, përmban nanopjesëza hekuri për kontroll magnetik dhe elementë kontrasti për monitorim me rreze X.
Ai drejtohet nga jashtë trupit me magnete dhe mund të lëvizë kundër rrjedhës së gjakut.
Kur arrin në vendin e bllokimit, nxehet për të liruar ilaçin direkt në mpiksje.
Teknologjia redukton efektet anësore, rrit efikasitetin dhe ul rrezikun e dëmtimit të indeve të shëndetshme.
Testimet treguan shpejtësi deri në 4 mm/s dhe tre strategji navigimi për t’u përballur me rrjedhën e gjakut.
Në të ardhmen, kjo teknologji mund të përdoret për trajtimin e tumoreve, infeksioneve të lokalizuara dhe bllokimeve vaskulare, duke hapur një epokë të re të mjekësisë precize. /A.Z/UBT News/
Përjetoni avantazhin e privatësisë me Samsung Galaxy, liria fillon nga siguria
Maldivet bëjnë revolucionin anti-duhan: Ndalohet përgjithmonë për të lindurit pas 2007-ës!
Orav përgëzon Hamzën, pas zgjedhjes në krye të PDK-së: Pres me padurim të punoj me të
Agim Ademi flet për shortin e Kosovës
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas: 25 vite dashuri të pandryshuar
AUV asgjëson 2934 kilogramë tranguj të konservuar
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave
4 ditë zgjedhore brenda një viti – KQZ tregon hapat pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme
Rrezikohet pezullimi i transportit publik në Prishtinë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
