Live

​“Drejtësi për çlirimtarët”: Më 17 tetor protestohet në Tiranë

Published

on

Në Tiranë të Shqipërisë do të protestohet më 17 tetor me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, u bë e ditur në një konferencë për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë organizohet nga kategoritë e dala nga lufta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

Arsyet tashmë janë të qarta [për protestë] dhe tashmë të njohura për opinionin publik, padrejtësia që po ushtrohet në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të kategorive të dala nga lufta shprehim mirënjohje të përhershme për qeverinë e shtetit shqiptar, për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj kësaj çështje madhore kombëtare. Mesazhi ynë është i thjesht dhe i qartë: Drejtësi për çlirimtarët kundër padrejtësisë që po u bëhet atyre. Prandaj, sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, veprojnë, partive politike shqiptare, sidomos Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Kjo nuk është vetëm çështje e disa individëve, por është çështje e të gjithë neve, është çështje e dinjitetit, sakrificës dhe e vërtetës tonë historike. Le të ngrihemi të gjithë si një zë i vetëm, për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët tanë dhe të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi ai.

Ai pret që kjo protestë të mbështetet nga partitë shqiptare atje, meqë u shpreh se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) gjenezën e ka në Shqipëri.

Tirana është duke bërë shumë për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos kryeministri Edi Rama. Ne jemi dëshmitarë se kemi qenë vet burg atje në Hagë dhe e di punën edhe aktivitetin e Tiranës që është duke e bërë për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirë është të punohet ende më shumë, por është duke u punuar. Qeveria shqiptare është duke punuar më shumë në këtë drejtim, është duke na ndihmuar shumë, ne e dimë që Qeveria e Shqipërisë ka kërkuar edhe një rezolutë të përbashkët Kosovë-Shqipëri që ta kemi edhe një rezolutë që ta dërgojmë në Këshillin e Evropës sepse ka të drejtë vetëm Shqipëria ta dërgojë, ne nuk kemi të drejtë si shtet i Kosovës sepse nuk jemi të anëtarësuar. Por unë besoj dhe shpresoj se qeveria shqiptare nuk do të mungojë fare në këtë drejtim por do të jap kontributin e vet për aq sa mundet dhe ka kapacitete”, u shpreh ai.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se Specialja po “sulmon e po bën përpjekje për të njollosur luftën tonë të drejtë dhe të pastër”.

Ne, në vazhdën e protestave për të kundërshtuar padrejtësinë, jo vetëm pse krerët e UÇK-së mbahen padrejtësisht atje, por nga kjo gjykatë është duke u sulmuar dhe duke bërë përpjekje për të njollosur dhe barazuar luftën tonë të drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mendoj që populli dhe kombi shqiptar kudo që janë duhet të reagojnë sepse lufta e lavdishme e UÇK-së ka përmasë kombëtare. Dhe jo vetëm kjo luftë, por gjithherë gjatë historisë, shqiptarët kurdo herë që janë organizuar për të mbrojtur, për të luftuar, për t’i bërë përpjekjet, nuk e kanë bërë vetëm për liri dhe çlirim por edhe për bashkim”, u shpreh Jashari.

Në konferencë për media në Tiranë, Jashari tha se institucionet vendore por edhe të Tiranës e Shkupit “obligohen që të reagojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së”.

Këtu obligohen edhe institucionet kudo që janë, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup që të reagojnë dhe kërkojnë, jo të përzihen në punët e drejtësisë por kur ke parasysh se si është kërkuar kjo gjykatë aty, pra nga një rezolutë e Këshillit të Evropës dhe duke i dhënë mundësi një raporti të shpifur të Dick Martyt, gjoja se UÇK ka bërë trafikim organesh. Mendoj se në radhë të parë se institucionet ku do që janë duhet të kërkojnë dhe është dashur të kërkojnë sepse nuk është argumentuar dhe nuk është faktuar asgjë mbi këtë shpifje, mbi të cilën është krijuar kjo gjykatë. Dhe në momentin që nuk është vërtetuar, faktuar, argumentuar asgjë në këtë drejtim, kjo gjykatë do të ishte dashur të jetë inekzistente”, deklaroi Jashari.

Bashkëorganizatori i protestës, Azgan Haklaj ka bërë thirrje që shqiptarët nga të gjitha vendet të bëhen bashkë më 17 tetor.

Sot është një moment historik, çlirimtarët ndodhën në Hagë përballë disa akuzave të fabrikuara, ndërkohë Radoiçiqi me shokë është i lirë. Ndaj sot është mision shumë i rëndësishëm i shqiptarëve dhe ju drejtohemi me një thirrje tepër vëllazërisht dhe shumë shqiptarisht – të gjithë sot jemi UÇK, motoja jonë është edhe unë jam UÇK, drejtësi dhe liri për çlirimtarët. Besoj që më datën 17 tetor, këtu në sheshin ‘Skënderbej’ që mban emrin e simbolit shtetëror dhe kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, të gjithë shqiptarët do të vijnë dhe do të japin një mbështetje të fuqishme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj që ndodhën nën akuzat të fabrikuara, me dëshmitarë të rremë në Hagë”, përfundoi ai.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.

Po ashtu, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbledhur më 7 gusht në Prishtinë, ish-luftëtarë e qytetarë të tjerë në një protestë kundër padrejtësisë që vlerësojnë se po i bën Gjykata Speciale në Hagë.

Në Shqipëri do të protestohet më 17 tetor me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, u bë e ditur në një konferencë për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi ai. /D.B/KP

lajme

Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?

Published

on

By

Në një intervistë ekskluzive për Al Jazeera, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se objektivat e luftës së SHBA-së do të arrihen brenda “javësh”. Ndërsa lufta ndaj Iranit hyri në ditën e saj të 32-të, sulmet ajrore amerikane dhe izraelite vazhdojnë në mbarë Iranin, me shpërthime të fuqishme të raportuara në Teheran dhe Isfahan.

Sekretari Rubio shtoi se komunikimi midis Teheranit dhe Uashingtonit po vazhdon, kryesisht përmes ndërmjetësve, duke saktësuar se objektivat do të arrihen në “javë, jo muaj”. Ndërkohë, Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë qendrën kryesore të eksportit të naftës dhe infrastrukturën energjetike të Iranit nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje.

Në Iran

  • Taksat në Hormuz: Media shtetërore raportoi se një komision parlamentar miratoi taksat për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe e naftës dhe gazit, e mbyllur efektivisht nga lufta.
  • Kërcënimet e Trump: Trump kërcënoi me shkatërrimin e Ishullit Kharg (qendra e eksportit të naftës), puseve të naftës dhe centraleve elektrike.
  • Bombardimet: Izraeli dhe SHBA vazhduan bombardimet, me shpërthime të fuqishme në Teheran dhe Isfahan.
  • Mesazhi i Marinës: Vala e fundit e sulmeve rajonale të Iranit u nis nga marina e vendit. Sipas korrespondentëve, ky shërben si një “mesazh shumë i fortë” për SHBA-në, duke sfiduar pretendimet e Uashingtonit për asgjësimin e forcave detare iraniane.
  • Vrasja e Admiralit: Garda Revolucionare (IRGC) konfirmoi vdekjen e komandantit të saj detar, Admiralit Alireza Tangsiri, i vrarë në një sulm izraelit së fundmi.

Zhvillimet Rajonale

  • Bisedimet Pakistan-Kinë: Zëvendëskryeministri i Pakistanit, Ishaq Dar, viziton Pekinin të martën për bisedime me ministrin kinez Wang Yi.
  • G7 për Energjinë: Ministrat e ekonomisë dhe financave të G7-ës u shprehën të gatshëm të marrin “të gjitha masat e nevojshme” për të stabilizuar tregun e energjisë.
  • Thirrja e El-Sisit: Presidenti egjiptian i kërkoi Trump-it të ndihmojë në ndaljen e luftës: “Ju lutem, na ndihmoni të ndalim luftën, ju jeni i aftë për këtë.”
  • NATO: Forcat e NATO-s kapën një raketë të lëshuar nga Irani drejt Turqisë — e katërta që nga fillimi i luftës.

Në Gji

  • Sulmi mbi cisternën kuvajtjane: Irani nisi një sulm “direkt dhe kriminal” mbi “Al-Salmi”, një cisternë kuvajtjane e ngarkuar plot në portin e Dubait.
  • Raketat në Arabinë Saudite: Arabia Saudite njoftoi se kapi të paktën tetë raketa balistike që synonin Rijadin dhe provincën lindore të pasur me energji.
  • Alarmi në Bahrein: Konflikti ka vënë shtetet fqinje në alarm të lartë; Bahreini aktivizoi sirenat duke udhëzuar banorët të drejtohen në vendet më të afërta të sigurta.
  • Araghchi: Ministri i Jashtëm iranian tha se është “koha e fundit” që trupat amerikane të largohen nga bazat e tyre në shtetet e Gjirit.

Në SHBA

  • Rubio i tha Al Jazeera-s se rruga ujore do të mbetet e hapur pavarësisht veprimeve të Iranit.
  • Ai pohoi se objektivat po arrihen pas shkatërrimit të forcave ajrore dhe pjesës më të madhe të marinës iraniane.
  • Mbi 200 ushtarë amerikanë kanë paraqitur ankesa ndaj oficerëve eprorë për përdorimin e retorikës fetare për të arsyetuar luftën.

Në Izrael

  • Netanyahu: Kryeministri izraelit tha se lufta ka arritur më shumë se gjysmën e qëllimeve të saj, pa dhënë një afat se kur do të përfundojë.
  • Sulmi në Universitet: Ushtria izraelite goditi Universitetin “Imam Hossein” në Teheran, duke pretenduar se përdorej për kërkime të armëve të avancuara.
  • Zjarri në Haifa: Një zjarr i madh shpërtheu në rafinerinë e naftës në Haifa pas rënies së mbetjeve të një projekti të kapur në ajër.

Kriza e naftës dhe ushqimit

  • Rritja e çmimeve: Nafta bruto amerikane (WTI) kaloi 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2022. Çmimi mesatar i benzinës kaloi 4 dollarë për gallon.
  • Masat në Norvegji dhe Bangladesh: Norvegjia do të ulë përkohësisht taksat mbi karburantet, ndërsa Bangladeshi ka urdhëruar masa të rrepta kursimi të energjisë për shkak të krizës globale. /Al Jazeera/

 

 

Continue Reading

lajme

Irani sulmon cisternën e naftës në Dubai pas kërcënimeve të Trump

Published

on

By

Irani sulmoi dhe përfshiu nga flakët një anije cisternë të ngarkuar plot me naftë bruto pranë Dubait herët të martën, pasi Presidenti Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të shkatërronin centralet energjetike dhe puset e naftës të Iranit nëse ky i fundit nuk hap Ngushticën e Hormuzit.

Goditja mbi anijen “Al-Salmi”, e cila lundron nën flamurin e Kuvajtit, është sulmi i fundit ndaj anijeve tregtare me raketa ose dronë shpërthyes ajrorë dhe detarë në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, që prej sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Konflikti njëmujor është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme, duke vrarë mijëra njerëz, duke ndërprerë furnizimet me energji dhe duke kërcënuar të fusë ekonominë globale në kolaps.

Çmimet e naftës bruto u rritën ndjeshëm për një kohë të shkurtër pas sulmit mbi cisternën, e cila mund të mbajë rreth 2 milionë fuçi naftë me vlerë mbi 200 milionë dollarë me çmimet aktuale.

Kuwait Petroleum Corp, pronari i anijes, deklaroi se sulmi ndodhi herët të martën, duke shkaktuar zjarre dhe dëmtime në trupin e anijes. Autoritetet në Dubai njoftuan më vonë se kishin vënë zjarrin nën kontroll pas sulmit me dron, pa pasur rrjedhje nafte dhe pa lëndime në ekuipazh.

Rritja e çmimeve të naftës dhe karburantit ka filluar të rëndojë mbi financat e familjeve amerikane dhe është kthyer në një kokëçarje politike për Trump-in dhe Partinë e tij Republikane përpara zgjedhjeve afatmesme të nëntorit, pasi ai kishte premtuar uljen e çmimeve të energjisë dhe rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit në SHBA.

Çmimi mesatar kombëtar i shitjes me pakicë i benzinës në SHBA kaloi 4 dollarë për gallon për herë të parë në më shumë se tre vjet të hënën, sipas të dhënave nga shërbimi i gjurmimit të çmimeve GasBuddy. Shtrëngimi i furnizimeve globale ka bërë që nafta bruto e referencës “Brent” të rritet me 56% këtë muaj—rritja më e madhe e regjistruar ndonjëherë—duke arritur mbi 113 dollarë për fuçi. /Reuters/

Continue Reading

lajme

Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar të Gardës Revolucionare

Published

on

By

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kanë pranuar zyrtarisht vrasjen e Alireza Tangsirit, komandantit të forcave detare të IRGC-së, katër ditë pasi Izraeli deklaroi se ai ishte objektiv i një sulmi, raporton BBC.

Në deklaratën e IRGC-së, të publikuar nga agjencia e lajmeve “Tasnim” (e afërt me këtë strukturë), thuhet se Tangsiri po “organizonte forcat dhe po forconte mburojën mbrojtëse të ishujve dhe brigjeve” dhe se vdiq “si pasojë e plagëve të rënda”. Sipas njoftimit, pavarësisht “mungesës” së komandantit ditët e fundit, forcat detare të IRGC-së kanë kryer “goditje dërrmuese dhe kanë vazhduar kontrollin vendimtar mbi Ngushticën e Hormuzit”.

Garda Revolucionare u zotua në deklaratë se “nuk do të ndalet derisa armiku të shkatërrohet plotësisht”. Tangsiri, një nga komandantët më të lartë të IRGC-së, ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e kalimit të anijeve në Ngushticën strategjike të Hormuzit. Në llogarinë e tij në platformën X, ai kishte deklaruar së fundmi se “asnjë anije e lidhur me agresorët kundër Iranit nuk ka të drejtë të kalojë”.

Ai njihej si një komandant i drejtpërdrejtë, duke bërë vazhdimisht deklarata kundër SHBA-së dhe Izraelit. Në vitin 2019, Thesari i SHBA-së vendosi sanksione ndaj Tangsirit dhe komandantëve të tjerë të IRGC-së, pasi Irani rrëzoi një dron vëzhgues amerikan pranë ngushticës.

Sipas BBC- “Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar të IRGC-së, Alireza Tangsiri, pas raportimeve për një sulm izraelit.”

Continue Reading

Lajmet

Vetëm 33% e raketave të Iranit janë shkatërruar me siguri nga SHBA

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara mund të përcaktojnë me siguri se kanë shkatërruar vetëm rreth një të tretën e arsenalit gjigant të raketave të Iranit, ndërsa lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër vendit po i afrohet markës së saj njëmujore, sipas pesë personave të njohur me inteligjencën amerikane, raporton Reuters.

Statusi i rreth një të tretës tjetër është më pak i qartë, por bombardimet ka të ngjarë të kenë dëmtuar, shkatërruar ose varrosur ato raketa në tunele dhe bunkerë nëntokësorë, thanë katër nga burimet. Burimet folën në kushte anonimiteti duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme të informacionit.

Një nga burimet tha se inteligjenca ishte e ngjashme edhe për aftësitë e dronëve të Iranit, duke thënë se kishte një shkallë sigurie se rreth një e treta ishte shkatërruar.

Vlerësimi, i cili nuk është raportuar më parë, tregon se ndërkohë që shumica e raketave të Iranit janë ose të shkatërruara ose të paarritshme, Teherani ka ende një inventar të konsiderueshëm raketash dhe mund të jetë në gjendje të rikuperojë disa raketa të varrosura ose të dëmtuara sapo të ndalojnë luftimet.

Inteligjenca bie në kundërshtim me deklaratat publike të Presidentit Donald Trump të enjten se Irani kishte “shumë pak raketa të mbetura”. Ai gjithashtu duket se pranoi kërcënimin nga raketat dhe dronët e mbetur iranianë për çdo operacion të ardhshëm të SHBA-së për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit, e cila është jetike ekonomikisht.

Reuters raportoi i pari se ai po shqyrton nëse do ta përshkallëzojë konfliktin duke vendosur trupa amerikane në brigjet iraniane përgjatë Ngushticës.

“Problemi me ngushticat është ky: le të themi se bëjmë një punë të shkëlqyer. Themi se kemi goditur 99% (të raketave të tyre). 1% është e papranueshme, sepse 1% do të thotë një raketë që godet trupin e një anijeje që kushton një miliard dollarë,” tha Trump në një mbledhje kabineti të transmetuar në televizion të enjten.

I pyetur për koment, një zyrtar i Pentagonit tha se sulmet me raketa dhe dronë iranianë kanë rënë me rreth 90% që nga fillimi i luftës. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane “ka dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu mbi 66% të objekteve të prodhimit të raketave, dronëve dhe mjeteve detare, si dhe kantieret detare të Iranit,” shtoi zyrtari.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Përfaqësuesi demokrat Seth Moulton, një veteran i Korpusit të Marinës që shërbeu katër turne në Irak, refuzoi të komentonte gjetjet e Reuters, por ai kundërshtoi pretendimet e Trump për ndikimin e luftës në arsenalin e Iranit.

“Nëse Irani është i zgjuar, ata kanë ruajtur një pjesë të aftësive të tyre – nuk po përdorin gjithçetka që kanë. Dhe ata po qëndrojnë në pritë,” tha Moulton. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara