Lajmet

PSD thotë se Washingtoni është një dështim që s’duhet t’i gëzohemi

Published

on

Sipas Partia Socialdemokrate (PSD) takimi i delegacionit të Kosovës dhe Serbisë që përfundoi me një marrëveshje në Washington është një dështim që s’duhet t’i gëzohemi. Bisedimet e zhvilluara në gjatë 3 dhe 4 shtatorit sipas tyre vërtetuan indikacionet për të cilat kishin reaguar se “jemi larg shkëputjes nga Serbia. Çfarëdo marrëveshje e arritur, për t’i kontribuar paqes në rajon e bashkëpunimit midis popujve duhet ta ketë si premisë shkëputjen nga e kaluara e dhunës dhe dominimit”.

Pa shkëputje përfundimtare PSD thotë se s’ka fillim marrëdhëniesh të shëndosha të bashkëpunimit. Më keq se kaq, çfarë u nënshkrua në Uashington nuk e ka as statusin e marrëveshjes. Ato në fakt janë dokumente të njëanshme zotimi.

“Gjithsesi, kjo ngjarje shënon përmbylljen e një rast të shpërdoruar nga papërgjegjësia e klasës politike. Ka 3 vite që kur dialogu me Serbinë është luftë e brendshme politike, thua se çfarë më së shumti i duhet Kosovës është vazhdimi i status-quos. Së këndejmi, Kurti e Haradinaj prijnë në minimin e procesit”, thuhet në reagim.

Postimi o plotë:

Bisedimet e zhvilluara në Uashington gjatë 3 dhe 4 shtatorit vërtetuan indikacionet për të cilat kishim reaguar: jemi larg shkëputjes nga Serbia. Çfarëdo marrëveshje e arritur, për t’i kontribuar paqes në rajon e bashkëpunimit midis popujve duhet ta ketë si premisë shkëputjen nga e kaluara e dhunës dhe dominimit.

Pa shkëputje përfundimtare, s’ka fillim marrëdhëniesh të shëndosha të bashkëpunimit. Më keq se kaq, çfarë u nënshkrua në Uashington nuk e ka as statusin e marrëveshjes. Ato në fakt janë dokumente të njëanshme zotimi.

Gjithsesi, kjo ngjarje shënon përmbylljen e një rast të shpërdoruar nga papërgjegjësia e klasës politike. Ka 3 vite që kur dialogu me Serbinë është luftë e brendshme politike, thua se çfarë më së shumti i duhet Kosovës është vazhdimi i status-quos. Së këndejmi, Kurti e Haradinaj prijnë në minimin e procesit.

Konsekuenca direkte e saj do të jetë vazhdimi i procesit në Bruksel bashkë me ‘Asociacionin’ si perspektivë e si opcion. Kornizat e procesit të Brukselit nuk flasin për njohje reciproke, për më tepër cilido nivel marrëdhëniesh që do të vendoset, ato marrëdhënie do të jenë të lidhura dhe të penguara nga ‘Asociacioni’. Kjo nuk është shkëputje përfundimtare, prandaj pengon bashkëpunimin për të ardhmen.

Delegacioni dhe partitë e koalicionit paska shkuar në Uashington për ta demantuar konspiracionin e Kurtit. Ky është gabim fatal sepse kështu je brenda të njëjtit horizont; sepse duke bërë kështu, pavetëdijshëm ai bëhet morali të cilit duhet t’i përgjigjesh. Ata duhej të ishin atje për të bërë marrëveshje, dhe jo për t’ia dëshmuar dikujt të kundërtën e këtyre pretendimeve.

Përmbajtja e marrëveshjeve megjithatë tregon edhe diçka të re. Serbia nuk është më armikja as kundërshtarja e Shteteve të Bashkuara. Nëse për Kosovën kjo është diçka e natyrshme, pajtimi për ta diversifikuar shfrytëzimin e energjisë dhe për ta ndaluar rrjetin 5G përbënë ngjarje dhe zhvillim të ri në Serbi. Ky është një hap i konsiderueshëm më afër SHBA-së dhe largim i njëjtë me Kinën dhe Rusinë. Ky është ndryshim i Serbisë, siç është edhe ndryshim i SHBA-së. Asgjë nuk është më sikur në vitin 99’. As SHBA, as BE, as Rusia as Kina. Vetëm ne e presim përsëritjen e këtij viti.

Në fund, kur flasim për dëmet dhe rreziqet potenciale, përtej dramës së thikave e shampanjës, duhet shtruar edhe një pyetje. Cili është rreziku i status-quos? A i leverdisë Kosovës ajo? Po rajonit?

Ballkani pa një bashkëpunim rajonal nuk do të zhvillohet. Ky bashkëpunim, për të mos e përsëritur Jugosllavinë duhet të jetë mbi baza barazie. Ndryshe, do të vazhdojmë të bëhemi vegla të gjeopolitikës. Kështu, plasaritjet ekzistuese bëhen konflikte. Prandaj, Kosovës dhe Serbisë i duhet marrëveshja, më parë sesa secilës superfuqi. Prandaj na duhet shkëputja, dhe jo procese që nuk kryhen.

Lajmet

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Lajmet

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Lajmet

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara