Pirja e mjaftueshme e ujit është një nga zakonet më të thjeshta, por edhe më të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit.
Sasia e saktë që duhet marrë shkakton konfuzion, disa rekomandojnë tetë gota në ditë, të tjerë këshillojnë të pini aq sa kërkon trupi e ka edhe formula që përfshijnë peshën e trupit.
Pse hidratimi i duhur është i rëndësishëm për funksionimin e trupit dhe shpjeguan se sa ujë duhet të pimë në të vërtetë çdo ditë?
Sa ujë duhet të pini çdo ditë?
Kur bëhet fjalë për sasinë e saktë, ajo varet nga disa faktorë: gjinia, mosha, niveli i aktivitetit fizik, gjendja shëndetësore dhe kushtet mjedisore.
Sipas udhëzimeve të Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së, gratë duhet të konsumojnë 2.7 litra lëngje, ose rreth 11.5 gota, ndërsa për burrat është 3.7 litra lëngje, ose 15.5 gota, raporton Eating Well. Këto vlera përfshijnë të gjitha lëngjet, jo vetëm ujin, por edhe pijet e tjera dhe ujin nga ushqimet, veçanërisht frutat dhe perimet, të cilat përbëjnë afërsisht 20 përqind të marrjes ditore të lëngjeve.
Siç shpjegojnë dietologët: “Për shumicën e njerëzve, një qëllim i mirë është tetë deri në dhjetë gota ujë në ditë, por nevojat mund të ndryshojnë, veçanërisht për njerëzit fizikisht aktivë ose ata që jetojnë në klima të nxehta.” Gjatë ushtrimeve intensive, trupi mund të humbasë një deri në tre litra lëngje në orë, kështu që atletët dhe njerëzit shumë aktivë duhet t’i kushtojnë vëmendje shtesë marrjes së tyre.
Nëse nuk jeni të sigurt nëse po merrni lëngje të mjaftueshme, treguesit më të mirë janë etja dhe ngjyra e urinës. Urina e verdhë e errët mund të tregojë dehidratim. Në këtë rast, mund të përdorni aplikacione të ndryshme që gjurmojnë marrjen e ujit, gjëja më e rëndësishme është të dëgjoni nevojat tuaja.
Pse është i rëndësishëm hidratimi i përditshëm?
Uji është thelbësor për pothuajse të gjitha funksionet e trupit, nga truri deri te tretja. Marrja e rregullt e ujit mund të ndikojë ndjeshëm në energji, humor dhe shëndetin e lëkurës, dhe marrja e rregullt e lëngjeve shoqërohet me përfitimet e mëposhtme:
Përmirëson performancën fizike: Gjatë aktivitetit, humbasim lëngje përmes djersitjes. Edhe dehidratimi i lehtë shkakton lodhje, ulje të qëndrueshmërisë dhe vështirësi në rregullimin e temperaturës së trupit.
Mbështet funksionin e trurit: Truri është i ndjeshëm ndaj niveleve të hidratimit. Hulumtimet tregojnë se edhe dehidratimi i lehtë ndikon në përqendrim.
Ndihmon tretjen: Uji ndihmon në zbërthimin e ushqimit, thithjen e lëndëve ushqyese dhe parandalimin e kapsllëkut.
Përmirëson pamjen e lëkurës: Përveç përfitimeve të brendshme, uji ka efekt pozitiv dhe në pamjen e jashtme. Lëkura e hidratuar është më elastike, më e freskët dhe më pak e prirur ndaj thatësisë dhe acarimit.