Lajmet

Projektligji për Vlerësimin e ndikimit në mjedis kalon në Komision

Pacolli thotë se me këtë projektligj përcaktohen rregullat e ndërtimit.

Published

on

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e ka votuar me gjashtë vota në leximin e dytë Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fitore Pacolli-Dalipi tha se ky Projektligj është ligji bazë për mbrojtjen e mjedisit, pasi sipas saj, përcaktohen rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekë secili investitor privat apo publik. Sipas saj, me këtë ligj gjitha diskutimet do të mbahen në institucionet publike.

“Ky ligj është tejet i rëndësishme, është ligji bazë për mbrojtjen e mjedisit sepse përcakton rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekë secili investitor privat apo publik nëse bëjnë projekte të cilat kanë ndikime në mjedis, pra këtu vlerësohen dhe lejohet apo nuk lejohet ndërtimi. Ky ligj është votuar dhe përkrahë nga gjitha komisionet funksionale, tani përcillet në seancë dhe është votuar me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim”, tha ajo.

Lajmet

​Kujdes nga temperaturat e larta

Published

on

By

Në Kosovë po mban moti i nxehtë dhe me temperatura të larta të cilat nesër, më 25 korrik, pritet të shënojnë 39 gradë Celcius.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë rekomandime për të ruajtur shëndetin në këto temperatura të larta dhe kanë bërë thirrje nga qytetarët që t’i respektojnë ato.

Ndër rekomandimet është qëndrimi larg të nxehtit, konsumimi i ujit – të paktën dy deri në tri litra në ditë, veshja me rroba të lehta dhe përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit.

Rekomandohet, gjithashtu, shmangia e ekspozimit direkt në diell, nga ora 10:00 deri në 17:00, si dhe limitimi i sasisë së kafeinës dhe alkoolit.

Nëse keni shenja si marramendje, djersitje, të vjella dhe konfuzion, kërkoni ndihmë mjekësore, rekomandojnë autoritetet shëndetësore.

Continue Reading

Aktualitet

Maqedonci: Politika shtetërore e Serbisë gjeneratore e rrezikshme e destabilizimit

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se politika shtetërore e Serbisë është mbështetësja më e madhe e destabilizimit në Ballkanin Perëndimor. Ai i ka reaguar homologut nga Serbia, Bratislav Gashiq, pasi ky i fundit ka folur për kushtet e jetesës së serbëve të Kosovës derisa i ka paraqitur ato si të këqija.

Gashiq ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, e ministrin në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla, se kanë synim destabilizimin.

“Deklarata e Ministrit serb të Mbrojtjes, Gashiq, se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe institucionet tona po ‘sajojnë luftën kundër krimit për qëllime terrori dhe spastrimi etnik’, është një deklaratë në frymën e shefit të tij, Aleksandër Vuçiq, dhe idolit të tyre të përbashkët ideologjik, kryekriminelit Sllobodan Millosheviq”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Maqedonci e ka quajtur hipokrizi akuzën e Gashiqit derisa ka thënë se në Serbi përgatisin parada madhështore ushtarake për të frikësuar fqinjët. Ai i ka quajtur tërësisht të pabaza deklaratat e Gashiqit, duke theksuar se Kosova vepron ligjshëm brenda kufijve shtetërorë.

“Kur flasim për krimin dhe destabilizimin, i kujtojmë Ministrit Gashiq se politika shtetërore e Serbisë mbetet gjeneratorja dhe mbështetësja më e madhe dhe më e rrezikshme e destabilizimit dhe krimit në Ballkanin Perëndimor. Përmes një lufte hibride — që përfshin kërcënimin konvencional përmes militarizimit të zonave përreth Kosovës, mbështetjen dhe strehimin e grupeve terroriste të udhëhequra nga krimineli Millan Radoiçiq, fushatave të dezinformimit dhe lajmeve të rreme, luftësdiplomatike dhe sponsorizimit të akteve të sabotazhit — strukturat politike dhe të sigurisë në Serbi synojnë destabilizimin e qëllimshëm të Republikës së Kosovës, si dhe minimin e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së saj”, ka shkruar ai.

Maqedonci ka paraqitur dy masa që sipas tij Serbia duhet t’i ndërmarrë për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Evropën Juglindore, së pari, de-hegjemonizimi i politikës serbe, e cila sipas tij ende sillet me logjikën e dominimit ndaj fqinjëve; dhe së dyti, dekriminalizimi i ushtrisë serbe.

Continue Reading

Lajmet

Raste të dhunës në familje dhe vjedhje të raportuara në disa rajone të vendit

Published

on

By

Përgjatë 24 orëve të fundit, në disa qytete të Kosovës janë regjistruar një sërë incidentesh kriminale, që sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, përfshijnë raste të shumta të dhunës në familje, sulme fizike si dhe vjedhje të rënda të pronës private. Incidentet janë shënuar kryesisht në qytetet si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Peja, Prizreni dhe Shtimja, ndërkohë që autoritetet kanë ndërmarrë masa konkrete për secilin rast.

Një përleshje fizike është raportuar në Rrethin e Flamurit në Prishtinë, ku tre burra, një shtetas kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë përleshur fizikisht. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ka arrestuar të dyshuarin kosovar, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Raportohet se tre të dyshuar meshkuj, një kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, dy burra janë arrestuar për sulm ndaj një qytetari.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor , ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Ndërsa në rrugën “Arbër Xhaferi” në Prishtinë një burrë është ndaluar pasi ka sulmuar vëllain e tij. Të gjithë të përfshirët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku një grua është sulmuar nga bashkëshorti dhe vajza e saj. Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt. Viktima dhe vajza janë strehuar në një institucion mbrojtës.

Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vajza dhe bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vajzën e saj është dërguar në strehimore.” thuhet në njoftim.

Në rrugën “Isa Kastrati”, është raportuar një vjedhje e rëndë ku persona të panjohur kanë hyrë në një banesë dhe kanë marr bizhuteri dhe një armë zjarri. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedh bizhuteri dhe një armë  zjarri. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim.

Ndërsa në fshatin Arllat, një burrë ka raportuar se nipi i tij, i mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij që nga data 18 korrik. Policia po zhvillon hetime për rastin.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nipi i tij (djali i djalit), i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime.” ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në komunën e Shtimes, një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje. ” thuhe në njoftim

Në lagjen “Dardania” në Prizren, policia ka ndaluar një automjet ku ka gjetur 3 gram marihuanë dhe 9.4 gram hashash. I dyshuari është arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 9.4 gram hashash. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.” njoftoi Policia.

Në Istog, një grua ka raportuar dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe më pas liruar.

Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Ndërkohë në Pejë, gjatë një kontrolli, është gjetur një pistoletë me fishekë në veturën e një të dyshuari.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete me një karikator me katër fishekë të kalibrit 7.65mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Në Klinë, policia ka identifikuar një person që kishte postuar në rrjete sociale foto me armë zjarri. Arma, e cila kishte leje, u konfiskua te një i afërm i tij. Të dy rastet janë proceduar në mënyrë të rregullt.

Me datë 23.07.2025 njësit e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte postuar në rrjete sociale foto me armë zjarrit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit arma me leje është gjet dhe konfiskuar, tek djali i dajës së të dyshuarit. Rasti shkon në procedurë të rregullt.” njoftoi Policia e Kosovës.

Në Vushtrri, një burrë është shoqëruar nga policia pasi ka kanosur një gjyqtar pas një seance gjyqësore. Rasti është dërguar në procedurë të rregullt.

Është shoqëruar në stacionin policor  i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësorë, kishte kanosur viktimën  mashkull kosovar, gjyqtar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Në Mitrovicë të Jugut dhe Vushtrri janë raportuar dy raste dhune në familje, në një rast kunata ka sulmuar fizikisht viktimën, ndërsa në rastin tjetër, bashkëshorti shtetas i Shqipërisë ka ushtruar dhunë dhe më pas është larguar. Të dy rastet janë në hetim.

Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare, kunata e saj. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim.

Policia ka realizuar urdhër kontrolli për një rast të vjedhjes së ndodhur në mars në Vushtrri. Dy persona janë arrestuar dhe janë konfiskuar dy telefona. Me vendim të prokurorit, të dy janë dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin është realizuar urdhër kontrolli në dy lokacione të ndryshme ku janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, dhe nga të njëjtit janë konfiskuar dy telefona. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Në fshatin Kajkovë, një qytetar ka raportuar se është kanosur me mesazhe nga një person tjetër. Në një rast tjetër, në rrugën “Kolashini” në Mitrovicë Veriore, janë vjedhur dërrasa ndërtimore në vlerë prej 750 euro. Të dy rastet janë në hetime.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte dërguar mesazhe kërcënuese. Rasti nën hetime.” njoftoi Policia e Kosovës.

Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur disa materiale punuese(dërrasa) në vlerë rreth 750 euro. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim./UBTNews/

Continue Reading

Bota

​Tajlanda dhe Kamboxhia nisën një konflikt të armatosur në kufi

Published

on

Përleshje të armatosura shpërthyen midis Tajlandës dhe Kamboxhias herët këtë mëngjes, njoftuan ushtritë e të dy vendeve, duke pretenduar se të shtënat e para u qëlluan nga pala tjetër.

Ushtria tajlandeze tha në një deklaratë se forcat e armatosura nga Kamboxhia fqinje hapën zjarr në një zonë kufitare të diskutueshme pranë tempullit Ta Moan Thom, rreth 360 kilometra nga kryeqyteti Bangkok. Para se ushtarët me armë të rënda të dërgoheshin, një dron mbikëqyrës fluturoi mbi territor, shtoi deklarata.

Dy ushtarë tajlandezë u plagosën në shkëmbimin e zjarrit, dhe Kamboxhia përdori raketahedhës, tha një zëdhënës ushtarak.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kamboxhias përgjigjet se forcat tajlandeze kryen inkursionin, ndaj të cilit forcat e tyre iu përgjigjën në vetëmbrojtje.

Përgjatë pjesës lindore të kufirit midis dy vendeve, kanë mbetur shumë mina tokësore nga lufta civile e Kamboxhias dekada më parë. Sipas vlerësimeve të grupeve të çminimit, ata numërojnë në miliona.

Javën e fundit, dy ushtarë tajlandezë humbën një gjymtyrë për shkak të minave gjatë patrullave të rregullta kufitare. Më pas, Tajlanda thirri ambasadorin e saj në Kamboxhia dhe kërcënoi të dëbonte ambasadorin kamboxhian nga Bangkoku.

Vendi fqinj është akuzuar se kohët e fundit ka vendosur mina tokësore në zonën kufitare, ndërsa Kamboxhia përgjigjet se këto janë akuza të pabaza.

Për më shumë se një shekull, Tailanda dhe Kamboxhia kanë kundërshtuar sovranitetin e njëra-tjetrës në pika të shumta përgjatë kufirit tokësor 817 kilometra të gjatë, gjë që në vitin 2011 çoi në një konflikt të armatosur.

 

Continue Reading

Të kërkuara