Lajmet

​Protestojnë regjistruesit e popullsisë, shprehen të pakënaqur me mënyrën e pagesave

Published

on

Me dhjetëra regjistrues të popullsisë kanë protestuar para Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me mënyrën e pagesave, për çka kanë kërkuar që sa më parë të rishikohen pagat e tyre dhe të paguhen në bazë të kontratës së nënshkruar.

Një nga organizatoret e kësaj proteste, Lirije Aliu ka kërkuar nga ASK-ja që të respektohet kontrata e nënshkruar dhe të korrigjohen gabimet në pagesa.

“Arsyeja pse kemi dalë sot këtu është sepse jemi të pakënaqur me pagat që na janë servuar në bazë të regjistrimit të popullsisë. Pas bisedës e sipër me të nderuarin Yll Shala erdhëm në një konkludim që është formuar një komision që do të rishikohen prej A deri në Zh të gjitha ankesat që janë bërë nga fillimi dhe në rast se ka pasur diçka parregullsi në bazë të pagesave që është dashur të bëhen dhe tash nëse është bërë ndonjë parregullsi, i nderuari na i dha fjalën që shumë shpejt do të shqyrtohen dhe çfarë ka pasur gabime, paret do të dalin në kontot tona”, tha ajo.

Para dy ditëve, ajo shtoi se është formuar një grup i ankesave dhe numri i regjistruesve që kanë pakënaqësi të tilla është rreth 200.

“Për momentin është krijuar një grup i ankesave ku ka arritur afër 200 janë të pakënaqur. Sigurisht që ende dhe të tjerë nuk e kanë marrë informatën që është sot një lloj i protestës për shkak të pagave. Kështu që ne u koordinuam që sa më shpejt të jetë e mundur do të rishikohen edhe një herë pagesat dhe do të vendosen pagesat në bazë të punës që e kemi bërë…Nëse ASK nuk na përgjigjet në periudhë shumë të shkurtër, ne do të vazhdojmë me kërkesa të tjera në insistanca më të larta”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, Ylli Shala i cili është menaxher i projektit të regjistrimit theksoi se është formuar një komision, ku do të shqyrtohen të gjitha ankesat e regjistruesve.

“Menjëherë e kemi formuar komisionin i cili është duke shqyrtuar të gjitha ankesat e regjistruesve dhe gjitha pagesat që janë bërë. E kemi edhe një pjesë të stafit të cilin ende nuk e kemi paguar, jemi në proces sot ose nesër finalizohen edhe ato. Por do të ku bashkangjitet edhe nëse vërehet se ka ndryshime në pagesa edhe në këtë pjesën të cilin e përmendi edhe Liria. Ne si ASK e kemi bërë një kontratë me regjistruesit dhe mbrapa asaj kontrate qëndrojmë dhe çka do që del jemi të gatshëm t’i paguajmë pa asnjë problem”, theksoi ai.

Ai theksoi se komisioni do të verifikojë se nëse në pagesat e këtyre regjistruesve ka pasur gabim teknik apo në përllogaritje të pagës. Regjistrimi i popullsisë ka nisur më 5 prill dhe përfundoi më 17 maj të këtij viti.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar të gjithë regjistruesit e angazhuar gjatë Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) se ka formuar një Komision që do të merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara