Lajmet

Protestat në Serbi – a po dobësohet Vuçiqi?

Protestat masive të qytetarëve kishte javët e fundit në Serbi.

Published

on

Protestat në mbarë Serbinë çuan në tërheqjen dhe ndryshimin e dy ligjeve të diskutueshme në parlamentin serb. Organizata dhe lëvizje të ndryshme paralajmëruan vazhdimin e protestës.

Protestat masive të qytetarëve javët e fundit në Serbi kanë sjellë rikthimin e ligjit për shpronësimet dhe ndryshimet në ligjin për referendumin, të cilat ishin kërkesat kryesore të nismës “Kreni-promeni” (Nisu-Ndrysho). Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet e pranoi humbjen politike dhe publikisht deklaroi, se nuk e dëgjuan sa duhet zërin e popullit dhe se tani do të ndryshojnë qasjen e tyre në komunikim me ata që mendojnë ndryshe. Të paktë janë ata që besojnë në këtë, por është e qartë se autoritetet serbe po përpiqen të pushojnë pak nga presioni që qytetarët kanë ushtruar deri më tani në rrugët e qyteteve serbe, me premtimin bosh se nga sot do të kenë më shumë vëmendje për dialog me kundërshtarët politikë.

Iniciativa Nisu-Ndrysho thekson se pas njoftimeve zyrtare të autoriteteve do të ndalojnë bllokimet e mëtejshme të rrugëve dhe se do të konsiderojnë hapat e mëtejshëm strategjik. Lëvizja “Kryengritja mjedisore” beson se asgjë nuk ka përfunduar derisa të ndalohet miniera e litiumit në Serbi dhe nuk dëbohet kompania Rio Tinto. Kjo lëvizje paralajmëron vazhdimin e protestës.

Pushteti detyrohet të bëjë ndryshime

Rezultati i protestave të deritanishme është gjithsesi mjaft i madh, thotë për DW Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politika Praktike. “Fakti që (presidenti i Serbisë Aleksandar) Vuçiq i përmbushi të gjitha kërkesat nën presionin e qytetarëve është një progres i madh jo vetëm në politikë por edhe për aktivizmin qytetar. Shteti hoqi dorë nga synimet e tij të rëndësishme dhe kjo sepse thjesht u detyrua ta bëjë këtë”, thotë Popoviq.

Mendoj se qeveria u frikësua mbi të gjitha nga potenciali që kishin këto protesta, thekson për DW, zëvendëskryeredaktorja e  revistës NIN, Vesna Malishiq. “Qeveria u frikësua nga një vendosmëri e madhe në protesta dhe ajo që pason nga këto protesta, e ky është mobilizimi i një numri edhe më të madh të njerëzve. Suksesi i asaj proteste është se befasoi pushtetin, befasoi opozitën, e habiti edhe vetë qytetarët”, thotë ajo.

Vuçiqi në rënie?

Serbinë e presin zgjedhjet në fillim të prillit dhe një nga të panjohurat është se si do të ndikojnë të gjitha ngjarjet rreth protestës dhe humbjet aktuale politike të SNS-së, në pozitën e vet presidentit Aleksandar Vuçiq. “Nga njëra anë sigurisht që do të ndikojë, por duhet të ketë edhe një palë tjetër që do t’i pranojë ata votues që janë të zhgënjyer me Vuçiqin”, mendon Popoviq.

“Rënia e popullaritetit të Vuçiqit dhe SNS-së duhet të kapitalizohet përmes punës së mirë të opozitës, por nuk jam i sigurt se opozita do të ketë sukses ta bëjë këtë”. Prandaj, do të ndikojë në pozitën e tij, por mendoj se është herët për të konstatuar se si do të ndikojë në rezultatin zgjedhor”, thekson drejtori i Qendrës për Politika Praktike.

Vesna Malishiq thekson se Vuçiqi ka provuar strategji të ndryshme gjatë javëve të fundit, nga dërgimi i banditëve për të shkaktuar incidente në mesin e protestuesve deri te përpjekjet për të kompromentuar protestën, dhe asnjë nga këto ide nuk ka pasur sukses.

“Kjo mund të dobësojë pozitën e tij. Këtë e lidh me rikthimin e qytetarëve në skenën politike si aktorë të rëndësishëm politikë. Kur fillon të bjerë kjo kullë e pushtetit dhe e autoritetit, kjo do të jetë e pandalshme. Ndoshta katër muaj nuk mjaftojnë për këtë, por kjo protestë tregoi se Vuçiqi është në rënie”, thotë ajo.

Ekologjia dhe manipulimet

Përllogaritjet për rënien e rejtingut të qeverisë duhet të kenë parasysh edhe manovrën klasike të Vuçiqit, i cili të gjithë fajin për situatën me dy ligjet e përmendura ia kaloi Qeverisë së Serbisë dhe ministrave të saj. Mesazhi për votuesit e SNS-së është i qartë – Vuçiq është i pagabueshëm dhe çdo problem që lind është rezultat ose i veprimeve të ish-autoriteteve, ose i konfuzionit të ministrave dhe kryeministrave aktualë. Edhe në këtë situatë, votuesit e qeverisë mund ta shohin Vuçiqin si shpëtimtarin e popullit nga lëvizjet e këqija të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, të cilat Vuçiq do t’i kishte penguar – po ta dinte më herët.

“SNS është një parti në të cilën të gjithë, përveç Vuçiqit dhe familjes së tij, janë mall për konsum”, thekson Dragan Popoviq. “Por besoj se në këtë rast do të jetë më vështirë”. “Më duket se ka qenë shumë më e lehtë për Vuçiqin kur është fjala për luftën kundër krimit, apo disa tema më të përgjithshme. Ndërsa me këto tema shumë specifike, mendoj se kaherë nuk ka qenë në ndonjë situatë më të vështirë”, ka shtuar Popovic.

Lajmi i keq për Vuçiqin është se rrugës për zgjedhje po shihet edhe një hapje e caktuar të mediave, mendon Vesna Malishiq.

“Disa njerëz që më parë kurrë nuk janë shfaqur në televizione me frekuenca kombëtare, tani kanë filluar të shfaqen edhe në këto media. Unë mendoj se Vuçiqi tani është duke hartuar një strategji për dalje nga situata e tanishme dhe të mbetet i pastër vetë, ashtu si shpëtoi edhe nga historia e krimit në krye të qeverisë dhe të mbetet si një luftëtar i supozuar kundër të njëjtit krim”, thotë Malishiq.

Vazhdimi i protestave

Vazhdimi i protestës shoqërohet me dyshime të shumta dhe vende të panjohura, por ajo që është e qartë aktualisht është se grupe dhe lëvizje të caktuara do të përpiqen t’i mbajnë protestat si një formë presioni ndaj autoriteteve. Çështjet mjedisore mbeten në krye, megjithëse autoritetet pretendojnë se janë plotësuar të gjitha kërkesat mjedisore dhe se vazhdimi i protestës është “thjesht politikë e thjeshtë”. Se sa do të arrijnë ta ruajnë nivelin ekzistues do të dihet së shpejti, por siç thekson Dragan Popoviq për DW, “pakënaqësia e njerëzve është e madhe, por tashmë po dërgohen mesazhe të përziera.”

“Në momentin kur disa duan të festojnë fitoren, e të tjerët të vazhdojnë me protestat, sigurisht që një pjesë e qytetarëve do të qëndrojnë në shtëpi, sepse njerëzit thjesht nuk reagojnë mirë ndaj mesazheve të përziera.

Vesna Malishiq beson se tashmë po hyjmë në dobësinë e të gjitha protestave të deritanishme, e kjo është fakti që po shfaqen liderë të ndryshëm që kanë dëshira dhe ide të ndryshme, deri tek ajo se si duhet të zhvillohen protestat. Mendoj se këtu do të harxhohet energjia shumë e nevojshme, sepse ka ende shumë kohë deri në zgjedhje. Por vazhdimi i protestës mund të na befasojë, siç na kanë befasuar edhe protestat e fundit”, kontaton Vesna Malishiq.

Continue Reading

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara