Lajmet

Prokuroria lëshon autorizime për intervistimin e personelit të qendrës së të moshuarve në Pejë

Kështu njofton zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili ka shtuar se aktualisht janë tre persona të ndaluar për 48 orë.

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të intervistojë të gjithë personelin qendrës të moshuarve në Pejë dhe personave që jetojnë aty. Kështu njofton zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili ka shtuar se aktualisht janë tre persona të ndaluar për 48 orë.

Pas publikimit të videos tronditëse ku shpërfaq dhunën e një infermiereje, ndaj një të moshuare rreth të 70-tave, Nikçi tregon se cilat janë masat që po ndërmerr Prokuroria Themelore në Pejë.

“Ka rezultuar me tre persona të ndaluar për 48 orë, të cilët po rezultojnë që kanë kryer vepër penale në bashkëkryerje. Dhe njëkohësisht janë lëshuar autorizime që të kryhen procese hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale dhe gjithashtu është lëshuar autorizimi për Policinë e Kosovës nga Prokurori i Shtetit që të intervistohet personeli i asaj strehimoreje dhe personat që strehohen aty. Në mënyrë që të kuptojmë informata që mund të ndihmojnë në ndriçimin e kësaj çështje penale dhe edhe në rastet tjera të cilat mund të kenë ndodhur në atë strehimore. Dhe gjithashtu edhe dhjetëra autorizime që janë konfidenciale”, ka njoftuar Nikçi.

I pyetur se a mund ta përfundojnë sot këtë intervistim, Nikçi tha se kjo është çështje e procesit hetimor. Sipas tij, janë lëshuar autorizimet dhe janë duke u ndërmarrë veprime konkrete.

“Prokuroria e Pejës ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të intervistojë të gjithë personelin e asaj strehimoreje dhe gjithë personat që strehohen aty të moshuarit. Dhe eventualisht nga intervistimi i tyre nëse pranohen informata, do të shërbejnë përmes deklarimit të tyre që të ndriçohet kjo çështje penale, për të cilën kemi filluar hetimet apo edhe mund të kenë edhe informata të tjera të cilat mund të shërbejnë për zgjerimin e hetimeve, qoftë për persona juridik por edhe për persona të cilët mund të kenë kryer vepra penale në vazhdimësi”, ka shtuar ai.

Nikçi ka njoftuar se janë duke u marrë veprimet edhe për rastin e një qytetari, për të cilën është thënë se ka raportuar shqetësime të tilla.

“Pasi që ky qytetar ka shprehur shqetësimet e tij përmes opinionit publik në media, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të verifikohen këto informata dhe për rastin konkret nëse ka vepra penale, të veprohet sipas ligjit”, ka përfunduar ai.

Gjatë ditës së djeshme, është tronditur opinioni publik nga pamjet e publikuara të cilat dëshmojnë dhunën e një infermiereje ndaj një të moshuare, e cila ishte e strehuar në një qendër private në qytetin e Pejës. Për infermieren dhe dy të tjerat të cilat shihen në video, është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve për bashkëkryerje të veprës penale. Ndërkaq, xhiruesja e kësaj videoje është liruar pas intervistimit.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara