Lajmet

Pse duhet të studioni Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT?

Published

on

Studimi i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT ofron një gamë të gjerë mundësish për studentët që dëshirojnë të zhvillojnë një karrierë në fushën e biznesit dhe ekonomisë. Programi është i dizajnuar me qëllim që të sigurojë njohuri të thella në menaxhim, biznes dhe ekonomi, duke përfshirë praktikat më të mira të mësimdhënies dhe metodat moderne të edukimit.

Një nga avantazhet kryesore të programit është përdorimi i metodave të ndryshme mësimore si debatet, rastet studimore dhe klasat interaktive. Kjo ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi të mendimit kritik dhe të gjejnë zgjidhje inovative për sfidat në botën e biznesit dhe ekonomisë.

Infrastruktura dhe laboratorët e avancuar të teknologjisë informative ofrojnë studentëve mundësi unike për të aplikuar teorinë në praktikë. Bashkëpunimi i ngushtë me industrinë përfshin punë praktike, vizita në kompani dhe institucione, duke e bërë që përvoja e tyre të jetë e pasur dhe relevante me kërkesat e tregut të punës.

Programi ofron specializime në fusha të ndryshme si Financa, Banka dhe Sigurime; Kontabilitet, Auditim dhe Tatime; Marketing dhe Shitje; Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion; si dhe Biznes Ndërkombëtar. Ky diversitet e bën të mundur për studentët të përgatiten për karrierë në sektorin publik dhe privat, në organizata vendore dhe ndërkombëtare.

Përmes këtij programi, studentët zhvillojnë njohuri të thella mbi funksionimin e organizatave dhe ekonomive moderne, duke u përgatitur profesionalisht për të bërë dallim në karrierën e tyre të ardhshme. UBT ofron një ambient të përshtatshëm për rritjen dhe zhvillimin e aftësive të studentëve, duke i bërë ata të gatshëm për sfidat e botës së biznesit dhe ekonomisë së sotme dhe të ardhshme. Bashkohu me liderin dhe udhëheq në ekonomi./UBTNews/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive

Published

on

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 1 në monitorim.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 235 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore:

* Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata mbetet problematike për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave dhe është kryer evakuimi i banorëve. Operacioni është mbështetur edhe nga 40 efektivë dhe 3 helikopterë të FA-së.

* Mal Milot, Kurbin – Vatra vijon aktive, por rreziku për banesat është eliminuar për momentin. Në terren janë forca zjarrfikëse, ushtarake dhe bashkiake, ndërsa është kërkuar përforcim me forca dhe mjete të FA-së.

* Dajt, Tiranë – Ka riaktivizim të vatrës, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në operacion janë angazhuar MZSH, AZM dhe FA, me mbështetje nga 1 helikopter.

* Dukat, Vlorë – Zjarri në zonën e Shatës është zgjeruar gjatë natës në drejtim të malit. Në terren operojnë forcat vendore dhe 40 efektivë të FA-së dhe dy avionë Air Tractor; aktualisht nuk rrezikohen banesa.

* Ballaxhiaj, Memaliaj – Zjarri është nën kontroll dhe larg banesave, pas angazhimit të forcave zjarrfikëse, policisë dhe vullnetarëve; disa banorë janë evakuuar.

* Vatra të tjera aktive raportohen në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht, ndërsa vatra në Lufaj, Mirditë, është nën kontroll dhe monitorim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./EO/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara