Lajmet

​Protestojnë ish-punëtorët e ”Llamkosit”, kërkojnë 13 pagat e papaguara

Hasani tha se janë rreth 487 punëtorë të cilët nuk i kanë marrë pagat për të cilat kanë punuar.

Published

on

Ish-punëtorët e ish-fabrikës “Llamkos” në Vushtrri kanë protestuar para Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në Prishtinë, për shkak siç thonë borxhit të pashlyer ndaj tyre.

Ish-punëtorët për të cilën po kërkojnë të kompensohen 13 pagat e papaguara në periudhën 2008/2009 janë në shumë të përgjithshme prej mbi 3.5 milionë euro.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve “Llamkos”, Ragip Hasani tha se janë rreth 487 punëtorë të cilët nuk i kanë marrë pagat për të cilat kanë punuar, derisa disa prej tyre nuk jetojnë më e disa janë jashtë Kosovës.

Hasani tha se kanë mbajtur takimin me përfaqësuesit e AKP-së, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur në lidhje me mospagesën e këtyre mjeteve. Ai tha se arsyetimi i AKP-së është se mjetet e ish-punëtorëve janë të bllokuar nga Dhoma Speciale.

“Kërkesat tona të punëtorëve ish-“Llamkos” janë pagimi pagave 31 për qind nga borxhi ka mbet prej 13 pagave të papaguara. Kemi pas 13 paga, na kanë mbet prej vitit 2008 deri 2009 dhe ne kemi fituar, kemi vendimin që AKP-ja na ka dhënë, mirëpo nuk na i kanë paguar AKP-ja, çdo herë kanë neglizhuar se Dhoma e posaçme nuk po lejonin. Kemi qenë në Dhomën e Posaçme, kemi dërguar email-in, konfirmimin e AKP-së se kemi drejt me ndarë mjetet, mirëpo këta nuk po i ndajnë. Sot ishim dhe u ndamë të pakënaqur me përfaqësuesin e AKP-së, kemi menduar se diçka do të dalë në ndihmë por asgjë, u arsyetuan se kompania Bullgare i ka bllokua mjetet e AKP-së. D.m.th. i ka blloku vetëm për këta punëtorë të fabrikës, jo për rrogat e tyre që i arrin çdo muaj edhe kemi qenë te drejtori përfaqësuesi, Ardian Berisha dhe Ardita Loka dhe u ndamë të pakënaqur me fjalimet e tyre, sepse nuk na dhanë asnjë shpresë se duhet me u zhbllokuar në gjykatë xhirollogaria jonë”, u shpreh Hasani.

Ai paralajmëroi se nëse nuk shlyhet borxhi ndaj ish-punëtorëve të “Llamkos” do të nisin një protestë më agresive, pasiqë sipas tij fabrika është mbyllur me fajin e AKP-së.

“Ne i kemi vendimet, por nuk po duan me i paguar, punëtorët janë të lodhur, janë të vjetërsuar, të sëmurë ata të rinjtë kanë ikur, ne jemi mbet këtu me shpresë mos po na i japin ato 31%, që i bie diku në mesatare 2300 euro për punëtorë edhe pse e kemi pas vendimin që kemi punuar 25 muaj pa rroga. Vetëm se për 13 janë dhënë vendimet edhe këto nuk na kanë jap 13 paga, na kanë jap vetëm 69 për qind dhe 315 nuk po na i japin. 487 punëtorë jemi për një 100 janë vdekur, krejt janë në pension për një 5 ose 10 persona kanë ikur jashtë…. Hapat tonë janë vetëm nëse mundemi me u nisë me një protestë më agresive ndryshe nuk u mbet, erdhëm të qetë edhe punëtorët e vjetër , nuk na lanë derë ndryshe edhe fabrikën faji fabrika që u mbyll është faji AKP-së, 2005 është privatizuar fabrika nga një kompani bullgare”, tha Hasani.

Lajmet

Komisioni miraton projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Published

on

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Kryetari i Komisionit, Fahrush Rexhepi, ka bërë të ditur se komisioni ka pranuar raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, i cili përmban 12 amendamente.

“Ne kemi marrë raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, ky raport ka 12 amendamente”, ka deklaruar Rexhepi, raporton EO.

Ndërkaq, shqyrtimi i fushëveprimit të Komisionit dhe i Planit të Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026 është shtyrë për mbledhjen e radhës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Postoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë

Published

on

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic. Gjatë rastit është bërë e ditur se pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara