Lajmet

Promovohet monografia kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit, cilësohen simbol i trimërisë në luftë

Ai tha se libri është kontribut i vogël në krahasim me veprën madhore të të dy heronjve.

Published

on

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës të mërkurën është promovuar monografia kushtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit e autorit Ekrem Lladrovci.

Izet Abdyli, sekretar i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, tha se lidhja familjare e autorit me të dy heronjtë ka bërë që gjithçka e rrëfyer në libër të jetë shumë reale e aktuale.

“Duke qenë përherë afër që nga fëmijëria, Ekremi në mënyrë spontane ka rikujtuar detaje interesante që nga fëmija e Fehmi Lladrovcit. Lidhja e tyre si djem të axhallarëve ka bërë që kjo lidhje të jetë më e fortë. Janë shumë me vlerë skicimi i bisedave”, deklaroi ai.

Xhevat Syla, redaktor i librit kujtoi takimin me Ekrem Lladrovcin për botimin e këtij libri. Tutje ai tha autori se me rrëfimet e tij e ka bërë për vete menjëherë.

“Ato janë shkrime e të dhëna për një figurë të ndritur kombëtare. Si shumë kujt edhe mua nga të gjithë heronjtë Fehmi Lladrovci bashkë me Xhevën më kishin ngelur më kujtesë për heroizmin dhe përkushtimin. Më ishte ngulitur në kokë deklarata në BBC ‘vdekja për lirinë e Kosovës do të ishte fati im më i madh jetësor’, kjo ishte fjalë e madhe, por e shqiptuar nga shpirti”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se Fehmi Lladrovci bashkë me Xhevën u bënë simbol i trimërisë në luftë dhe se populli do t’i përkujtojë gjithmonë. Ai më tej shtoi se autori interesohej që kujtimet të dilnin sa më mirë të artikuluar.

“Shkrimi i kishte rrjedhur vetvetiu. Në librin e tij ‘Baci im’, Ekrem Lladrovci shkruan për aktivitetin e tij patriotik për ndjekjet, bastisjet, për familjen e autoritete të cilës i takonte. Shkruan për maltretimet që i bëheshin familjes”, tha ai.

Syla tha se autori tregon se si bashkëluftëtarët vuajtjet i kthenin në këngë.

“Në këtë libër bëhet fjalë edhe për qëndrimin e Fehmi Lladrovcit në Zagreb”, deklaroi Syla.

Sabit Lladrovci, bashkëluftëtar i Fehmi Lladrovcit tha se ai iu ka dhënë shumë vullnet dhe moral për luftë.

Autori i librit, Ekrem Lladrovci falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe tha se libri është kontribut i vogël në krahasim me veprën madhore të të dy heronjve.

Lajmet

“Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Published

on

Platforma qytetare “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet të shtunën, më 12 shtator, në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përfaqësuesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë bërë të ditur se në marsh janë ftuar liderët e katër partive parlamentare shqiptare. Sipas tyre, pozitivisht janë përgjigjur vetëm kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ai i AAK-së, Ardian Gjini.

Në aktivitet pritet të ketë edhe fjalime nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe këngë patriotike.

Organizatorët kanë njoftuar gjithashtu se është siguruar transport me autobusë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë së bashku me familjet.

Marshi zhvillohet pak ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 16 shtator në Hagë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama akuzon LVV-në për sabotim të pastrimit: “Me votën tuaj e latë Prishtinën në bërllog”

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sabotuar pastrimin e kryeqytetit, pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”.

Rama ka kritikuar asamblistët që votuan kundër themelimit të kompanisë, duke thënë se me votën e tyre “e latë qytetin në bërllog”.

Ai ka reaguar edhe ndaj sjelljes së asamblistëve gjatë seancës, duke e cilësuar vendimin si të pakuptimtë dhe duke thënë se një veprim i tillë është “të punosh kundër vetëvetes”.

Në fund, Rama ka ironizuar vendimin e asamblistëve duke shkruar: “Seriozisht, jeni për studim!”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ka dështuar sërish përmbyllja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Published

on

Procesi sërish ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Votimi për nënkryetar u vendos të bëhet veç e veç. Në votim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.

Pas këtij procesi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ndërpreu punimet, ndërsa për seancën e radhës tha se do të votojë më vonë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja pritet t’i japë Ukrainës 6.1 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Published

on

Bashkimi Evropian pritet t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro ndihmë shtesë për blerjen e pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Financimi është pjesë e paketës së huasë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, e cila përfshin 28.3 miliardë euro për ndihmë ushtarake dhe 16.7 miliardë euro për mbështetje buxhetore.

Për të mundësuar blerjen e sistemeve “Patriot”, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, BE-ja do të heqë kërkesën që pajisjet të jenë të prodhuara brenda Evropës. Përjashtimi do të vlejë edhe për disa dronë që përdorin komponentë kinezë.

Shuma prej 6.1 miliardë eurosh përbën këstin e fundit të fondit prej 28.3 miliardë eurosh të dedikuar për mbrojtjen. Deri më tani, Ukrainës i janë transferuar 8.35 miliardë euro për këtë qëllim.

Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha se avantazhi ushtarak i Ukrainës varet nga sigurimi i shpejtë i pajisjeve kritike në sasitë dhe afatet e nevojshme.

Sipas tij, përshpejtimi i dërgesave përmes përdorimit të rezervave ekzistuese, rishikimit të prioriteteve të porosive dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese është thelbësor.

Ndihma e re vjen në kohën kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërsa aleatët po përpiqen të rrisin furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore përpara dimrit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara