Lajmet

Protestë në Lipjan për vdekjen e Agon Zejnullahut

Published

on

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para stacionit të policisë në Lipjan, në një protestë paqësore për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën gjatë arrestimit nga ana e policisë.

“Drejtësi për Agonin”, “Poshtë brutaliteti policor”, “Kush na mbron prej policisë”, janë brohoritjet e protestuesve të cilët filluan protestën nga objekti i komunës deri para stacionit të policorë.

Të pranishëm në protestë ishin edhe familjarët e të ndjerit, të cilët përmes pankartave dhe thirrjeve, kërkuan hetim të plotë dhe transparencë lidhur me rastin.

Albani, vëllai i Agon Zejnullahut tha se sot nuk janë mbledhur për urrejtje por për të kërkuar drejtësi.

Ai tha se drejtësia nuk është privilegj por e drejtë.

Zejnullahu kërkoi nga institucionet hetim të plotë, transparent dhe kërkoi përgjegjësi.

Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje. Sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin – një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Jemi këtu sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbja jonë kolektive. Sepse heshtja vret për herë të dytë. Agoni nuk është vetëm një emër. Ai është simbol i një padrejtësie që nuk guxon të harrohet. Ai është kujtim që na bën të mos mbyllim sytë. Ai është dhimbje që kërkon të më vetën. Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent. Kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë ligj e jo justifikime institucionale. Sepse drejtësia është mbi të gjitha. Ne protestojmë në mënyrë paqësore. Sepse fuqia jonë është morali ynë. Zëri ynë është arma jonë. E vërteta është mburoja jonë. Le të dëgjohet thirrja jonë nga çdo institucion, nga çdo zyrë, nga çdo ndërgjegje”, tha Zejnullahu.

S’po muj ma”, “Mundesh me paragjyku, ama frymën nuk bën me ia ndal askujt”, “Unë s’kërkoj më jetë, kërkoj vetëm të mos më harrojë drejtësia”, “Mos harroni drejtësia është themeli i lirisë”, “Nuk kërkoj hakmarrje kërkoj drejtësi”, janë disa nga mbishkrimet e pankartave që mbanin protestuesit në duar.

Agon Zejnullahu ndërroi jetë më 7 korrik 2025, rreth orës në Lipjan, gjatë arrestimit nga policia.

Ndërkaq, më 9 korrik, pesë zyrtarëve policor të përfshirë në këtë rast u është caktuar nga Gjykata Themelore masa e paraburgimit prej një muaji.

Një ditë pas rastit, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti lidhur me këtë rast ka deklaruar se nuk do të ketë strehë në institucione për këdo që ka tejkaluar kompetencat apo ka shkelur ligjin gjatë ushtrimit të pozitës zyrtare.

Për vdekjen e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu ka folur edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili ka thënë se nuk do të tolerojnë që në çfarëdo forme eventuale të ketë tejkalime të autorizimeve policore. Ai kërkoi nga Inspektorati policor i Kosovës dhe institucionet e tjera relevante të përdorin të gjitha burimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e vdekjes së Zejnullahut.

Lajmet

Miratohet zgjatja buxhetore për marsin

Published

on

By

  1. Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars të këtij viti.

Vendimi vjen si pasojë e mosmiratimit të Buxhetit për vitin 2026. Për shkak të kësaj situate, shteti ka funksionuar për dy muaj përmes ligjit për zgjatje buxhetore, ndërsa ekzekutivi ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase deri në përfundimin e procedurave për miratimin e buxhetit në dy leximet dhe dekretimin e tij.

Qeveria ka arsyetuar se zgjatja është e domosdoshme për të shmangur pengesat në procesin e pagesave dhe për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.

Edhe në këtë votim, Lista Serbe nuk ka marrë pjesë.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton rezolutën për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Legjislatura e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes së cilës kërkohet që ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zhvillohet një proces gjyqësor i drejtë.

Rezoluta ka marrë mbështetjen e 90 deputetëve, një votë ka qenë kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka votuar rezolutën, pasi kishte kërkuar që brenda saj të shtohej një pikë shtesë. Sipas propozuesit të rezolutës, deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, një ndryshim i tillë nuk ka qenë i mundur në këtë fazë.

Rezoluta synon të riafirmojë qëndrimin e Kuvendit të Kosovës lidhur me rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Continue Reading

Lajmet

Grabitet një banke në Tiranë, policia arreston autorin e armatosur

Published

on

By

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një filial banke në Tiranë, ku një person i armatosur ka arritur të marrë një shumë parash duke rrezikuar jetën e punonjësve të bankës. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë së Shtetit, autori është neutralizuar dhe arrestuar në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, zhvilluan një takim falënderues me dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 2, të cilët ndërhynë me guxim dhe profesionalizëm.

Bëhet fjalë për Inspektor Ermal Çekun dhe Inspektor Eduart Salikon, të cilët mbërritën në vendngjarje në kohë rekord, neutralizuan autorin e armatosur, sekuestruan armën e zjarrit si dhe rikuperuan shumën e parave të grabitura.

Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit Nr. 2, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se reagimi i shpejtë dhe profesionalizmi i treguar janë shembull i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.

“Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe kontroll të plotë të situatës. Këto janë veprime që nderojnë uniformën, forcojnë autoritetin e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin e qytetarëve tek institucioni ynë. Krenar dhe mirënjohës për ju dhe për çdo efektiv policie që mishëron profesionalizmin, guximin dhe përgjegjësinë në çdo moment shërbimi. Jepni gjithmonë më të mirën tuaj në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit. Ju falënderoj,” – u shpreh Proda.

Policia bën me dije se hetimet për rastin vijojnë, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë u shmangën pasoja më të rënda për qytetarët dhe punonjësit e bankës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani e Prattipati diskutojnë për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në fokus të bisedës ishte procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re, ku u nënvizua rëndësia e përmbylljes së shpejtë të proceseve kushtetuese për të garantuar stabilitetin demokratik dhe adresimin e nevojave të qytetarëve, sipas komunikatës të Zyrës së Presidencës së Kosovës.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe hapat e mëtejmë në këtë angazhim ndërkombëtar.

Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për një linjëzim të plotë me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e vlerësuar këtë bashkëpunim si jetik për interesat strategjike të vendit dhe forcimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe.

Continue Reading

Të kërkuara