Lajmet

Protesta e mësimdhënësve të Vitisë, Jasharaj: Java e ardhshme mund t’i gjejë në grevë nëse nuk ekzekutohen pagat

Published

on

Për shkak të mos procedimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune kanë protestuar të premten para Qeverisë së Kosovës.

“Edhe Vitia është n‘Kosovë”, “Duam pagat tona”, kanë qenë thirrjet e mbishkrimet në pankartat e protestuesve, të cilët kanë kërkuar që pagat të ekzekutohen sot (e premte), ose më së largu të hënën, në të kundërtën kjo komunë do të fillojë me veprime sindikale nga java e ardhshme.

Kryetari nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahamn Jasharaj ka thënë se mësimdhënësit janë të pafajshëm në këtë drejtim, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë të fillojë me ekzekutimin e pagave.

Jasharaj ka theksuar se nga ajo që ka parë në takim nga kryetarët e shoqatave, ata janë shumë të revoltuar dhe java e ardhshme mund ta gjejë Vitinë në grevë.

“Ne kishim një takim këtë javë me Kuvendin e Sindikatave të Arsimit Para universitar të Vitisë dhe mësimdhënësit arsyeshëm ishin të indinjuar dhe kërkonin hapa radikal, sindikal. I lutem që të presin pak dhe të shkojnë me veprimin e parë me alarmin e tashëm, më këtë protestë, por nga ajo që kam parë në takim nga kryetarët e shoqatave, ata janë shumë të revoltuar dhe java e ardhshme mund ta gjejë Vitinë në grevë. Dhe ajo që e bëjmë gjithmonë, solidaritetin, kam frikë se nëse ndodh greva në Viti, atëherë veprime sindikale do të ketë edhe në komuna tjera, cilat do jenë ato, vendos secila komunë, por Vitia, koleget tanë e dinë, por edhe Qeveria ta dijë se punëtorët e arsimit në Viti e kanë zërin e tyre që i mbron, SBAShK-u. Dje i kam dërguar një letër Muratit, duke e lutur që pozitën që e ka si ministër i Financave t’i le deklaratat se kush ka faj, mësimdhënësit nuk kanë faj. Që sot Qeveria le të procedojë pagat në të kundërtën do të fillohet me Vitinë”, tha ai.

Ndërsa, Kemail Bislimi, kryetar i nivelit komunal të sindikatës së arsimit në Viti ka thënë se kanë protestuar edhe në Komunën e Vitisë, mirëpo sipas tyre, faji qëndron tek Qeveria.

Ai ka thënë vetëm mësimit fillor dhe të mesëm nuk janë ndarë mjetet, duke shtuar se aty janë 775 punëtorë.

“Ne kemi protestuar edhe në Komunën e Vitisë atje, dhe na kanë thënë se faji qëndron tek Qeveria, kemi ardhë t’i drejtohemi edhe qeverisë në qoftë se na pret dikush këtu, qëllimi është një, pagat vetëm Komunës së Vitisë nuk janë dalë… Ne kemi caktuar protestën një orë, dhe presim që të del dikush të na drejtohet… Komuna e Vitisë ka 812 punëtorë, çerdheve ju kanë ndarë mjetet, ndërsa vetëm mësimit fillor dhe të mesëm nuk u janë ndarë, aty janë 775 punëtorë…. Mësimdhënësit kanë edhe ditën e hënë që të presin, ndërsa prej të martës do të shikojmë se cilët do të jenë hapat tjerë, sigurisht sindikal, një orëshe, ditëshe…Ne nuk po lypim faj, pagat tona dhe asgjë tjetër”, tha ai.

Në anën tjetër, pjesëmarrës në këtë protestë ishte edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, i cili ka bërë thirrje qeverisë të bëjë ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve të Komunës së Vitisë.

“Edhe BSPK-ja është shumë e shqetësuar se çfarë ka ardhë deri këtu që pagat e mësimdhënëseve të mos ekzekutohen. Është diçka interesante se si edhe partneri social Qeveria, por edhe partneri social që është në Viti atje, nuk ulen, nuk dakordohen që të zgjedhin problemet, dhe sot të vendosin që pagat e mësimdhënësve të dalin në kontot e tyre. Kërkoj nga partneri social të ulet tani dhe të bëjë ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve të Komunës së Vitisë”,tha Hykolli.

Ndërkaq, Ministria e Financave ka njoftuar se kjo komunë nuk ka siguruar buxhetin e nevojshëm, dhe se pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës. Në njoftim thuhet se, përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani. Ndërkaq, kanë shtuar se Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara