Lajmet

Prokurori kërkon dënimin e Ikballe Berishës për shtytje në terrorizëm, mbrojtja lirimin e saj

Prokurori Shefkiu ka kërkuar nga gjykata që e akuzuara Berisha-Huduti të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

Published

on

Në fjalën përfundimtare, në gjykimin ndaj Ikballe Berisha-Hudutit, e akuzuar për shtytje në terrorizëm, prokurori Afrim Shefkiu në seancën e së premtes, ka kërkuar dënimin e saj, ndërsa avokatja Kosovare Kelmendi lirimin e saj.

Prokurori Shefkiu, fjalën përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim si dhe ka deklaruar se qëndron pranë aktakuzës, ngase sipas tij gjatë seancave gjyqësore pa mëdyshje është vërtetuar se e akuzuara Berisha-Huduti e ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.

Ai ka thënë se, gjendja faktike si në aktakuzë është vërtetuar nga provat materiale të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Shefkiu ka kërkuar nga gjykata që e akuzuara Berisha-Huduti të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

Mbrojtësja e të akuzuarës Berisha-Huduti, Kosovare Kelmendi, fjalën përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim si dhe ka deklaruar se si mbrojtje konsideron se kjo çështje ka të bëjë me një keqkuptim lidhur me një postim në rrjetet sociale, e assesi sipas saj nuk ka të bëjë me ndonjë me thirrje për hakmarrje apo çfarëdo veprimi i cili do të paraqiste veprim inkriminues, e aq më pak shtytje në terrorizëm.

Kelmendi ka thënë se e akuzuara Berisha-Huduti në mendimin e saj të lirë e ka interpretuar një ajet kuranor, e që sipas saj kurrsesi nuk ka bëjë me thirrje për hakmarrje në kuptim të shtytjes apo nxitjes për veprime terroriste.

Ajo ka thënë se në rastin konkret bëhet fjalë vetëm për ideologji fetare, e cila nuk është e ndaluar as e ndëshkueshme, por është e lejuar me Kushtetutë.

Tutje, avokatja ka deklaruar se aktakuza është ngrit më tepër për konfirmuar karshi shteteve botërore se ne e luftojmë terrorizmin dhe terrorizimi është i pa pranueshëm për popullin kosovar.

Pas kësaj, ajo nga gjykata ka kërkuar që të akuzuarën Berisha-Huduti ta lirojë nga akuza në mungesë të provave, pasi sipas saj marrja e aktgjykimit lirues është vendosje e drejtësisë.

E akuzuara Berisha-Huduti fjalën e saj përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim, si dhe e ka mbështetur fjalën përfundimtare të avokates Kelmendi.

Shpallja e aktgjykimit në këtë rast do të bëhet më 1 dhjetor 2021.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 shtator 2020, Ikballe Berisha-Huduti akuzohet se më 4 janar 2020, përmes rrjetit social “Facebook” kishte postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese, duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria amerikane e Qassem Solejmani-gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara kishte postuar tekstin “Populli irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralët të tyre Gjeneral Sylejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dasht durimin ngase të mbysësh Zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim, por nuk ka kufi”.

Për këtë postim, PSRK po pretendon se e njëjta kishte shkaktuar rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen.

Më këtë veprim, PSRK-ja po e akuzon atë për kryerjen e veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga neni 134 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Të kërkuara