

Lajmet
Projektligji për kompensimin e viktimave të krimit në përputhje me legjislacionin e BE-së, votohet në Komision
Në mbledhje është miratuar edhe raporti i punës për sesionin e pranveror.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsKomisioni për Integrim Evropian e ka votuar Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi tha se 22 amendamentet e projektligjit janë në përputhje me legjislacionin e BE-së, prandaj edhe duhet të miratohet.
“Kemi në rend dite shqyrtimin e Projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Kemi 22 amendamente dhe mund të konstatojmë se ky projektligj është për miratim”, tha Krasniqi.
Në mbledhje është miratuar edhe raporti i punës për sesionin e pranveror.
You may like
Lajmet
Ende nuk ka vendim për tarifat e reja të energjisë
Published
52 seconds agoon
March 28, 2025By
UBTNews
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka sqaruar se aktualisht nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e tarifave të energjisë.
Sipas një njoftimi të lëshuar në rrjetin social Facebook, thuhet se me qëllim që të sigurohet transparencë dhe të krijohet mundësia e një dialogu të hapur nga të gjitha palët e interesuara, ZRRE-ja ka vendosur të ndajë për konsultim publik Raportin Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale.
“Në kuadër të përpjekjeve për të garantuar një proces të hapur dhe transparent, ZRRE-ja fton të gjitha palët e interesuara – përfshirë konsumatorët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, që të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi raportin e publikuar deri më 28 mars. Ky proces është një mundësi për të siguruar që çdo vendim të marrë të bazohet në mendime të shumta dhe të ndihmojë në krijimin e një sistemi të drejtë dhe të balancuar për të gjithë”, thuhet në njoftim.
ZRRE-ja është shprehur e angazhuar për të siguruar informacion të plotë, të saktë dhe të qartë dhe për të mbajtur një komunikim të hapur dhe të vazhdueshëm me publikun për çdo zhvillim që mund të ndikojë në tarifat e energjisë.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të jetë 15 për qind.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike është kundërshtuar nga qytetarët, bizneset e partitë opozitare.
Rritja e faturave të energjisë, konsiderohet se do ti dëmtojë qytetarët dhe bizneset derisa thuhet se ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e mirëqenies së tyre.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë e ka pritur me shqetësim të madh paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind.
Ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje te prodhuesit vendës.

Sot mbushen 26 vjet nga masakra në Izbicë, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.
Masakra në Izbicë hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.
Sot 26 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.
Lajmet
VV-ja e çon në Kushtetuese vendimin e Supremes për votat me postë
Published
16 hours agoon
March 27, 2025By
UBT NEWS
Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës Supreme, që të mërkurën i cilësoi si të pathemelta ankesat e kësaj partie.
VV-ja ka shkruar në Facebook se vendimi i Supremes është politik dhe absurd, duke shtuar se “vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimi të tillë”.
Supremja i hodhi poshtë ankesat e VV-së për votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që erdhën me postë.
VV-ja tha se vendimi sa më i hershëm mbi këtë çështje “do të ishte mundësi e vetme e parandalimit të tjetërsimit dhe deformimit të vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka parashtruar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatë Kushtetuese së bashku edhe me kërkesën për masë të përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikuar politikisht të Supremes. Konsiderojmë se është detyrë e të gjithëve dhe veçanërisht e inistutcioneve të thirrura që të ruajnë vullnetin e shprehur të qytetarëve në procesin zgjedhor, vullnet nga i cili buron legjitimiteti i secilit institucion të Republikës. Kësisoj, vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimi të tillë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Lajmet
Kurti: Do të vazhdojmë punën deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi
Published
16 hours agoon
March 27, 2025By
UBTNews
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se qeveria aktuale deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke qenë në rolin e kujdestarit për të garantuar funksionimin e pandërprerë të shtetit.
Ai ka thënë se ligji parasheh që Qeveria dhe të gjithë anëtarët e saj vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, duke respektuar plotësisht kufizimet e parashikuara nga neni 30 të Ligjit për Qeverinë e Kosovës, si dhe kërkesat e Kushtetutës.
Postimi i plotë në Facebook:
Më 23 mars 2025, mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga unë si kryeministër, përfundoi zyrtarisht dhe kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë, e cila efektivisht është sikur qeveria në dorëheqje e mandateve të mëhershme të të tjerëve.
Kjo është hera e parë që një Qeveri e Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional në Republikën tonë demokratike.
Në përputhje me nenin 29, paragrafin 1, nënparagrafin 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Kosovës, mandati i secilit anëtar të Qeverisë po ashtu përfundoi më 23 mars, bashkë me përfundimin e mandatit të Qeverisë, pa pasur nevojë për aktin shtesë dhe formal të dorëheqjes prej posteve të tyre përkatëse sipas nënparagrafit 1.3 të po të njëjtit paragraf dhe nen.
Në këtë rast, Ligji parasheh që Qeveria dhe të gjithë anëtarët e saj vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, duke respektuar plotësisht kufizimet e parashikuara nga neni 30 të Ligjit në fjalë, si dhe kërkesat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, Qeveria jonë (që në popull quhet Kurti 2) do të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve. Ju faleminderit për mbështetjen.

Ende nuk ka vendim për tarifat e reja të energjisë

26 vjet nga masakra në Izbicë

Qumështi nuk është i mirë vetëm për forcimin e kockave, ja si e ndihmon trupin

Koleksioni 100 milionë dollarësh i monedhave del në ankand

VV-ja e çon në Kushtetuese vendimin e Supremes për votat me postë

UEFA nis hetimet ndaj Realit të Madridit

Kurti: Do të vazhdojmë punën deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi

Studentët e UBT fitojnë njohuri për kontabilitetin digjital nga pronari i “Expert-Pro”, Arsim Zeka

Kryetarët e komunave lirojnë postin e deputetit
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë