Lajmet

Pse disa njerëz mund të qajnë më lehtë se të tjerët?

Ka një sërë faktorësh të ndryshëm që mund të jenë shkaku.

Published

on

Disa njerëz qëndrojnë stoikë në çdo situatë, ndërsa për të tjerët ndodh e kundërta, emocionet e tyre shpërthejnë.

Nëse jeni pjesë e grupit të fundit, a e ke keni pyetur ndonjë herë veten: Pse qaj kaq lehtë?

Në fakt, derdhja e lotëve mund të jetë një gjë e mirë! Kur qani, trupi juaj lëshon hormone që ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. Prandaj të qarat mund të jenë shumë terapeutike.

Duket se ka një sërë faktorësh të ndryshëm që mund të jenë shkaku, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Personaliteti juaj

Njerëzit që janë shumë empatikë ose ndryshe njerëzit shumë të ndjeshëm, priren të qajnë më shpesh.

Duket se ata që janë shpesh të shqetësuar ose plot me dyshime për veten, ndaj kanë më shumë gjasa të qajnë më lehtë.

Përvojat e kaluara dhe të tanishme

Mjedisi në të cilin jeni rritur mund të ketë një ndikim të madh. Për shembull, rritja në një familje ku të qash ose të flasësh për ndjenjat e tua ishte e ndaluar.

Emocionet tuaja mund të shfaqen më shpesh në formë lotësh, sepse mund të mos keni fjalorin e mjaftueshëm për të shprehur trishtimin ose zhgënjimin.

E qara e shpeshtë ose e papritur mund të ndodhë gjithashtu nëse ndiheni sikur po mbartni shumë emocione nga situatat e kaluara.

Kultura

Disa kultura i inkurajojnë njerëzit të kenë më shumë liri të shprehjes se disa të tjera.

Shumë kërkime tregojnë se njerëzit që janë rritur në vende të pasura priren të qajnë më shpesh sepse kultura e tyre nuk e gjykon këtë verpim.

Nga ana tjetër, ata që jetojnë në vende më të varfra, kanë gjasa t’i frenojnë lotët e tyre sepse kjo gjë shihet si një dobësi.

Gjinia

Është më e pranueshme nga shoqëria që gratë të qajnë, kështu që ato nuk kanë ndjesinë se duhet të maskojnë aq shumë emocionet e tyre.

Disa ekspertë besojnë se gratë mund të qajnë më shpesh sepse kanë më shumë gjasa të përjetojnë trauma personale ose ndjenja depresioni.

Gjithashtu edhe hormonet luajnë një rol. Hormoni mashkullor, testosteroni, duket se pengon të qarët, ndërsa nivelet e larta të hormonit prolaktinë, që gjendet tek gratë, bën të kundërtën.

Pastaj janë ndryshimet e rëndësishme të hormoneve që vijnë për shembull nga shtatzania.

Stresi

Disa njerëz zemërohen me problemin më të vogël kur janë jashtëzakonisht të stresuar.

Të tjerë do të fillojnë të qajnë për gjëra që normalisht nuk do ta bënin.

Nëse keni stres edhe për gjënë më të vogël, kjo mund të bëjë që emocionet tuaja të shpërthejnë më kollaj.

Si të ndaloni së qari kur keni nevojë?

E qara mund të jetë një përgjigje e shëndetshme ndaj një game të gjerë situatash. Por mund të jetë e dobishme të dini se si t’i frenoni lotët kur preferoni të mos shiheni duke qarë, si në punë ose kur jeni të zemëruar dhe në mes të një debati me partnerin.

Kur ndjeni se po filloni të qani, përqendrohuni në atë që po ndodh rreth jush në vend të asaj që po ndodh brenda kokës tuaj.

Shikoni përreth dhe mendoni për pesë gjëra që mund të dëgjoni, katër gjëra që mund të shihni, tre gjëra që mund të prekni, dy gjëra që mund të nuhasni dhe një gjë që mund të shijoni.

Nëse jeni duke mbajtur një fjalim emocional ose duke folur në një shërbim funerali, përgatitja paraprake mund të ndihmojë.

Praktikoni atë që do të thoni me zë të lartë para një pasqyre, në mënyrë që të jeni të përgatitur mendërisht për të folur rreth temës. Merrni frymë ngadalë dhe thellë kur është koha për të folur. /AgroWeb.org

Aktualitet

UBT ofron 30 për qind bursë për të gjithë alumnit në programet master

Published

on

UBT ka nisur një nismë të re për të mbështetur zhvillimin profesional të alumnëve të tij. Të gjithë të diplomuarit e UBT-së, tashmë mund të përfitojnë 30 për qind bursë për çdo program master që ofrohet në institucion.

Pse kjo është një mundësi e veçantë?

  • Thellim i njohurive në fusha të ndryshme profesionale
  • Përmirësim i aftësive për tregun e punës
  • Diplomë nga një institucion me standarde të larta dhe praktika bashkëkohore mësimdhënieje

Programet master në UBT janë të njohura për:

  • Cilësinë akademike
  • Fokusin në praktikë dhe aplikime reale
  • Përputhjen me kërkesat e tregut të punës
  • Mentorim nga profesorë dhe ekspertë me përvojë ndërkombëtare

Si të përfitoni?

Alumnit e interesuar mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit në UBT. Procesi i aplikimit është i thjeshtë, transparent dhe i shpejtë.

UBT vazhdon të qëndrojë pranë alumnëve të tij, duke investuar në suksesin e tyre afatgjatë. Bursa prej 30 për qind është një mundësi konkrete për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë karrierën dhe të bëhen liderë në fushat e tyre./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Kërcënoi një person duke i kërkuar 21 mijë euro, arrestohet për organizim të lojërave të fati

Published

on

By

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përmes Njësisë Rajonale në Prizren, ka arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Rasti ka nisur më 11 gusht, pasi një ankues nga një fshat i Suharekës ka raportuar se po kërcënohet dhe detyrohet nga i dyshuari, gjithashtu nga një fshat i Suharekës.

Ankuesi ka deklaruar se para tri vitesh ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth 9,000 euro, ndërsa tani i dyshuari i kërkon rreth 21,000 euro, duke ushtruar presion dhe kanosje të vazhdueshme për kthimin e borxhit.

Hetuesit dyshojnë se i dyshuari ka menaxhuar lojërat e fatit përmes adresave elektronike që operonin nga Zvicra dhe Kosova. Në kuadër të hetimeve, Policia ka sekuestruar një telefon për ekzaminim të mëtejshëm.

I dyshuari, identifikuar me inicialet A.L., lindur në vitin 1990 dhe shtetas kosovar, është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe ndaj tij është iniciuar rasti penale me dyshimin për veprat ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

OSBE mirëpret rregulloren e re për ankesat zgjedhore: E forcon transparencën, buron nga rekomandimet e misionit të BE-së

Published

on

By

Misioni i OSBE-së në Kosovë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka mirëpritur miratimin e rregullores së re për procedurat e paraqitjes dhe vendimmarrjes mbi ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Nga OSBE është deklaruar se kur të zbatohet plotësisht rregullorja në fjalë, e njëjta do të forcojë transparencën dhe efektivitetin e të gjithë procesit zgjedhor.

‘‘Ky zhvillim buron nga rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe ofron qartësi dhe koherencë të rëndësishme për aktorët kyç zgjedhorë’’, thuhet mes tjerash në postim.

Postimi:

Misioni i OSBE-së në Kosovë mirëpret miratimin e rregullores së re për procedurat e paraqitjes dhe vendimmarrjes mbi ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kjo rregullore e re, kur të zbatohet plotësisht, do të forcojë transparencën dhe efektivitetin e të gjithë procesit zgjedhor.

Ky zhvillim buron nga rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe ofron qartësi dhe koherencë të rëndësishme për aktorët kyç zgjedhorë, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike, Komisionin e Pavarur për Media, Këshillin e Mediave të Shkruara dhe të tjerë.

Continue Reading

Lajmet

OEK do të vazhdojë betejën ligjore pas vendimit të Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale

Published

on

By

Oda Ekonomike e Kosovës ka pranuar me shqetësim që Dhoma e Shkallës së Dytë e Gjykatës Komerciale ka ndryshuar masën e sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit nr. 275/24, të datës 05.04.2024, dhe njoftimit të datës 12.03.2025 të nxjerrë nga ZRrE.

OEK, duke qenë institucion publik, nuk e komenton vendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, por njofton se do të vazhdojë betejën ligjore nëpërmjet mjeteve të tjera ligjore në dispozicion, brenda afateve të përcaktuara, dhe për këtë do të njoftojë me kohë të gjithë anëtarët e Odës Ekonomike të Kosovës.

Përkundër këtij vendimi, OEK kërkon nga Zyra e Rregullatorit për Energji që të mos marrë veprime të tjera që do t’i dëmtonin bizneset, të cilat tashmë janë dëmtuar nga vendimet e ZRrE-së që kanë shkuar në dëm të ekonomisë së vendit dhe kanë ndikuar në shtrenjtimin e jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në ditët në vijim, ne do të konsultohemi me bizneset dhe do të shqyrtojmë hapat e tjerë që do të ndërmerren. Për këtë, do të njoftoheni me kohë.

Continue Reading

Të kërkuara