Menta është një barishte e pasur në ushqyes e vlera për shëndetin, vitaminat dhe mineralet që përmban e rendisin atë ndër erëzat dhe barishtet më të shëndetshme për organizmin.
Sipas të dhënave, konsumi i gjetheve të mentës jo vetëm përmirëson funksionet e trurit por edhe të sistemit tretës.
Vlerat shëndetësore të gjetheve të mentës
Sistemi tretës – Konsumi i rregullt i gjetheve të mentës ndihmon në përmirësimin e sistemit tretës. Mentoli është një përbërës që gjendet tek të gjitha barishtet e familjes botanike ku bëjnë pjesë menta dhe nenexhiku qetësojnë muskujt e aparatit tretës duke zbutur dhimbjet.
E ftohura – Vlerat e mentës janë pozitive në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes të prekura nga e ftohura dhe gripi.
Higjiena e gojës – Ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës, është efikase kundër mikrobeve që akumulohen në dhëmbë dhe optimizon higjienën e gojës.
Funksionet e trurit – Aroma e mentës mjafton për të përmirësuar fuqinë e trurit dhe përmirësuar funksionet dhe aftësitë e tij.
Menta për tretje të shkëlqyer – Vaji i mentës e nenexhikut përshpejton zbrazjen e stomakut nga mbetjet ushqimore, shmang pengesat në aparatin tretës.
Menta në mjekësinë popullore – Përdoret gjerësisht për vlerat e saj qetësuese dhe aromatike, konsiderohet e dobishme në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë, mushkërisë dhe zorrës së trashë. Shpesh menta përdoret për të trajtuar diarrenë apo dhimbjet menstruale.
Si ta rrisni mentën në kushtet e shtëpisë?
Menta është barishte që lulëzon shpejt dhe kërkon përkujdesje minimale, mund të blini një filiz të bimës ose të këpusni një degë nga bima origjinale.
Futeni në një enë qelqi me ujë dhe prisni deri sa të lëshojë rrënjë. Transferoni në vazo e rriteni në ballkon ose parvazin e dritares, kërkon ujitje të mjaftueshme por edhe një sistem të mirë kullimi. Menta duhet mbrojtur nga rrezet e forta të diellit.
Gjethet e saj kanë aromë të fortë dhe nëse mbahen në ujë mund të qëndrojnë të freskëta për disa ditë.
Gjethet e mentës mund të ngrihen ose të thahen dhe të përdoren gjatë gjithë vitit.