Lajmet

Prokuroria nis hetimet për pezullimin nga shkolla të një nxënëseje me shami në Pejë

Published

on

Prokuroria Themelore e Pejës ka filluar hetimet lidhur me rastin e një nxënëseje nga Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, e cila u pezullua nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Pasi kemi pranuar informatat përmes email-it zyrtar për rastin në fjalë, çështja i është ndarë një prokurorit të shtetit , i cili do ta trajtoj rastin se a ka elemente të veprës penale
“Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nikçi.

Ky vendim për hetim vjen pas raportimeve se shkolla ka pezulluar nxënësen për shkak të shkeljes së rregullave të brendshme që ndalojnë mbulesat fetare brenda institucioneve arsimore publike.

“Pasi kemi pranuar informatat përmes email-it zyrtar për rastin në fjalë, çështja i është ndarë një prokurorit të shtetit , i cili do ta trajtoj rastin se a ka elemente të veprës penale
“Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nikçi.

Në letrën e saj drejtuar shkollës dhe institucioneve arsimore, nxënësja ka theksuar se dëshiron të ushtrojë të drejtën e saj për të zgjedhur veshjen fetare dhe se bartja e shamisë është pjesë e lirisë së saj të shprehjes dhe zgjedhjes, duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës dhe deklaratave të kryeministrit për liritë fetare. Ajo ka argumentuar se vendimi për pezullim është në kundërshtim me nenin 55 të Kushtetutës së Kosovës, i cili përcakton se të drejtat dhe liritë kushtetuese mund të kufizohen vetëm përmes ligjeve, dhe jo përmes udhëzimeve administrative.

Prokurori i çështjes pritet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe më pas të marrë vendim nëse do të niset ndonjë procedurë penale lidhur me këtë rast.

Vendi

Protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet njohja e femicidit si vepër e veçantë penale

Published

on

By

Me kërkesën për njohjen e femicidit si vepër të veçantë penale dhe për llogaridhënie institucionale, sot në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër vrasjes së grave, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Protesta, e organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” me marshim drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Nën moton “Femicidi është urgjencë kombëtare”, pjesëmarrësit kërkuan drejtësi për viktimat, reagim më efikas të Policisë dhe masa konkrete parandaluese.

Aktivistja Zana Hoxha kërkoi që vrasja e një gruaje për shkak të gjinisë së saj të trajtohet dhe emërtohet me ligj si vepër e veçantë penale në Kodin Penal të Kosovës, si dhe hetimet të shtrihen në të gjitha rrethanat paraprake.

“Kur një grua vritet për shkak të gjinisë së saj, ligji duhet ta emërtojë atë vrasje si femicid, ndërsa hetimi duhet të kthehet te gjithçka që i ka paraprirë asaj vrasjeje”, deklaroi Hoxha.

Ndërkaq, Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës theksoi se rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt obligon institucionet të japin llogari për mundësitë e humbura në parandalimin e tragjedisë, duke kërkuar reagim të menjëhershëm që në denoncimin e parë të dhunës.

“Nuk duhet të presim deri në vrasjen e një gruaje për të analizuar se ku ka dështuar sistemi. Institucionet duhet të veprojnë që në raportimin e parë të dhunës, t’i marrin seriozisht kërcënimet, ta vlerësojnë rrezikun dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e saj”, u shpreh Breznica. /E.A/

 

 

Continue Reading

Vendi

IKSHPK mban trajnim profesional për forcimin e diagnostikës mikrobiologjike

Published

on

By

Në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike, Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) organizoi një trajnim profesional mbi metodën e mikrodilucionit në bujon, e cila përdoret për testimin e ndjeshmërisë ndaj antimikrobikëve (AST) dhe përcaktimin e përqendrimit minimal frenues (MIC).

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Institutit Robert Koch (RKI) dhe IKSHPK-së, ndërsa ligjëratat u mbajtën nga Dr. Afërdita Kuqi-Hyseni dhe Dr. Afërdita Kurti-Meta.

Në këtë trajnim morën pjesë 40 mikrobiologë dhe laborantë të Departamentit të Mikrobiologjisë, si dhe profesionistë nga gjashtë Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, duke mundësuar shkëmbimin e përvojave dhe harmonizimin e praktikave laboratorike.

Sipas IKSHPK-së, forcimi i njohurive dhe kapaciteteve laboratorike kontribuon drejtpërdrejt në sigurimin e rezultateve të besueshme, përzgjedhjen e trajtimit të përshtatshëm mjekësor dhe përdorimin e përgjegjshëm të antimikrobikëve. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Një grua gjendet pa shenja jete në Suharekë, dyshohet se vdiq nga kontakti me rrymën

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se njësitë policore të Suharekës, hetuesit rajonalë të Prizrenit dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, informata për rastin është pranuar nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke zhvilluar hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, sipas raportimeve mediale, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri Kurti udhëton drejt Brukselit për Samitin BE–Ballkani Perëndimor

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Në këtë takim të nivelit të lartë do të mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor — Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Samiti synon të avancojë dialogun politik, perspektivën evropiane të rajonit dhe hapat konkretë drejt integrimit në institucionet e BE-së, ndërsa nga Serbia është konfirmuar mungesa e kryetarit të Kuvendit, Aleksandër Çupiq.

Punimet e samitit do të drejtohen nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në rendin e ditës janë procesi i zgjerimit, reformat politike, ekonomike e institucionale, sundimi i ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë përballë sfidave gjeopolitike. Një vend të rëndësishëm në diskutime do të zërë integrimi gradual në tregun e përbashkët evropian dhe zbatimi i Planit të Rritjes prej gjashtë miliardë eurosh, të prezantuar nga Komisioni Evropian në vitin 2023.

Sipas programit zyrtar, takimi nis në orën 17:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, vijon me pritjen zyrtare në orën 17:40 dhe seancën plenare në orën 18:00. Pas fotografisë së përbashkët në orën 19:05 dhe konferencës për shtyp në ndërtesën “Europa” në orën 19:15, samiti përmbyllet me darkën e punës në orën 20:00. Ky format takimesh organizohet rregullisht që nga viti 2018, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend i rajonit pa statusin e kandidatit për anëtarësim. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara