Lajmet
Protestuesit në Ferizaj hedhin ngjyrë mbi policët
Published
3 years agoon
By
UBT news“Dënim maksimal për Arbër Sejdiun”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, “Poshtë institucionet patriarkale”, Jeta e grave hajgare për policinë”, janë disa nga thirrjet që po bëhen nga protestuesit para Stacionit Policor në Ferizaj. Kjo pas vrasjes së 18-vjeçares me inicialet M.O.
Protestuesit po hedhin ngjyrë të kuqe në drejtim të policëve.
Më tej po vazhdojnë me brohoritjet- “policia i ka duart me gjak”.
Lajmet
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog
Published
25 mins agoon
November 15, 2024By
UBTnewsBashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në veri të Kosovës të lidhura me funksionimin e shërbimeve që mbështeten nga Serbia. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, tha se këto çështje duhet të adresohen në kuadër të dialogut të Brukselit për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi në dijeni për raportet për arrestimin e një drejtori serb të shkollës në Kosovë. Unë mund të rikujtoj se BE-ja ka qenë shumë, shumë e qartë se statusi dhe tranzicioni i disa shërbimeve të mbështetura nga Serbia, sidomos sistemi shkollor dhe edukativ, duhet të adresohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, paralelisht me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është obligim i kamotshëm i autoritetvee të Kosovës”, tha Stano, duke bërë thirrje për përmbajtje nga hapat e njëanshëm.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka ndërmarrë disa veprime në veri, që janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar. Ekzekutivi kosovar ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucione paralele, duke thënë se kanë cenuar kushtetutshmërinë e Kosovës.
Në shtator të këtij viti, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet arsimore dhe shëndetësore në veri, që funksionojnë sipas sistemit serb, aktualisht, nuk kërcënohen nga mbyllja e mundshme, por shtoi se serbët e Kosovës “duhet të jenë të gatshëm për një skenar që nuk do të na pëlqejë”.
“Hapat e njëanshëm që zvogëlojnë qasjen në këto shërbime, në shëndetësi apo shkollim, do të kishin efekt negativ në jetën e përditshme të njerëzve dhe në kushtet e jetës për serbët dhe komunitete tjera në Kosovë. Ky do të ishte dështim i Kosovës në respektimin e obligimeve nga procesi i integrimit të Kosovës”, tha Stano.
Duke u përgjigjur në pyetjet rreth kërcënimeve të Serbisë se mund të tërhiqet nga dialogu, Stano tha se dialogu është kusht si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë në procesin e integrimit në BE. Ai tha se nuk përparim në dialog, nuk do të ketë përparim as në procesin e integrimit.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja bazohet në nevojën dhe gatishmërinë e të dyja palëve për të arritur një marrëveshje me ndihmë e BE-së. Kjo është diçka që palët kanë kërkuar dhe që është mbështetur nga BE-ja dhe nga Kombet e Bashkuara. Pra, ne do ta lehtësojmë dialogun për aq sa palët do të jenë në dialog dhe për aq sa ato do të jenë të interesuara për procesin e anëtarësimit në BE. Nëse nuk do të ketë dialog nuk do të ketë proces të integrimit”, tha Stano.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Procesi, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, synon normalizimin e raporteve mes vendeve. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica nga to nuk janë zbatuar./REL/
Lajmet
Kuvendi me seancë të hënën, Osmani pritet tu adresohet deputetëve
Published
1 hour agoon
November 15, 2024By
UBTnewsKuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën më 21 nëntor do të mbahet seancë plenare.
Në këtë seancë është paralajmëruar vetëm një pikë e rendit të ditës, “adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”.
Kjo seancë është paralajmëruar të mbahet nga ora 09:30.
Lajmet
Kurti: Qeveria është për familjen, synojmë barazinë dhe nxitjen e punësimit
Published
2 hours agoon
November 15, 2024By
UBTnewsQeveria e Kosovës ka lansuar skemën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale, duke subvencionuar 70 për qind të pagës së tyre për gjashtë muaj. Po ashtu, të njëjtit, nuk do të largohen automatikisht nga skema sociale.
Kryeministri Albin Kurti tha se kjo masë synon barazinë dhe nxitjen e punësimit.
“Në lansimin e projektit për reformën e asistencës sociale premtuam një program i cili synon barazinë dhe nxitjen e punësimit. Premtimin për reformë që pikësynim ka barazinë shoqërore e kemi realizuar duke hequr kriteret diskriminuese dhe duke prezantuar teste të reja të varfërisë. Si rezultat, në fillim të këtij muaji, 1824 familje në nevojë përfituan mbështetje financiare duke u bërë kështu pjesë e grupit të parë të përfituesve. Premtimin e dytë për nxitjen e punësimit po e realizojmë duke mos larguar automatikisht nga skema ata që punësohen, por duke inkurajuar dhe mbështetur integrimin e tyre në tregun e punës. Nëse në të kaluarën familjet me asistencë sociale punësimin e kanë parë si kërcënim për largim nga skema e asistencës sociale, sot duhet ta shohin si mundësi që të sigurojnë të ardhura të nevojshme për të mos pasur nevojën për skemën… Kjo realizohet në dy faza. Faza e parë përfshinë subvencionimin e 70 për qind të pagës së punëtorit për 6 muaj me radhë. Si mbështetje shtesë nëse punësimi vazhdon edhe për 6 muaj të tjerë punëdhënësi do të përfitojë gjithashtu një pagesë të njëhershme”, tha ai.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se përmes kësaj skeme synohet inkurajimi i punësimit të anëtarëve të familjeve përfituese të asistencës sociale. Ai dha edhe detaje sa do të jetë subvencionimi i pagës për një punëtor për gjashtë muaj, si dhe shuma e tjetër për gjashtëmujorin e dytë.
“Ne inkurajojmë punësimin dhe ky është hapi i dytë. Të gjitha familjet që janë përfituese të skemës së asistencës sociale përmes këtij projekti e kanë obligim që të regjistrohen si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit të gjithë ata persona që janë të aftë për punë. Persona nga 18 deri 64 vjet duhet të regjistrohen si punëkërkues në mënyrë që këshilltarët që i kemi këtu do të bëjnë ndërmjetësimin e punësimit për këta persona… Secilit biznes që angazhon të punësuarit nga kjo skemë për 6 muajt e parë i paguhet 70 për qind e pagës apo deri 350 subvencionim apo deri 500 euro paga bruto nëse e marrim si pagë. Kurse për gjashtë muajt e dytë, nëse vazhdon punësimi më tutje, është paraparë që në fund të periudhës së gjashtëmujorit të dytë të jepet edhe një 20 për qind i të gjitha pagave të gjashtë mujorit të dytë”, deklaroi Murati.
Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, tha se investimi në familjet me asistencë sociale nuk është vetëm një përgjegjësi morale, por edhe një strategji e qëndrueshme për secilin vend.
“Përmirësimi i cilësisë së jetës për njerëzit e Kosovës është një prioritet për Bankën Botërore. Parimet udhëzuese për të mbështetur Qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e sistemit social është vendimtar për të arritur objektivat e përbashkëta. Ky program, i cili përfshin mbështetjen për familje me asistencë sociale dhe programet e punësimit, luan një rol esencial për të ndihmuar familjet kosovare që janë në krizë… Investime në sistemin e mbrojtjes sociale nuk është vetëm një përgjegjësi morale, por është një strategji e qëndrueshme dhe shëndetshme”, tha ai.
Lajmet
Federata rumune u tregon tifozëve se si të sillen në ndeshjen me Kosovën
Published
3 hours agoon
November 15, 2024By
UBTnewsFederata Rumune e Futbollit ka renditur rregullat e sjelljes për tifozët që do të ndjekin ndeshjen Rumani – Kosovë sonte në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Shikuesit që do të ndjekin këtë lojë, në “Arenën Kombëtare”, janë të detyruar të sillen në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e përcaktuara në këtë tekst. Shkelja e tyre mund të çojë në evakuimin e shkelësit nga brenda stadiumit, mund të shkaktojë zbatimin e ndalimit të hyrjes në arenat sportive në Rumani dhe mund të tërheqë – sipas rastit – përgjegjësi civile, disiplinore, kontravencionale ose penale.
Këto janë rregullat që duhet t’i respektojnë tifoët:
të respektojë rreptësisht masat e vendosura nga organizatorët dhe forcat e rendit.
të paraqesë, me hyrjen në arenë, dokumentet e hyrjes; me kërkesë të forcave të rendit/stjuardëve, ata janë të detyruar të paraqesin materialet reklamuese vizuale që gjenden në to.
të mos prezantojë në ambientet e arenës asnjë lloj mbishkrimi, embleme, pankarta, pankarta, postera ose mbështetje të tjera që përmbajnë tekste, shkronja, simbole, slogane, imazhe ose tekste;
lejohen vetëm flamujt e katër finalistëve/klubeve, flamuri kombëtar i Rumanisë me gjatësi maksimale 1 m dhe diametër maksimal 1 cm, si dhe banderola identiteti të fraksioneve.
për të mos futur apo vendosur shenja, për të mos brohoritur parulla me karakter politik.
t’i nënshtrohet kontrollit organik përmbledhës; refuzimi për t’u kontrolluar sjell ndalimin e hyrjes në stadium për atë ndeshje.
të mos hyjë në ambientet e stadiumit nën ndikimin e drogës dhe substancave psikotrope, në gjendje të dukshme të dehjes, të mos futë apo konsumojë pije alkoolike në stadium;
të mos pini duhan në tribuna; ndalimi vlen edhe për njerëzit që përdorin cigare elektronike. Pirja e duhanit lejohet vetëm në vendet e rregulluara posaçërisht në zonat tregtare/kioskat e dy tribunave dhe dy lëndinave.
të mos hedhin objekte të çdo lloji ose lëndë gërryese ose ndotëse mbi spektatorët, zyrtarët, lojtarët, forcat e rendit ose në drejtim të sipërfaqes së lojës.
të mos kryejë akte, akte ose gjeste të turpshme, të mos shqiptojë ose të këndojë fyerje, fjalë ose shprehje fyese ose vulgare, si dhe kërcënime të tjera të akteve të dhunës ndaj spektatorëve të tjerë, zyrtarëve, lojtarëve ose pronës së tyre; të mos këndojnë refrene fyese apo shpifëse.
të mos kërcënojë forcat e rendit me akte dhune.
të mos posedojnë fishekzjarrë ose materiale të tjera piroteknike që lëshojnë zjarr, tym ose gaz.
të mos provokojë apo marrë pjesë në skandale apo akte dhune që shkaktojnë vuajtje fizike, të mos bërtasë fyerje apo shprehje vulgare ndaj spektatorëve, zyrtarëve apo lojtarëve të tjerë.
të mos përfshihet në asnjë lloj diskriminimi racor, etnik apo fetar, të mos promovojë në asnjë mënyrë personat fajtorë për krime kundër paqes dhe njerëzimit apo ndjekës të ideologjisë fashiste.
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog
Jetëgjatësia, shtoni 9 vjet të jetën suaj me vetëm një lëvizje
Kuvendi me seancë të hënën, Osmani pritet tu adresohet deputetëve
Kurti: Qeveria është për familjen, synojmë barazinë dhe nxitjen e punësimit
Studentët e Media dhe Komunikimit në UBT vizitojnë bibliotekën, radion dhe shtypshkronjën e kampusit për praktikën gazetareske
Federata rumune u tregon tifozëve se si të sillen në ndeshjen me Kosovën
FFK ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshje Rumani-Kosovë
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut caktojnë ditën për mbledhjen e përbashkët
Komuna e Prishtinës i reagon ashpër MKRS-së, dëmtoi hapësirat afër Teatrit Kombëtar
Të kërkuara
-
Bota2 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman