Kuriozitete

Pse autizmi diagnostikohet më rrallë te vajzat dhe gratë?

Published

on

Një rishikim i një studimi të vitit 2020 ka treguar se djemtë kanë gjasa 10 herë më shumë të referohen për vlerësim për autizëm sesa vajzat.

Ndërkohë, një studim i 2023 ka sugjeruar se deri në 80% të vajzave e grave diagnostikohen gabimisht me ankth social, çrregullim të ushqyerjes ose çrregullim të personalitetit, përpara se të marrin diagnozën e saktë si autike, ka raportuar CNN.

Prej dekadash, studiuesit e kanë parë autizmin si çrregullim që u ndodh djemve. Por pse?

A është për shkak se simptomat janë vëzhguar kryesisht te djemtë dhe vajzat nuk janë kontrolluar siç duhet?

Këto paragjykime dhe mangësi janë në qendër të librit të ri të neuroshkencëtares Gina Rippon, “Off the Spectrum: Why the Science of Autism Has Failed Women and Girls”, ku ajo analizon se si dhe pse shkenca e ka injoruar autizmin te vajzat e gratë.

Rippon, profesoreshë në Aston Brain Centre në Birmingham, ka zbuluar se nga mbi 120 studime të trurit për autizmin, rreth 70% testonin vetëm djemtë ose përfshinin shumë pak vajza. Ajo ka theksuar se vetëm më pak se 10% e mbi 4000 pjesëmarrësve ishin gra.

“U trondita kur kuptova se unë e kolegët e kishim keqkuptuar thellësisht natyrën e autizmit te vajzat dhe gratë”, ka thënë Rippon për CNN.

Pse ndodhi kjo?

“Më pëlqen ta them që ‘zarët diagnostikuese ishin të manipuluar që në fillim’. Nuk ka ndonjë biomarker fizik për autizmin, nuk mund të bëjmë një rreze X për ta zbuluar. Diagnoza bazohet te sjellje të ndryshme që janë identifikuar ndër vite … por këto sjellje janë përshkruar sipas asaj që shfaqet te djemtë”, ka thënë Rippon.

Ajo ka shtuar se testet me “standarde të arta” për diagnostikim ishin ndërtuar sipas sjelljeve të djemve, ndaj vajzat nuk përfshiheshin.

Në shumë raste, vajzat që silleshin ndryshe etiketoheshin si të turpshme dhe thuhej se “do të rriten dhe do ta kalojnë”.

Edhe kur prindërit kishin përvojë me autizmin, si në rastin e studiuesit të njohur Kevin Pelphrey që ka një djalë dhe një vajzë autike, diagnoza e vajzës u refuzua disa herë nga ekspertët.

“Ju do të mendonit që ata e dinin për çfarë flisnin, por sërish, diagnoza e vajzës së tyre u injorua. U thuhej: ‘Ajo është thjesht e turpshme. Do t’i kalojë këto sjellje.’”

Pse është kaq e vështirë të identifikohet autizmi te vajzat?

Sipas Rippon, kjo ndodh për tri arsye kryesore:

Paragjykimi konfirmues — njerëzit kanë prirjen të interpretojnë informacionin sipas asaj që besojnë.

Në një eksperiment, mësuesve iu paraqitën të njëjtat simptoma, por një herë u tha që quhej “Jack” dhe herën tjetër “Chloe”. Mësuesit ishin shumë më të prirë të thoshin që “Jack” ishte autik dhe kishte nevojë për ndihmë, por jo “Chloe”.

Vajzat shfaqin autizmin ndryshe nga djemtë, në vend që të reagojnë me agresivitet apo zhurmë vajzat tërhiqen, janë të qeta, të turpshme, dhe kjo shpesh keqinterpretohet si sjellje normale.

Maskimi apo “kamuflimi” — shumë vajza autike përpiqen të fshehin sjelljet ndryshe për t’u përshtatur me shoqërinë që nga mosha 4-5 vjeç.

“Këto vajza janë si kameleonë. Njëra prej tyre më tha: ‘Të tjerët më mendojnë si të çuditshme. Unë përpiqem të kuptoj pse dhe mundohem të mos jem e çuditshme’”, ka thënë profesoresha.

Sipas saj, nuk është diçka e re. Që në vitet ’80, Lorna Wing ka thënë që “Ndoshta vajzat janë më të mira për të fshehur problemet e tyre. Ndoshta ato mësohen të sillen më mirë që herët”. Çfarë do të thotë diagnoza për një vajzë apo grua?

Sipas Rippon, shumë gra që diagnostikohen saktë ndjejnë lehtësim të madh.

“Ishte një moment ku gjithçka filloi të marrë kuptim. Shumë ndjenin pendesë për vitet e humbura, duke menduar si mund të kishte qenë jeta e tyre po të ishin diagnostikuar më herët.”

Ajo ka theksuar se shumë vajza autike duan lidhje sociale, por se kuptojnë “gjuhën e sjelljes shoqërore”, si të ruajnë kontaktin me sy, të mos flasin gjatë për një temë që u intereson vetëm atyre, apo si të qëndrojnë në një grup.

“Një vajzë më tha se është si të jesh e shurdhër nga lindja – nuk e kupton që ekziston ‘zëri i fjalëve’ që të tjerët e përdorin për të komunikuar. E njëjta gjë ndodh me autizmin te vajzat – ato nuk e dëgjojnë gjuhën e sjelljes sociale.”

Si mund të përmirësohet diagnostikimi?

Përfshirja e ndjeshmërisë ndaj shqisave, si veshjet e leshta, dritat e forta a zhurmat e larta që janë më të zakonshme te vajzat.

Këto janë shtuar kohët e fundit në manualin diagnostik. Të krijohen kushte të përshtatshme në shkolla– si p.sh. testime në dhoma të ndara apo përdorimi i kufjeve për të reduktuar stimujt. Edukimi për mirësinë dhe përfshirjen, vajzat që janë të vetëdijshme për refuzimin social ndihen të lënduara. Disa nga intervistat më të dhimbshme, thotë Rippon, ishin me vajza që thonin: “E di që më shohin si të çuditshme”.

A luajnë rol ilaçet? – Rippon ka theksuar se nuk është pro ilaçeve te fëmijët, por që disa probleme si çrregullimet e gjumit apo të tretjes ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës.

“Shumë nga vështirësitë e sjelljes nuk janë të trajtueshme me ilaçe. Ato janë pasojë e ankthit të përhershëm përballë situatave sociale, jo për shkak se kanë nevojë për antidepresivë”, ka theksuar ajo.

A duhet të dëgjohen më shumë njerëzit autikë?

“Është thelbësore që studiuesit të flasin me vetë personat autikë dhe të pyesin: ‘Si është të jesh ti?’” ka shpjeguar Rippon. Ajo mbështet fuqishëm qasjen e hulumtimit pjesëmarrës, ku personat autikë janë pjesë e ekipeve shkencore.

Ata ndihmojnë në formulimin e pyetjeve dhe në interpretimin e përgjigjeve. Rippon rekomandon edhe dokumentarin “Here Come the Girls”, ku gra autike rrëfejnë përvojat e tyre.

Kuriozitete

Dy orë pa kthesa, kjo është rruga më e drejtë në planet

Published

on

Në një botë ku rrugët përshkojnë mijëra kilometra me kthesa të forta e zbritje të rrezikshme, ekziston një segment autostrade ku drejtuesit e mjeteve udhëtojnë për orë të tëra pa lëvizur timonin majtas apo djathtas.

Flitet për Highway 10 në Arabinë Saudite, rruga më e drejtë në botë, që mban rekordin e Guinness-it.

Edhe pse autostrada ka një gjatësi totale prej 1,480 kilometrash, rekordin e vendos pjesa e saj e drejtë, një segment prej 240 kilometrash, pa asnjë kthesë ose pjerrësi të dukshme.

Ky segment lidh zonën e Haradh me Highway 95, duke kaluar përmes shkretëtirës saudite dhe tejkaluar rekordin e mëparshëm të Australisë, ku autostrada Eyre ka një segment të drejtë prej 146 kilometrash.

Highway 10 u ndërtua fillimisht si rrugë private për Mbretin Fahd dhe sot konsiderohet një prej traseve më të pazakonta dhe monotone për drejtuesit e automjeteve.

Udhëtimi në këtë pjesë të autostradës zgjat rreth dy orë pa e lëvizur timonin. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Kuriozitete

Ja pse celulari juaj nuk e do karikimin nga vetura

Published

on

Shumë njerëz përfitojnë nga rruga me makinë për të lidhur telefonin e tyre me hyrjet USB ose bazat e induksionit, në mënyrë që pajisja të karikohet.

Një veprim i përditshëm, por që nuk është një zgjidhje e mirë për jetëgjatësinë e baterisë së celularit.

Duhet të kuptoni që portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë, si p.sh. luajtja e muzikës në pajisjet e vjetra MP3.

Telefonat celularë e “shohin” këtë lloj transferimi të energjisë elektrike të dëmshme.

Për më tepër, amperazhi që lëshojnë këto porta USB është më i ulët se sa i nevojitet celularëve të sotëm, duke bërë të rikarikohen ngadalë.

Rimbushjet shumë të ngadalta, si dhe ato shumë të shpejta, e dëmtojnë baterinë.

Përveç mungesës së amperazhit, një faktor tjetër që shkurton jetëgjatësinë e baterive është se telefonat celularë janë krijuar për t’u rimbushur me karikuesin e tyre origjinal dhe kabllon nga një prizë.

Shumë përdorues përdorin kabllo karikimi joorigjinale për të karikuar telefonin në portën USB të makinës.

Këto kabllo shkaktojnë probleme në qarkun e pajisjes dhe, përveç kësaj, ata nuk e shkëputin daljen e rrymës kur karikimi ka përfunduar. Duke vazhduar të tërheqin rrymë, ato gjithashtu reduktojnë jetëgjatësinë e baterisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Skandal në Kullën e Londrës! Protestuesit hedhin krem mbi Kurorën Mbretërore, arrestohen katër persona

Published

on

Një mëngjes turistik në Kullën e Londrës u shndërrua në incident kur protestuesit hodhën thërrime dhe krem pastiçerie mbi vitrinën ku ekspozohen Kurorët Mbretërorë.

Katër persona u arrestuan nga autoritetet britanike, në bashkëpunim me Policinë e Qytetit të Londrës dhe ekipin e sigurisë së Kullës.

Ata i përkasin grupit Take Back Power, që kërkon krijimin e një asambleje të përhershme qytetare dhe taksimin më efektiv të pasurive të mëdha. Shtëpia e Xhevahireve u mbyll përkohësisht për publikun për shkak të hetimeve.

Kurora Perandorake, e krijuar më 1937 për kurorëzimin e Mbretit George VI, është e zbukuruar me mijëra diamante, perla, safirë dhe smeralde. Incidenti nuk shkaktoi dëme, por ngriti shqetësime mbi sigurinë e trashëgimisë mbretërore.

Protestuesit mbajtën një tabelë me mbishkrimin: “Demokracia ka rënë. Taksoni të pasurit”, ndërsa një punonjës i Kullës ndërhyri menjëherë, duke lejuar arrestimin e tyre para se situata të përshkallëzohej.

Hetimet vazhdojnë dhe seksioni i ekspozitës do të mbetet i mbyllur deri në përfundimin e tyre. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Çfarë është stërvitja e mendjes, si ta praktikoni?

Published

on

Sipas të dhënave, gjatë pandemisë Covid-19, 4 në 10 të rritur raportuan simptoma të depresionit ose ankthit.

Ky numër është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2019, kur raportoheshin vetëm 1 në 10.

Pandemia duket të ketë qenë një nga arsyet kryesore të kësaj rritjeje.

Mënyrat për të trajtuar këto çrregullime mund të jenë individuale ose mjekësore, duke përfshirë konsultimet me psikologë ose psikiatër.

Megjithatë, ka edhe metoda që mund t’i praktikoni për të përmirësuar shëndetin mendor e lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit.

1. Stërvitja e trurit

Psikologu Sutton Smith sugjeron që lojrat janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trurin aktiv dhe për të larguar depresionin.

Lojrat, qoftë elektronike apo të tjera, aktivizojnë zona të ndryshme të trurit që lidhen me motivimin, të mësuarit dhe arritjen e qëllimeve.

Mund të provoni:

Lojëra kompjuterike ose në telefon

Fjalëkryq, sudoku, pazëll, domino, shah

Çdo aktivitet që sfidon mendjen dhe stimulon kreativitetin

Sa më shumë të stërvitni trurin, aq më shumë do të ndiheni të konfidentë dhe të sigurt në vetvete.

2. Shmangni krahasimet

Krahasimi me të tjerët e rrisin ankthin dhe ndjenjat e ulëta të vetëvlerësimit. Fokusohuni tek vetja juaj, pasionet e hobi-t që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mësoni të gëzoheni edhe nga gjërat e vogla, duke i dhënë trurit tuaj arsye për t’u ndjerë i lumtur dhe i lirë.

3. Psikoterapia

Këshillimi profesional dhe psikoterapia janë të rekomanduara për ata që vuajnë nga çrregullime të ankthit dhe depresionit.

Një studim i publikuar në Journal of Personality tregon se mënyra më e mirë për të menaxhuar emocionet negative është të qetësoni veten, edhe kur ndiheni të tensionuar.

Disa teknika të thjeshta:

Numëroni deri në 10

Përsëritni me vete një frazë ose mendim qetësues

Këto praktika ndihmojnë trurin të mësojë të kontrollojë emocionet dhe të mbrojë shëndetin mendor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara