Lajmet

Pse duhet të studioni Aktrim në UBT?

Published

on

Programi i Aktrimit në UBT është dizajnuar për të ofruar një përvojë të thelluar dhe gjithëpërfshirëse në fushën e aktrimit, teatrit dhe filmit. Ky program përgatit studentët për të zhvilluar aftësi të avancuara dhe për të menaxhuar me sukses rolet në projekte teatrale dhe filmike në nivele lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Disa nga arsyet kryesore pse ky program është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të ndjekin një karrierë në aktrim është kombinimi i njohurive praktike dhe teorike. Programi i Aktrimit në UBT ofron një qasje të integruar që përfshin një kombinim të trefishtë të studimeve, njohuri praktike thelbësore ku studentët zhvillojnë aftësi praktike në aktrim përmes ushtrimeve, provave dhe performancave live. Ata mësojnë teknika të avancuara dhe fitojnë përvojë të çmuar në skenë.

Njohje me teatrin dhe filmin, programi ofron një përmbledhje të thelluar të teorisë dhe praktikës së teatrit dhe filmit. Studentët do të shqyrtojnë historinë e aktrimit dhe do të analizojnë teknikë dhe stil të ndryshëm në këto mediume. Paraqitja e karaktereve të ndryshme, studentët do të praktikojnë dhe do të zhvillojnë aftësi për të paraqitur karaktere të ndryshme dhe komplekse, duke përfshirë interpretimin e roleve të ndryshme në pjesë teatrale dhe filmike.

Zhvillimi i aftësive për menaxhimin e roleve, programi është i strukturuar për të përgatitur studentët për të menaxhuar me sukses rolet e tyre në projekte teatrale dhe filmike. Kjo përgatitje përfshin, përballimin e sfidave të profesionit, ku do të mësojnë të përballen me sfida të ndryshme që mund të paraqiten gjatë performancave dhe xhirimeve, duke zhvilluar teknika për menaxhimin e stresit dhe për të ruajtur performancën e lartë.

Praktikë në performancë dhe xhirime, përmes mundësive praktike në prova dhe projekte reale, studentët do të përjetojnë të gjithë procesin e krijimit dhe realizimit të një performance ose filmi, nga përgatitja deri në ekzekutim.

Ekspertë të fushës, ligjëruesit në programin e Aktrimit janë ekspertë të fushës me përvojë të gjerë akademike dhe praktike. Ata ofrojnë mbështetje dhe udhëzime për zhvillimin e aftësive të studentëve dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një portofoli të fortë.

Përvojë të pasur në industrinë e Teatrit dhe Filmit, me përvojën e tyre në performancë dhe produksione të ndryshme, ligjëruesit ndihmojnë studentët të kuptojnë kërkesat e tregut dhe të përgatiten për karrierën e tyre të ardhshme.

Karrierë e sigurt dhe mundësi profesionale, një diplomë në Aktrim nga UBT ofron një gamë të gjerë mundësish për punësim në fusha të ndryshme, duke përfshirë mundësi për të punuar në teatrot e ndryshme, duke përfshirë teatrot lokale dhe kombëtarë, si dhe në prodhime ndërkombëtare. Mundësi për të marrë pjesë në produksione filmike dhe televizive, duke kontribuar në projekte të ndryshme nga komedi deri në dramë. Studentët mund të gjejnë mundësi në produksione të ndryshme mediale dhe performanca të tjera që kërkojnë aftësi të avancuara në aktrim./UBTnews/

 

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset

Published

on

By

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorët takojnë Kurtin, Orav: Nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të Qeverisë

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve.

Orav ka thënë se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke e cilësuar atë si një dëshmi të angazhimit të fortë të Kosovës ndaj parimeve demokratike, derisa është nënvizuar edhe rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë së re.

“Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

Ai ka bërë të ditur se ambasadorët e BE-së kanë kërkuar gjithashtu ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Orav ka theksuar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për përparimin e të dyja palëve në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Të kërkuara