Lajmet

​Prokuroria kërkon paraburgim për tetë persona të arrestuar në aksionin e regjionit të Mitrovicës

Published

on

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për tetë persona të arrestuar me datë 19 mars, në aksionin e realizuar në gjithsej 21 lokacione në regjionin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit të prokurorisë gjatë këtij aksioni u sekuestruan 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

Për të pandehurit B.H., I.P., dhe O.B., sipas njoftimit të prokurorisë është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Detyrimi” si dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse.

Derisa për të pandehurit A.S., T.R., A.B., Sh.S., dhe N.R., është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”.

Seanca për caktimin e paraburgimit për tetë të akuzuarit do të mbahet ditën e sotme, datë 20 mars 2025.

Policia e Kosovës gjatw ditws sw djeshme ka arrestuar 16 persona gjatë aksionit të zhvilluar në jug të Mitrovicës, veri, Leposaviq, Vushtrri dhe Skenderaj.

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës. Nga ministria kanë bërë të ditur se Maqedonci do të jetë edhe folës në panelin që titullohet me “Të lidhur por të mbrojtur: shtylla digjitale e demokracisë modern”.

Sesioni i këtij viti është fokusuar në veçanti në sfidat e shumëfishta dhe komplekse të sigurisë me të cilat po përballet kontinenti ynë, duke filluar nga kërcënimet konvencionale tek sulmet kibernetike, disinformimi dhe lufta hibride. Në margjinat e kësaj konference, përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, ministri Maqedonci do të  realizoj edhe takime bilaterale me homologë si dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere.  Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve që përfaqësojnë vlerat e njëjta demokratike është thelbësor për frenimin e kërcënimeve që vijnë nga regjimet autokratike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Continue Reading

Lajmet

Llapi mposht Gjilanin, fitojnë edhe Ballkani e Malisheva

Published

on

Llapi ka shijuar fitoren në sezonin e ri në Superligë duke shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Gjilanit.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa kanë edhe Prishtina e re dhe Ferizaj në fundin e tabelës. Kurse, Gjilani mbetet me shtatë pikë në vendin e shtatë.

Fitore sot shënoi edhe Ballkani që lehtësisht mposhti Prishtinën e Re 0:3 në ndeshjen që u zhvillua në Lipjan.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 15 pikëve, një më pak se Prishtina që prin. Ndërsa, Prishtina e Re bie në vendin e nëntë me gjashtë pikë.

Ndërkohë, ndeshje shumë dramatike u zhvillua në Skënderaj, atje ku Malisheva shënoi fitore 3:4 në sekondat e fundit të ndeshjes.

Tani, Malisheva shkon në 10 pikë në vendin e pestë, kurse Drenica mbetet e katërta me një pikë më shumë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

FFK shpall më të mirin e xhiros së shtatë në Superligë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës, ka shpallur futbollistin e KF Llapit, Axel Gnapi, si “Ylli i Javës” për javën e shtatë të sezonit. Gnapi shkëlqeu në fitoren 4:1 të skuadrës së tij kundër SC Gjilanit, duke shënuar dy gola – hapjen dhe mbylljen e serisë së golave.

Vlerësimi për futbollistin më të dalluar të javës u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Selajdin Jerliu, Enis Zabërgja dhe Fatmir Mehmeti.

Pas marrjes së çmimit, Gnapi shprehu kënaqësinë e tij:

“Është një ndjenjë e mirë sepse fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç kemi pritur dhe siç kemi merituar. Kjo fitore e parë është një kënaqësi në momentin e duhur për të gjithë ekipin dhe për stafin. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe çdo lojtar po e mban këtë frymë pozitive. Besoj se do të kemi një sezon shumë të mirë dhe shpresoj të fitoj edhe shpërblime të tjera”, tha ai.

Ky çmim vjen si një motiv shtesë për KF Llapin pas një fillimi të vështirë sezoni, duke rritur shpresat për rezultate pozitive në vazhdim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Protestë edhe në Shqipëri: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Published

on

By

Në Shqipëri do të protestohet më 17 tetor me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, u bë e ditur në një konferencë për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi ai. /D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara