Kronikë e zezë

Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri për tregti të ndaluar dhe shpëlarje të parave

Published

on

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, sot kanë shënjestruar edhe një rast ri, për veprën penale “Tregti e ndaluar” nga neni 299, paragrafi 1 i KPRK-së, Shpëlarja e parave, në kundërshtim me nenin 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 32 të Ligjit Nr.03/L-096, për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, po ashtu paraparë edhe me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit Nr.05/L-096, për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Prokuroria njofton se rasti i shënjestruar sot nga Prokuroria Speciale, ka pasuri të sekuestruar që konsiderohet të jetë e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale të lartcekura.

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Prishtinë, arrestohet një i mitur

Published

on

By

Një i mitur është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një person gjatë mbrëmjes së 30 korrikut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku i dyshuari, një i mitur, dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën, gjithashtu mashkull kosovar.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Grabitje me armë në një banesë në Prishtinë, pesë persona sulmohen

Published

on

Pesë persona, një grua dhe katër burra, kanë raportuar në Policinë e Kosovës se janë grabitur në banesën e tyre në Prishtinë.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik rreth orës 19:45, ndërsa është raportuar më 30 korrik. Viktimat kanë deklaruar se pasi kanë hapur derën pas ziles së banesës, katër persona kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës u kanë marrë telefona dhe stoli me vlerë.

Dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë dhe armëmbajtje pa leje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të përdorimit të armëve të zjarrit dhe armëmbajtjes pa autorizim në Podujevë, Prishtinë, Shtime, Prizren dhe Gjakovë, ku janë sekuestruar armë dhe municion, ndërsa disa persona janë arrestuar.

Në fshatin Shtedim të Podujevës, policia ndërhyri pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me gaz, ndërsa një i dyshuar u arrestua. Me vendim të prokurorit, ai u lirua më pas në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, në rrugën “Drenova”, një qytetar raportoi se një predhë arme kishte goditur derën hyrëse të shtëpisë së tij. Predha u sekuestrua nga policia, ndërsa rasti po hetohet.

Dy raste të tjera u regjistruan në Shtime. Në fshatin Petrovë, pas raportimit për të shtëna në një aheng familjar, një i dyshuar dorëzoi vullnetarisht një pistoletë me dy fishekë. Ndërkohë, në rrugën “Fazli Grajqevci”, një person u arrestua pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri dhe më pas dorëzoi një pistoletë me gaz. Pas konsultimit me prokurorin, ai u lirua në procedurë të rregullt.

Në fshatin Korishë të Prizrenit, gjatë hetimeve për një rast, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me gaz në stallën e një të dyshuari. Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.

Rasti më i rëndë u raportua në Gjakovë, në rrugën “Gasper Karaqi”, ku policia ndaloi një automjet të drejtuar nga një i dyshuar. Gjatë kontrollit u gjetën një pistoletë dhe shtatë fishekë, ndërsa drejtuesi i automjetit rezultoi të ishte nën ndikimin e alkoolit. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka rikujtuar se përdorimi i armëve në ahengje dhe posedimi i paautorizuar i tyre përbëjnë vepra penale dhe ka apeluar te qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të shmangin veprime që rrezikojnë jetën dhe sigurinë publike.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve, disa persona arrestohen në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje gjatë 30 korrikut.

Në Fushë Kosovë, rreth orës 02:00, është arrestuar një person i dyshuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, rreth orës 21:30, është raportuar se pas një konflikti verbal me bashkëshortin, një grua është sulmuar fizikisht. I dyshuari, pas intervistimit në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Deçan, dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë në familje ndaj prindërve të tyre. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara