Lajmet

Protestojnë ukrainasit në Londër

Disa nga ta mbajnë pankarta me mbishkrimet “terrorist” dhe “vrasës” duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Published

on

Duke valëvitur flamurin kombëtar blu dhe të verdhë të Ukrainës dhe me slogane kundër Rusisë, disa qindra mbështetës pro-ukrainas janë mbledhur në Whitehall përballë Downing Street në Londër, raporton BBC, përcjell UBTNews.

Disa nga ta mbajnë pankarta me mbishkrimet “terrorist” dhe “vrasës” duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Turma heshti derisa himni kombëtar i Ukrainës intonohej. Pastaj shpërthyen duartrokitjet dhe brohoritjet: “Stop Putin. Ndalo luftën”.

Olga Smith, një muzikante, artiste dhe mësuese, u zhvendos në Londër nga Ukraina pesë vjet më parë. Vajza e saj është ende aty, së bashku me katër nipërit e saj. Olga thotë se vajza e saj e telefonoi në orët e hershme të mëngjesit për t’i treguar se pushtimi ka filluar dhe se rajoni po bombardohej. Por ajo thotë se kjo nuk filloi sot.

“Po ndodhte qe tetë vjet. Perëndimi duhet të bëjë më shumë për ta ndalur Putinin tani, sepse nëse nuk veprojnë, ai nuk do të ndalet”, deklaroi ajo mes tjerash./UBTNews/

Lajmet

Kurti shmang pyetjet për votat dhe dështimin e seancës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me dështimin e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti u shmang pyetjeve të gazetarëve, përfshirë ato që lidhen me përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e institucioneve të reja.

Përballë interesimit të mediave, Kurti nuk dha asnjë koment, ndërsa mbetet e paqartë nëse shumica parlamentare do të sigurohet deri në seancën e radhës të paralajmëruar për 19 prill.

Continue Reading

Lajmet

Kusari – Lila: Dialogu mes partive politike, opsion për tejkalimin e bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka kritikuar partitë PDK, LDK dhe AAK për bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja, duke e konsideruar përgjegjësinë e këtyre partive në këtë bllokadë.

Kusari – Lila ka theksuar se, nëse vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit, duhet shqyrtuar mundësia e një dialogu mes partive politike, përfshirë ftesën për diskutimin e veprimeve të ardhshme.

Ajo e cilësoi të pakuptimtë që partitë që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar po hezitojnë të pranojnë mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Lajmet

Kadrijaj: Ndërprerja e seancës është antikushtetuese dhe antiligjore

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive, duke thënë se kishin pritur që seanca të vazhdonte dhe të kalonte në votim.

Ajo e cilësoi ndërprerjen e seancës si antikushtetuese dhe antiligjore, duke shtuar se kryesuesi duhej ta kishte hedhur raportin në votim.

“Pas konstatimit të numrit të deputetëve të pranishëm, u tha se nuk kishte konsensus. Ky veprim është antikushtetues dhe antiligjor. Kryesuesi duhej të kishte hedhur raportin në votim sot,” ka theksuar Kadrijaj.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: Lëvizja Vetëvendosje po zvarritë seancën konstituive për pazare politike

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po e zvarritë procesin e seancës konstituive me qëllim të zhvillimit të pazareve politike.

Pas ndërprerjes së seancës, e cila do të vazhdojë më 19 prill, Krasniqi theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të fitojë kohë për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve.

“Këta nuk kanë shumicë parlamentare dhe, pasi nuk e kanë, po përpiqen të blejnë kohë për të bërë pazaret e tyre,” tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara