Kërkime
Pse duhet të shkoni në një intervistë pune edhe nëse nuk dëshironi?
Published
5 years agoon
By
Esad Dujaka| Kur jeni duke kërkuar punë, është shumë normale të mbushni aplikacione dhe të dërgoni CV-në për më shumë se një pozitë pune. Në disa prej tyre, mund edhe të mos keni shumë pritshmëri. Mirëpo, çka ndodhë nëse në njërën nga intervistat ku jeni ftuar, nuk keni interes dhe dëshirë të shkoni?Ju mund të mendoni që do ta humbni kohën tuaj dhe të njerëzve të tjerë duke diskutuar një rol që nuk ju intereson. Por në realitet, ka shumë arsye pse duhet të merrni pjesë në një intervistë pune, edhe nëse nuk keni ndërmend të merrni punën. Njëra ndër to është se asnjëherë nuk e dini se çka ka prapa.Ne ju sjellim disa arsye se pse rekomandohet të merrni pjesë në të gjitha intervistat e punës, pavarësisht dëshirës. Përvoja ju ndihmon Ndonëse intervistat e punës janë shpeshherë shumë stresuese, ato janë eksperiencë në vete dhe mund t’ju ndihmojnë të fitoni më shumë besim. Edhe nëse jeni ftuar për t’u intervistuar për një rol të cilin nuk e keni interes më, duke u takuar me panele të ndryshme rekrutimi, ju fitoni përvojë, përvetësoni më shumë aftësi dhe të gjitha këto mund t’i përdorni në të ardhmen. Kjo ua mundëson të tregoheni të suksesshëm në intervista të tjera, si dhe të merrni vendin e punës të cilin e doni. Zgjerimi i rrjetit mund t’ju ndihmojë në karrierën tuaj Një tjetër arsye se pse duhet të merrni pjesë në intervista të ndryshme të punës, është sepse ju shndërroheni në një kandidat të fortë për t’u intervistuar. Ju nuk do ta keni problem të flisni me njerëz të rinj, të krijoni kontakte dhe të zgjeroni rrethin tuaj. E gjithë kjo, mund t’ju ndihmojë shumë në karrierën tuaj në të ardhmen. Secila intervistë në të cilën merrni pjesë, ju jep mundësinë të takoni persona të rinj dhe të krijoni lidhje të reja. Një gjë e tillë, mund t’ju sjellë edhe mundësi të reja të karrierës. Ndoshta mund t’ju pëlqejë puna Mund të ndodhë që pozita e punës apo përshkrimi i punës nuk ju janë dukur sikur ndeshen me kualifikimet e juaja por ju gjithsesi keni aplikuar sepse keni qenë vazhdimisht në kërkim të një pune. Mirëpo, është pikërisht pozita e punës që nuk e dëshironi për të cilën ju kanë ftuar në intervistë. Pasi të merrni pjesë në intervistë, mund ta kuptoni se është pikërisht ai vendi ideal i punës për ju dhe puna është më tërheqëse se sa e mendonit. Jo më kot thuhet që libri nuk duhet të gjykohet nga kopertina, prandaj merrni pjesë në secilën intervistë që ju ftojnë. Puna që në fillim mund t’ju duket e mërzitshme, mund të jetë në fakt puna që do ta konsideroni seriozisht. Kompania e njëjtë mund t’ju ofrojë rol tjetër në të ardhmen E ardhmja mund të sjellë plot mundësi të reja. Një punë më e mirë mund të ofrohet nga e njëjta kompani në të ardhmen. Nëse shkoni në intervistë për punë por jeni të bindur që nuk e dëshironi atë vend pune, ka shumë gjasa që do të largoheni nga intervista duke u ndjerë në të njëjtën mënyrë. Mirëpo, nëse arrini të lini një përshtypje të mirë tek njerëzit me të cilët bisedoni në atë kompani, do të rrisni gjasat që të njëjtit t’ju kontaktojnë herën tjetër kur të hapet një mundësi më e mirë. |
Aktualitet
Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO
Published
5 days agoon
January 5, 2026By
ubtnews
Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).
Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.
Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.
ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.
Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.
Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.
Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO
Vendi
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Published
3 weeks agoon
December 19, 2025By
ubtnews
Prishtina ka qenë në fokus të një analize të thelluar shkencore mbi zhvillimin dhe zgjerimin e saj urban, përmes temës së masterit të kandidates nga UBT, MSc. Eglantina Buja, e cila u mbrojt me sukses në kuadër të studimeve pasuniversitare.

Tema me titull “Analizë sasiore e shtrirjes dhe zgjerimit urban në Prishtinë për periudhën 1990–2024” u prezantua para komisionit profesional, i përbërë nga Prof. Dr. Egzon Bajraktari (kryetar), Prof. Dr. Edon Maliqi (mentor) dhe Dr. sc. Elvida Pallaska (anëtare).
Studimi trajton transformimet urbane të kryeqytetit gjatë një periudhe 34-vjeçare, duke përfshirë kohën e okupimit, periudhën e pasluftës dhe zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përmes përdorimit të të dhënave të hapura dhe metodave bashkëkohore shkencore, tema ofron një pasqyrë të qartë dhe të matshme të zgjerimit urban të Prishtinës.
Analiza është realizuar mbi bazën e imazheve satelitore Landsat 5 TM dhe Landsat 8 OLI, të përpunuara përmes klasifikimit të mbikëqyrur (Supervised Classification) në platformën Google Earth Engine, si dhe përmes analizave hapësinore me sisteme GIS. Si rezultat, janë gjeneruar harta tematike dhe produkte vizuale që dokumentojnë ndryshimet urbane ndër vite.
Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të sipërfaqes së ndërtuar në Prishtinë – nga 437.5 hektarë në vitin 1990 në mbi 1,410 hektarë në vitin 2024, që përfaqëson një zgjerim urban mbi 220%, një ritëm që tejkalon dukshëm rritjen e popullsisë. Ky zhvillim ka ndikuar në kalimin nga një strukturë urbane kompakte drejt një forme më të shpërndarë dhe të fragmentuar, duke sjellë sfida serioze për planifikimin hapësinor, infrastrukturën dhe përdorimin efikas të tokës.
Studimi identifikon gjithashtu zonat kryesore të zgjerimit urban dhe vë në pah ndikimin e ndërtimeve informale dhe mungesës së planifikimit të qëndrueshëm urban. Në përfundim, tema ofron rekomandime konkrete për vendimmarrësit, duke theksuar nevojën për zhvillim kompakt, forcim institucional dhe përdorim sistematik të teknologjive gjeohapësinore në monitorimin urban.
Me rastin e diplomimit, kandidatja u vlerësua për qasjen serioze akademike, rigorozitetin metodologjik dhe kontributin e vlefshëm në studimet e zhvillimit urban të Prishtinës.
UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor dhe formimit të kuadrove profesionale që kontribuojnë drejtpërdrejt në analizën dhe zgjidhjen e sfidave zhvillimore të vendit.





Rajoni
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
Published
3 weeks agoon
December 18, 2025By
ubtnews
Prof. Dr. Hazir S. Çadraku, nga Fakulteti i Inxhinerisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, dhe Prof. Dr. Romeo Hanxhari, nga Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Tiranës, kanë publikuar artikullin me titull: “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në revistën SpeleoMedit Magazine.
Ky studim paraqet një pasqyrë të detajuar mbi historikun e mbrojtjes së shpellave në Kosovë, duke përfshirë aspektet natyrore, kulturore dhe ligjore. Artikulli thekson rëndësinë e shpellave si pjesë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, duke dokumentuar mbi 200 shpellat e identifikuara në territorin e Kosovës, prej të cilave 25 janë të mbrojtura institucionalisht si monumente natyrore, dhe disa kanë vlera kulturore-historike.
Sipas autorëve, shpellat në Kosovë jo vetëm që kanë vlera speleologjike dhe gjeomorfologjike, por gjithashtu ofrojnë mundësi për zhvillimin turistik, edukativ dhe kërkimor, duke përfshirë projekte për digjitalizimin dhe hartografimin e tyre. Studimi gjithashtu evidenton nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e këtyre objekteve dhe zhvillimin e një menaxhimi të qëndrueshëm.
Publikimi vjen si rezultat i një bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkencor midis ekspertëve shqiptarë dhe institucioneve të ndryshme kërkimore, duke kontribuar në avancimin e studimeve speleologjike dhe menaxhimit të trashëgimisë natyrore në Kosovë.
Për më shumë detaje mbi artikullin dhe për të lexuar të plotë tekstin, vizitoni: SpeleoMedit Magazine
Lajmet
Profesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
Published
2 months agoon
November 18, 2025By
ubtnewsNjë ekip i profesorëve të UBT-së ka botuar një studim të rëndësishëm shkencor në revistën prestigjioze Journal of Ecological Engineering, i cili trajton cilësinë e ujërave nëntokësore në komunën e Suharekës, një zonë me rëndësi të madhe për furnizimin me ujë dhe zhvillimin bujqësor në Kosovë.
Punimi me titull: “Assessment of Groundwater Quality – Case Study, Suharekë Municipality, Kosovo”, është realizuar nga autorët: Prof. Dr. Hazir S. Çadraku dhe Prof. Skender Bublaku, me bashkëautorësi edhe të Agron Shalës nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Hulumtimi thekson se uji është një burim thelbësor për jetën dhe zhvillimin njerëzor, ndërsa ujërat nëntokësore përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ujërave të ëmbla në botë, nga të cilat varen mbi 2.5 miliardë njerëz. Studiuesit sjellin një pasqyrë të gjerë të literaturës shkencore dhe faktorëve që ndikojnë në cilësinë e ujit, duke përfshirë proceset gjeologjike, aktivitetet urbane, bujqësore dhe ndotjen që vjen nga mbetjet apo përdorimi i plehrave kimike.
Për realizimin e studimit janë marrë 16 mostra uji nga puse të hapura dhe të shpuara në zona të ndryshme të Suharekës, të cilat përdoren nga banorët për pije, bujqësi dhe industri. Mostrat janë analizuar sipas standardeve ndërkombëtare të ISO dhe WHO, duke vlerësuar 24 parametra fizikë, kimikë dhe mikrobiologjikë. Të dhënat janë përpunuar me metodologji shkencore moderne, përfshirë përdorimin e indeksit të cilësisë së ujit (WQI), analizës hidrokimike dhe hartimit të shpërndarjes hapësinore të parametrave.
Rezultatet treguan se shumica e puseve kanë ujë me cilësi të mirë dhe të sigurt, megjithëse disa mostra shfaqën tejkalime të vlerave të lejuara për parametra të caktuar si nitratet, amoniumi, magnezi, COD dhe turbullira. Studimi identifikoi shtatë lloje hidrokimike, ku më të zakonshmet ishin tipet Ca-Mg-HCO₃-CO₃ dhe Mg-Ca-HCO₃-CO₃, të cilat lidhen me përbërjen gjeologjike të terrenit.
Autorët theksojnë se monitorimi i rregullt i ujërave nëntokësore është jetik, pasi cilësia e tyre ndikohet drejtpërdrejt nga aktivitetet njerëzore, urbanizimi dhe përdorimi i tokës. Studimi ofron të dhëna të vlefshme për institucionet lokale dhe kombëtare, sidomos për hartimin e politikave të menaxhimit të qëndrueshëm të ujit, në përputhje me Direktivën Kornizë të BE-së për Ujërat.
Ky publikim e konsolidon UBT-në si një ndër institucionet lidere në kërkimin shkencor në Kosovë, me profesorë të angazhuar në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare që adresojnë çështje kritike të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Super derbi në basketboll
Top dhjetë rangimet në sporte të ndryshme
Ndërroi jetë Ali Sadriu, ministri i parë i financave i Kosovës së pasluftës
The Guardian shkruan për përmbytjet në Kosovë
Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve, evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë
Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të
Gjendja aktuale në pikat kufitare
Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije
Përfundon numërimi i të gjitha votave
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
