Lajmet

​Prokuroria e Shtetit nuk ka nisur hetime ndaj KQZ-së

Published

on

Prokuroria e Shtetit nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si pasojë e problemeve nga ky institucion që u paraqitën gjatë publikimit të të dhënave nga numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kështu ka konfirmuar për KosovaPress, Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit e cila mohoi raportime se Prokuroria ka nisur hetimet për organin kompetentë për organizimin e zgjedhjeve.

Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së”, ka thënë ajo.

Tutje lidhur me procesin e djeshëm zgjedhor Kozmaqi-Hajdari tha se Prokuroria e Shtetit ka hapur katër raste, kundër tetë personave.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit të tyre deri në mbyllje të procesit të votimit, janë hapur katër raste, kundër tetë personave, kurse informatat tjera janë duke u trajtuar”, thuhej në përgjigjen e zëdhënëses së Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Udhëheqësja e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Liridonë Kozmaqi Hajdaraj dha detaje për secilin rast të iniciuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë pas informatave të pranuara nga qytetarët, ka iniciuar dy raste të ndryshme që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Në rastin e parë ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka iniciuar dy raste të ndryshme që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Në rastin e parë ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: ‘Sulm ndaj personit zyrtar’, nga neni 402 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: ‘Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar’, nga neni 209 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, kanë deklaruar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pasur telashe me platformën e saj online.

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Paradite mot i ngrohtë, pasdite priten reshje lokale e rrufe

Published

on

By

Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C.

Ndërkohë, ato maksimale gjatë ditës pritet të ngrihen duke arritur nga 28°C deri në 32°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 m/s.

Ndryshim i lehtë i motit parashihet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku në vende-vende priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Breshëri dëmton rreth 90% të të mbjellave në Istog

Published

on

By

Stuhia e fuqishme e breshërit që goditi komunën e Istogut ka shkaktuar dëme materiale në sektorin e bujqësisë.

Siç raporton RTK, vlerësimet fillestare të autoriteteve lokale tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në këtë territor mund të jenë prekur nga moti i ligë.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Artan Gegaj, bëri me dije për RTKlive se, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore.

Ai njoftoi se nga mëngjesi i së martës do të formohen komisionet përkatëse për të dalë në terren me qëllim evidentimin e saktë të dëmeve dhe identifikimin e fermerëve të prekur.

Sipas Gegës, Komuna e Istogut dhe kryetari Ilir Ferati do të angazhohen për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë procesit të vlerësimit. Gjithashtu, ai i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje emergjente, duke theksuar se “dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”. /RTK/

Continue Reading

Të kërkuara