Lajmet

​PSD me aksion para Qeverisë, përuron “çeshmen e milionerëve”

Zgjim Hyseni nga PSD-ja tha se këtë çeshme e kanë sjellë këtu kompanitë që përfituan miliona nga ministri Aliu si shenjë nderimi për të.

Published

on

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni në oborrin e qeverisë, ka vendosur një “çeshme të mbushur me para”, me mbishkrim “Për nder të Liburn Aliut, i cili na e lëshoi çeshmën”.

Zgjim Hyseni nga PSD-ja tha se këtë çeshme e kanë sjellë këtu kompanitë që përfituan miliona nga ministri Aliu si shenjë nderimi për të.

“Kjo që po e shihni këtu nuk është kroi i fshatit tonë i bukur e ku kanë qasje të gjithë, kjo këtu është çeshmja e milionereve sepse kroi, çeshmja po rrjedh veç për ta, sepse në Kosovë atyre që e shesin ujin iu falet. Janë mbi 15 milionë euro që janë falë e procesi nuk është zbardh në tërësi, e ato ju kanë falë kompanive milionëshe, këto kompani për nder të Liburn Aliut që iu ka lëshuar çeshmën e kanë sjell si e donë zakoni në shenjë dhe nderim për të, këtë çeshme që po rrjedh. Janë 15 milion euro të falura e procesi nuk është zbardh në tërësi. I kisha lut edhe një herë organet e rendit sepse këtu ka potencialisht shkelje serioze ligjore përveç që po bëhet e qartë për kënd po punon pushteti i Vetëvendosjes”, tha Hyseni

Hyseni ka adresuar pyetje se në mullirin e kujt po e dërgon ujin pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në Kosovë për 20 euro KEDS-i të shkyç nga energjia elektrike, për gjithçka shkon tek përmbaruesi. Mirëpo sa më i madh që je edhe borxhet janë gjasat më të mëdha për me tu fal. Pyetja që duhet të shtrohet që është pyetje politike është se në mulli të kujt po qon ujë pushteti i Vetëvendosjes. Siç ka qenë edhe e ditur ky pushtet që nuk ka sjell asnjë ndryshim as sa i përket mënyrës se si shpërndahet pasuria, as nuk ka bërë tatim progresiv, as nuk ka bërë taksë dividend ka qenë qeshje kohe kur fillon me punu për të mëdhenjtë. Veç një dallim ekziston se për të mëdhenjtë kanë punuar edhe ata më herët këta punojnë për të mëdhatë për mundësisht këto kompanitë e mëdha me mujt me qenë të tyre dhe me i kontrollua, ky është i vetmi dallim midis këtij pushteti dhe pushteteve të mëhershme. Pushteti i Liburn Aliut dhe pushteti që udhëhiqet prej Albin Kurtit nuk punojnë ndryshe thjesht janë në funksion të kapitalit të madh, mundësisht këtë kapital me pas sa ma shumë në kontroll”, përfundoi Hyseni.

Vendi

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të këtij programi, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre akademik e profesional.

Organizatorët e Konferencës, Dekani i Fakultetit, Visar Krelani, profesorët: Hazir Çadraku dhe Bekim Selimi, theksuan se organizimi i aktiviteteve të tilla shkencore kontribuon në avancimin e dijes, shkëmbimin e përvojave ndërmjet studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional.

Po ashtu, u bë e ditur se pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë njohjen e pikëve nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës duhet të aplikojnë pranë Odës duke bashkëngjitur certifikatën e pjesëmarrjes, agjendën e konferencës si dhe licencën e tyre profesionale. Përmes këtij procesi, atyre u mundësohet që angazhimi i tyre shkencor të njihet zyrtarisht dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional.

Organizatorët nënvizuan rëndësinë e përfshirjes së studentëve dhe hulumtuesve të rinj në konferenca ndërkombëtare, duke theksuar se këto platforma shërbejnë si mundësi për prezantimin e punimeve shkencore, zhvillimin e rrjeteve profesionale dhe rritjen e cilësisë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ne takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin e tij.

Në këtë takim u diskutua për tema me interes të përbashkëta për dy vendet, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.

Pasi vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata”, thuhet ne komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje, Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.

Continue Reading

Vendi

Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik

Published

on

By

Ambasadori i Australisë në Kroaci dhe ambasador jo-rezident në Kosovë, Richard Mason Rodgers, realizoi një vizitë të veçantë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, ku u prit nga Rektori, Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik e profesional i institucionit.

Rektori Hajrizi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke e cilësuar këtë takim si një hap konkret drejt bashkëpunimeve të reja strategjike.

Gjatë vizitës, Ambasadori Rodgers u njoh nga afër me kapacitetet teknologjike, laboratorët e avancuar dhe projektet inovative që zhvillohen në këtë qendër unike në rajon.

Me këtë rast, u diskutua për mundësitë e konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe kompanive australiane me UBT-në dhe Kosovën, me fokus të veçantë në inovacion, kërkim shkencor dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë.

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri Rama niset drejt Washingtonit për themelimin e Bordit të Paqes

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washington, D.C., në përgjigje të ftesës së Presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, raporton A2CNN.

Ceremonia do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Presidentit Trump, një moment ky që shënon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shqipërisë në këtë nismë, pas mungesës në takimin e parë ku rajoni u përfaqësua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministria bëri me dije se, pak ditë më parë, Rama deklaroi prerë se Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por do të kontribuojë me dinjitetin dhe respektin ndërkombëtar që ka fituar deri në këtë nivel të lartë diskutimi mbi të ardhmen e paqes.

Ky bord, i cili përbëhet nga 27 anëtarë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, synon forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe promovimin e një qasjeje të re për zgjidhjen e konfliktit global.

Trupi në fjalë është i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit në Gazë, si dhe për të kontribuar në qeverisjen dhe rindërtimin e zonës. Megjithatë, kjo nismë vjen në një klimë diplomatike komplekse, pasi pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian ende nuk i janë bashkuar këtij bordi. /A2CNN/

Continue Reading

Të kërkuara