Lajmet

​Protesta në Shkup, OVL-UÇK: Deklaratat e Mickoskit tregojnë përçarje

Published

on

Në Shkup do të mbahet protesta e radhës e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), në mbështetje të ish-krerëve të luftës që po mbahen në Hagë.

Kjo protestë pritet të zhvillohet me datën 13 dhjetor, në ora 13:00, në sheshin “Skënderbeu” të qytetit, bëri të ditur nënkryetari i OVL – UÇK-së, Gazmend Syla.

Edhe pse kjo protestë po mbështetet nga Ali Ahmeti, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ajo ka hasur në kundërshtim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut (MV), HristijanMickoski.

Për këtë, nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla në një konferencë për media tha se nuk është hera e parë që një lider i shtetit maqedonas refuzon një ftesë nga organizata.

“Ne nuk i kemi bërë vetëm Mickoski ftesë të marrë pjesë. Kjo është e ngjashme me deklaratat e [ish kryeministrit Ljubço] Georgievski në vitin 2001, deklarata të cilat nuk tregojnë unitet të gjitha komuniteteve që jetojnë në MV, por më shumë përçarje. Prandaj, për neve kanë qenë të papranueshme, sepse këto protesta ne i kemi bërë edhe në vende tjera, asnjëherë nuk kemi qëllim të ndikojmë në politikën e brendshme, por, të tregojmë solidaritet me bashkëluftëtarët tanë që gjenden brenda atje. Maqedonia e Veriut si shtet besoj që aspiron të hyjë në familjen evropiane, andaj është dashur që të na garantojë këtë mundësi, një e drejtë që e garanton edhe Kushtetuta atje, për një protestë paqësore”, tha ai.

Sipas Sylës, protesta ka qenë një “kërkesë e bashkëluftëtarëve, por, edhe e të gjithë shqiptareve të Maqedonisë së Veriut”.

“Më 13 dhjetor në sheshin Skënderbeu në Shkup do të mbahet protestë kundër padrejtësive që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ne, si kategori e dalë nga lufta, së bashku me kategorinë e dalë nga lufta në Maqedoninë e Veriut jemi dakorduar për mbajtjen e kësaj proteste, kemi marrë mbështetjen e Ali Ahmetit dhe të gjithë ish bashkëluftëtarëve që kemi atje”, tha ai.

Ndërsa sa i përket arrestimit të një shtetasit të Kosovës dje pasdite në Medare, nga autoritetet serbe për mbajtjen e një flamuri me logon e UÇK-së, Gazmend Syla i bëri thirrje ish-luftëtarëve të UÇK-së që të mos rrezikojnë me hyrje në territorin e Serbisë, për shkak sic tha ai Serbia nuk ka ndryshuar qëndrimet e saja që nga koha e paraluftës.

“Serbia kurrë nuk ka ndalur luftën speciale ndaj ushtarëve të UÇK-së, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë. Prandaj, kjo Serbi është e njëjta. Atëherë, Serbinë e udhëhiqte Millosheviqi, tani e udhëheq një ish-ministër i tij, Vuqiç. Ne nuk presim për ndryshime tjera ose të na respektojnë, sepse kemi parasysh edhe sa po respektojnë qytetarët e tyre atje. Ne bëjmë thirrje: Mos provoni të shkoni, sidomos ish luftëtarët e UÇK-së, sepse nuk ka kush t’ju dalë zot, s’ka kush t’ju vijë mbas. Ajo është e njëjta Serbi që ka qenë edhe para luftës edhe gjatë luftës”, tha ai.

Ndërkaq, për një rastin tjetër, dje, shtetasit të Republikës së Kosovës, Avni Qenaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga autoritetet gjyqësore të Serbisë, nën pretendimet për përfshirje në krime lufte të vitit 1999.

Avni Qenaj është arrestuar më 26 nëntor 2025 në pikëkalimin kufitar në Merdarë, gjatë transitit drejt Bosnjë dhe Hercegovinës, ku familja e tij zhvillon biznes. Pas arrestimit, ai është mbajtur 48 orë në Prokuplje dhe më pas është transferuar në Beograd. Më 28 nëntor është paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku është njoftuar për nisjen e procedurës penale dhe caktimin e paraburgimit./KP

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Postoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë

Published

on

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic. Gjatë rastit është bërë e ditur se pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar në Ferizaj për dyshimin për shitblerje të narkotikëve

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Ali Aliu” në Ferizaj, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.

Sipas raportit policor, rasti është regjistruar më 14 tetor, rreth orës 20:10, kur njësia policore ka kontrolluar dy automjete. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 2.93 gramë marihuanë, 65 euro para të gatshme dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Foshnja dy muajshe ndërron jetë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë më 14 tetor në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar në orën 12:15 nga emergjenca e spitalit, ku foshnja ishte sjellë për trajtim mjekësor. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara