Shëndet

Provoni këto këshilla për të hequr rrathët e errët nën sy

Këto janë disa ilaçe në kushte shtëpie, produkte për kujdesin e lëkurës dhe trajtime mjekësore.

Published

on

Rrathët e zinj poshtë syve mund të mos jenë një problem serioz shëndetësor, por mund t’ju bëjnë të dukeni të lodhur ose më të vjetër. Qarkullimi i dobët i gjakut të oksigjenuar, gjumi i parregullt ose stresi mund të jenë arsye për rrathët e errët nën sy.

Këto janë disa ilaçe në kushte shtëpie, produkte për kujdesin e lëkurës dhe trajtime mjekësore për të kuruar rrathët e errët nën sy:

Blefaroplastika ose Kirurgjia e Qepallave

Blefaroplastika ose kirurgjia e qepallave kryhet për të hequr lëkurën, yndyrën dhe muskujt e tepërt nga qepallat e sipërme dhe për të reduktuar tharjen nga qepallat e poshtme. Kirurgjia njihet edhe si ngritës i syve.

Flini sa duhet

Bëni gjumin e nevojshëm për të shmangur fryrjen e syve. Gjithashtu aplikoni trajtime të fytyrës, hidratues specifik për lëkurën dhe përmbajuni ushqimeve dhe konsumimit të ujit. Kështu do të keni lëkurë më të fortë e pamje më të re, dhe gjithashtu so të zbuten rrudhat që çojnë në rritjen e elasticitetit të lëkurës, shkruan News18, transmeton Klankosova.tv.

Provoni me mjete në kushte shtëpie

Mjetet shtëpiake si aplikimi i qeseve të çajit të freskët në sy ose aplikimi i lëngut të kastravecit dhe lëngut të patates do të ndihmojnë në rinovimin e lëkurës në një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Antioksidantët si acidi askorbik, acidi kafeik dhe silici brenda kastravecit reduktojnë errësirën poshtë syve.

Përdorni një korrektor nën sy për mbulim të shpejtë

Nëse do të shkoni në një festë dhe po ju mungon koha, mund t’i fshehni rrathët e zinj dhe sytë e fryrë me grim. Vendosja e një korrektori poshtë syve do ta bëjë atë më pak të dukshëm. Mos harroni të hidratoni lëkurën tuaj përpara se të vendosni një korrektor.

Përdorni vaj bajame dhe vitaminë E

Përdorimi i vajit të bajames së bashku me vitaminën E mund të zvogëlojë rrathët e zinj nëse përdoret me kalimin e kohës. Ju mund ta masazhoni këtë përzierje nën sy para se të shkoni në shtrat.

Shëndet

Shijoni vjeshtën me 5 ushqime kryesore për energji dhe shëndet

Published

on

Vjeshta është stina ideale për fruta, perime dhe ushqime nëntokësore që ndihmojnë në humbjen e kilogramëve, mbrojtjen e zemrës dhe forcimin e imunitetit.

Kungulli i artë – i njohur si mbreti i vjeshtës, mund të përdoret në byrek, supa apo ëmbëlsira. Mund të piqet në furrë dhe të shoqërohet me kajmak dhe arra, duke shijuar vlerat e tij të pasura ushqyese.

Kërpudhat – të pasura me vitaminë B, selenium, zink dhe kalium, ofrojnë energji, pak kalori dhe mbrojnë zemrën falë vlerave antioksiduese.

Lulelakra – një perime super e shëndetshme me vitamina B, C, K, Omega-3 dhe fibër. Përmban sulforafan, substancë që ndihmon në luftimin e qelizave të dëmshme dhe përmirëson tretjen.

Molla – fruti i shëndetshëm që mbron zemrën dhe ul rrezikun e diabetit tip 2. Konsumi i dy mollëve në ditë përmirëson kolesterolin dhe ul sheqerin në gjak.

Dardha – e pasur me fibër, vitamina B2, C, E, bakër, kalium dhe antioksidantë. Konsumimi i saj, veçanërisht me lëkurë, ndihmon në rregullimin e sheqerit dhe mirëmbajtjen e peshës trupore.

Vjeshta sjell bollëk të ushqimeve që janë të shijshme dhe njëkohësisht të dobishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Studim: Konsumimi i tepërt i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rënien e flokëve

Published

on

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i madh i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rrezik më të lartë për rënien e flokëve.

Dieta dhe ushqimi luajnë rol në shëndetin e flokëve, veçanërisht marrja e mjaftueshme e vitaminës D dhe hekurit, ndërsa kufizimi i alkoolit e pijeve të gazuara mund të jetë i dobishëm, shkruajnë studiuesit nga Universidade do Porto në Portugali, raporton The Independent.

Këto përfundime bazohen në të dhëna të mbledhura, sipas të cilave konsumimi i pijeve të ëmbla lidhet me rrezik më të lartë të rënies së flokëve, sidomos te burrat. Inflamacioni i shkaktuar nga sheqernat e thjeshta shihet si një nga faktorët që kontribuon në këtë dukuri.

Një studim i vitit 2023 nga Universiteti Tsinghua tregoi se konsumimi i 11 kënaçeve pije të ëmbla në javë (mbi 3,500 ml) rrit rrezikun e rënies së flokëve te burrat. Autorët theksuan se të dhënat ishin të vetëraportuara nga 1,028 pjesëmarrës, ishte e vështirë të përcaktohej një lidhje shkakësore direkte.

Studimet tjera e kanë përforcuar këtë lidhje. Një kërkim i vitit 2016 tregoi se ushqimet e përpunuara me sheqerna të thjeshta mund të jenë faktor indirekt i lidhur me rënien e flokëve, pasi rrisin prodhimin e sebumit — substancë yndyrore që hidraton skalpin dhe flokët.

Teprica e sebumit krijon kushte për shumimin e baktereve, duke shkaktuar inflamacion dhe irritim që kontribuojnë në humbjen e flokëve.

Studiuesit sugjerojnë se ndërhyrjet në mënyrën e ushqyerjes janë të rëndësishme për parandalimin e menaxhimin e alopecisë e rënies së flokëve, theksojnë se nevojiten studime për të kuptuar këto lidhje dhe për të dhënë udhëzime të bazuara në prova për shëndetin e flokëve.

Rënia e flokëve lidhet me alopecinë androgjenetike, e njohur ndryshe si tullaci e trashëguar, që prek si burrat, ashtu edhe gratë.

Sipas Mayo Clinic, ekzistojnë trajtime efektive, duke përfshirë medikamentet si Propecia për burrat dhe Rogaine për të dy gjinitë, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Në disa raste, flokët mund të rriten përsëri edhe pa trajtim.

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D lidhet me uljen e ashpërsisë së alopecisë e përmirësimin e rritjes së flokëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A i’a vlen të lahet orizi para gatimit?

Published

on

Ekspertët shprehin se larja e orizit bën një ndryshim të dukshëm, sidomos tek orizi kokërr gjatë.

Shpëlarja largon papastërtitë e grumbulluara gjatë paketimit dhe, më e rëndësishmja, eliminon niseshten që mbulon sipërfaqen e kokrrës dhe shkakton ngjitjen e tij.

Për shpëlarjen mund të përdoret një enë qelqi ose një kullesë. Në fillim, uji i larjes do të duket i turbullt, por pas disa shpëlarjesh ai do të bëhet i pastër. Ky proces ndihmon që pilafi të jetë i lirë dhe kokrrat të mos ngjiten me njëra-tjetrën.

Megjithatë, ky rregull nuk vlen për gatime si rizoto me perime ose mish, ku orizi duhet të jetë më i qullët dhe kremoz.

Kremoziteti i rizotos mbështetet pikërisht në niseshten e sipërfaqes së kokrrës.

Ekspertët theksojnë se në disa paketime, orizi mund të përzihet me shtresë pluhuri për të parandaluar lagështinë.

Ky pluhur zakonisht nuk është i dëmshëm, por nuk është i dëshirueshëm në gatim.

Ekziston edhe një debat se larja e orizit largon disa ushqyes. Megjithatë, orizi i bardhë është i përpunuar dhe i pastruar nga shumica e nutrientëve, prandaj larja nuk ka një ndikim të madh në këtë aspekt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Avokado: sekret i natyrës për çrregullimet hormonale

Published

on

Edhe pse avokado ka mbërritur më vonë në tregun tonë krahasuar me Evropën dhe pjesë tjera të botës, ai është bërë shpejt një nga frutat më të çmuara për shëndetin.

Ky frut i mrekullueshëm mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit hormonal, humbjen e peshës dhe mbrojtjen kundër kancerit.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Ndihmon në balancimin e lipideve në gjak falë acideve yndyrore të shëndetshme që përmban. Një avokado mesatare përmban 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% poli të ngopura dhe 16% të ngopura. Konsumi i rregullt përmirëson qarkullimin e gjakut e ndihmon në pastrimin e arterieve dhe venave.

Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

Vitamina dhe acidet Omega-3 tek avokado mbajnë lëkurën të shëndetshme, ndihmojnë në balancimin e nivelit të sebumit. Avokado është hidratues i shkëlqyer për skalpin dhe flokët, ndërsa luteina që përmban mbron dhe forcon shikimin.

Parandalon kancerin

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Nutrition and Cancer, fitokimikët në avokado kanë efekt të fuqishëm dhe ndihmojnë në mbështetje të trajtimeve për pacientët me kancer të gojës. Po ashtu, antioksidantët karotenoidë të avokados mund të pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të lëkurës.

Ndihmon në humbjen e peshës

Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura me yndyrna të shëndetshme, përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye, avokado është një shtesë ideale në regjimet dobësuese.

Balancimi i hormoneve

Acidet yndyrore esenciale që gjenden tek avokado ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë pozitivisht në funksionin riprodhues dhe atë njohës. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara