Lajmet

Protestojnë punëtorët teknikë të spitaleve: Jemi diskriminuar nga qeveria

Thonë se kërkesa e vetme tash e sa muaj mbetet pagesa shtesë.

Published

on

Parullat me mbishkrimet “Kush ua dha shkollën e diskriminimit”, “Nuk tolerojmë diskriminimin njerëzor”, dhe disa uniforma të punëtorëve teknikë të spitaleve kanë mbetur në rrethojat e Ministrisë së Shëndetësisë. Në shenjë revolte ata kanë protestuar para këtij objekti, për mos-përfshirjen e kësaj kategorie në stimulimin me nga 60 euro nga Qeveria e Kosovës. Nga ora 11 deri në orën 12 këta punëtorë nuk kanë ofruar shërbime në spitalet ku punojnë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se kërkesa e vetme tash e sa muaj mbetet pagesa shtesë, ashtu siç është vendosur për mjekët dhe infermierët.


“Që nga sot po fillojmë një përshkallëzim të protestave dhe grevave. Qëllimi kryesor i kësaj proteste është ku kjo protestë ka shtrirjen në gjithë nivelin e Kosovës. Ju njoftoj që në të gjitha spitalet në Qendër të Mjekësisë Familjare dhe në ambulantë sot në orën 11:00 deri në orën 12:00, punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik, nuk do të kryejnë shërbimin e tyre për një arsye, pasi që Qeveria e Kosovës ka bërë një diskriminim të madh që është bërë për një benificion shtesë për infermierët me 60 euro. Ne mendojmë se ata meritojnë edhe më shumë. Megjithatë, e gjithë ironia është se ne në të njëjtën objekt, në të njëjtën ndërtesë punojmë bashkërisht dhe ndoshta jemi shumë më të rrezikuar se mjekët dhe infermierët”, ka theksuar ai.

Për këtë, theksoi se për kaq muaj kanë kërkuar takim me ministrin e shëndetësisë dhe me ministrin e financave dhe kryeministrin, por, që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Kjo është protesta e fundit me të cilën do të merremi. Sepse pas kësaj proteste, nëse nuk do të ketë lëvizje pozitive ne do të jemi të obliguar pa dashje që të futemi në grevë. Dhe sigurisht greva do të kushton edhe për neve edhe për punëtorët, por edhe në veçanti për MSh-në, por edhe për pacientët”, ka shtuar ai.

Edhe Sabri Ejupi, përfaqësues i sektorit të sigurimit në QKUK, e quan diskriminuese mospërfshirjen e sektorit të sigurimit në pagën stimuluese.

“Jemi diskriminuar ne punëtorët e sigurimit dhe kështu që për këtë nuk kemi koment. Kemi telashe, vjen pacienti në dhomë, është mjeku, infermieri, së pari do të kalojë nga punëtori i sigurimit. Sigurimi diskriminohet në atë masë sa që nuk ka koment, pse të anashkalohemi ne. Duam të dimë pse, edhe ne jemi njerëz, edhe ne kemi pasur raste të infeksionit kemi çuar në shtëpi. Ka pasur raste që i ka vdekur familjari”, u shpreh ai.

Zejnije Vranovci, e cila punon në Spitalin e Gjilanit tha se shteti po ju bën diskriminim njerëzor.

“Ne punën më të madhe e bëjmë në spital. E kam pasur COVID-in, 21 ditë kam qëndruar në spital, 600 euro më kanë shkuar, duke blerë antibiotikë, fraksiparina e barna të tjera. Unë COVID-in e kam marrë në spital duke i pastruar dhomat me pacientë me COVID. E sot nuk e gëzojmë asnjë të drejtë, pse? Jemi punëtorë të mirëmbajtjes. Pa hy unë me pastruar dhomën dhe dyshemenë e shtratin ku qëndron pacienti me COVID, mjeku nuk mund të hyjë të bëjë vizitën dhe infermieri me dhënë terapinë”, u shpreh ajo e mllefosur.

Në kohën që po protestonin kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve shëndetësor, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ka takuar protestuesit.

Më pas, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Kosovës, theksoi se në këtë takim u tha se këto kërkesa do të adresohen. Ai ka ftuar punëtorët të kthehen në punë deri në kohën kur do të merret një vendim nga institucionet.

Në gusht të këtij viti, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të ndajë pagesë shtesë prej 10 për qind për punëtorët shëndetësor.

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara