Bota
Protestë në Itali kundër masave antiCOVID
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNë Itali u protestua të hënën kundër masave të reja për të parandaluar valën e dytë të COVID-19.
Përplasje u raportuan në qytetet veriore si në Torino, ku bombat me benzinë u hodhën drejt oficerëve.
Në Milan u përdor gazlotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit, dhe mijëra njerëz që ishin mbledhur në qendrën e Napolit.
Demonstratat filluan pasi u mbyllën restorantet, baret, palestrat dhe kinematë./UBTNews
Bota
Turqia do të lejojë partinë pro-kurde të vizitojë liderin e burgosur të PKK-së
Published
8 minutes agoon
December 26, 2024By
UBT NEWSTurqia ka vendosur të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet e saj me kurdët, duke lejuar Partinë Demokratike të Popullit (HDP), një parti pro-kurde në parlament, të vizitojë Abdullah Oçalan, liderin e burgosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Vizita e shumëpritur do të zhvillohet në burgun e sigurisë së lartë në ishullin Imrali, një zhvillim historik pas gati një dekade bllokimi.
Sipas gazetës pro-qeveritare Sabah, delegacioni i HDP pritet të shkojë në ishull të enjten ose të premten, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përpjekjeve për të zgjidhur konfliktin e gjatë 40-vjeçar ndërmjet shtetit turk dhe PKK-së, grup i shpallur si i jashtëligjshëm. Burime të gazetës nuk janë bërë të ditura, por ky vendim është përshëndetur si një hap drejt dialogut.
Vendimi për të lejuar këtë vizitë erdhi pas propozimit të një aleati të ngushtë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Ky veprim shihet si një përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe për të hapur rrugën për paqe në një konflikt që ka marrë mijëra jetë ndër vite.
Ndërkohë, analistët vëzhgojnë me kujdes zhvillimet, duke theksuar se dialogu i tillë mund të sjellë një qasje të re në politikën turke ndaj kurdëve, veçanërisht në një kohë kur çështjet rajonale dhe ndërkombëtare kërkojnë stabilitet të brendshëm. Ky zhvillim vjen në një moment kritik për Turqinë, ndërsa vazhdon të ballafaqohet me sfida politike dhe tensione të brendshme./Reuters/
Bota
NASA me mision për të studiuar nga afër diellin
Published
2 days agoon
December 24, 2024By
UBTnewsNjë sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin.
Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën e jashtme të këtij ylli, duke iu rezistuar temperaturave brutale dhe rrezatimit ekstrem.
Pajisja nuk do të ketë sinjal për disa ditë, sa të jetë e ekspozuar në flakët e diellit, dhe shkencëtarët do të jenë në pritje të sinjalit më 28 dhjetor, nëse sonda nuk do të digjet.
I gjithë studimi është duke u bërë ashtu që njerëzimi të kuptojë se si funksionon dielli.
Ky studim ka nisur më 2018, duke pasur në qendër sistemin diellor.
Sondat kanë qarkulluar rreth diellit, në distanca shumë të largëta për 21 herë rresht, mirëpo misioni aktual mund të shënojë rekord.
Nëse gjithçka shkon si duhet, sonda do t’i afrohet diellit në distancë prej 6.2 milionë kilometrash, më të afërtën ndonjëherë.
Sondës do t’i duhet të durojë temperatura mbi 1.400 gradë Celsius dhe rrezatim të jashtëzakonshëm.
Shkencëtarët besojnë që përmes këtij studimi të zbulojnë më shumë për diellin dhe sistemin e tij./REL/
Bota
Anija e sanksionuar ruse fundoset në Detin Mesdhe
Published
2 days agoon
December 24, 2024By
UBTnewsNjë anije ruse ngarkesash e quajtur Ursa Major u mbyt në Detin Mesdhe, pasi një shpërthim përfshiu dhomën e motorit, dhe dy anëtarë të ekuipazhit janë ende të zhdukur, njoftoi të martën Ministria e Jashtme e Rusisë.
Anija, e ndërtuar në vitin 2009, ishte nën kontrollin e Oboronlogistika, një kompani pjesë e operacioneve të ndërtimit ushtarak të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, e cila kishte njoftuar më parë se anija ishte në rrugë për në portin e Vladivostokut në Lindjen e Largët Ruse.
Qendra e krizave e Ministrisë së Jashtme deklaroi se 14 nga 16 anëtarët e ekuipazhit ishin shpëtuar dhe dërguar në Spanjë, por dy ishin ende të zhdukur. Nuk u dha asnjë informacion mbi shkakun e shpërthimit në dhomën e motorit.
Ambasada e Rusisë në Spanjë, e cituar nga agjencia shtetërore ruse RIA, tha se po hetonte rrethanat e mbytjes dhe ishte në kontakt me autoritetet spanjolle.
Kompania që operonte anijen nuk ka pranuar të komentojë rastin, raporton Reuters.
Anija Ursa Major, u vunë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2022 për lidhjet e tyre me ushtrinë ruse.
Disa pamje të paverifikuara që dyshohet të jenë të momentit të fundosjes së anijes qarkulluan në rrjete sociale.
Shërbimi Spanjoll i Shpëtimit Detar tha se kishte marrë një sinjal emergjence nga Ursa Major të hënën, kur ajo ndodhej rreth 57 milje larg bregut të Almerias.
Dy anije dhe një helikopter u dërguan në vendngjarje dhe 14 anëtarët e mbijetuar të ekuipazhit u dërguan në portin spanjoll të Kartagjenës.
Shërbimi citoi ekuipazhin të thoshte se anija kishte transportuar kontejnerë bosh, si dhe dy vinça portualë në kuvertë.
Më vonë, një anije luftarake ruse kishte mbërritur në vendngjarje dhe kishte marrë përgjegjësinë për operacionet e shpëtimit./REL/
Bota
Shefi i NATO-s kritika Zelenskyit për deklaratat ndaj Gjermanisë
Published
2 days agoon
December 24, 2024By
UBTnewsSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shprehur hapur kritikat e tij ndaj Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke i thënë se duhet të ndalojë kritikën “të padrejtë” ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz për refuzimin e Berlinit për të furnizuar Kievin me raketa Taurus.
Gjermania ka qenë një nga aleatët më të mëdhenj të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022 dhe është shteti i dytë pas SHBA për mbështetje financiare dhe ushtarake, por hezitimi i saj për të siguruar raketat Taurus ka qenë një pikë diskutimi për Zelenskyy.
“Unë shpesh i kam thënë Zelenskyy se ai duhet të ndalojë së kritikuari Olaf Scholz, sepse mendoj se është e padrejtë,” i tha Rutte agjencisë gjermane të lajmeve. Ndërsa Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja në muajt e fundit kanë dërguar armë me rreze më të gjatë për Kievin, të afta për të goditur thellë brenda territorit rus, Scholz ka hedhur poshtë kërkesat e Zelenskyy për raketat Taurus nga frika e “një rreziku të madh të përshkallëzimit” me Rusinë.
Shefi i NATO-s shtoi se, në të kundërt, Scholz do të furnizonte Ukrainën me raketa dhe nuk do të impononte ndonjë kufi në përdorimin e tyre.
“Në përgjithësi, ne e dimë se aftësi të tilla janë shumë të rëndësishme për Ukrainën,” tha Rutte, duke shtuar se nuk i takonte atij të vendoste se çfarë duhet të japin saktësisht aleatët.
Zelenskyy kritikoi publikisht Scholz muajin e kaluar, i cili zhvilloi një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se ajo kishte hapur një “kuti Pandora” dhe minuar përpjekjet për të izoluar Moskën dhe për t’i dhënë fund konfliktit me një “paqe të drejtë”.
Komentet e Rutte mund të ofrojnë lehtësim të shpejtë për Scholz-in, i cili është i rrethuar nga kritika. Koalicioni i tij u rrëzua muajin e kaluar dhe më pas humbi votëbesimin në parlament. Kancelari ka disa nga vlerësimet më të ulëta të popullaritetit për një udhëheqës gjerman. Friedrich Merz i CDU-së, i cili është i preferuari i qartë për të zëvendësuar Scholz, këtë muaj tha se do të furnizonte Kievin me raketat Taurus nëse zgjidhej.
KQZ sot mban mbledhje, këto janë pikat që do të diskutohen
Turqia do të lejojë partinë pro-kurde të vizitojë liderin e burgosur të PKK-së
Kaq kushton panetonia më e shtrenjtë me ar dhe diamante
Futbollisti i Inter, Benjamin Pavard viziton Gjakovën, arsyeja është e dashura e tij
Këto gabime mos i bëni kurrë në mëngjes
Zyrtare: Presidenti i Suharekës jep dorëheqje
Trajneri i Kombëtares së Zvicrës: Xhaka lider i madh, po përgatitet për karrierën si trajner
Policia harton plan operativ për festat e fundvitit
NASA me mision për të studiuar nga afër diellin
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman