Lajmet

​Projektligji i ri për rezervat e naftës, Shqipëria garanton furnizimin dhe rrit sigurinë energjetike

Published

on

Qeveria e Shqipërisë ka finalizuar dhe pret të paraqesë për miratim në Kuvend projektligjin “Për Krijimin, Mbajtjen dhe Menaxhimin e Rezervave Minimale të Sigurisë të Naftës Bruto dhe Nënprodukteve të Saj”, ku ky akt ligjor vjen si një detyrim i Komunitetit të Energjisë dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe synon të rrisë ndjeshëm sigurinë e furnizimit me karburant në vend.

Objektivi kryesor është garantimi i rezervave të naftës për të përballuar mungesat ose reduktimet e papritura të furnizimit të tregut.

Projektligji parashikon krijimin e një Autoriteti të ri (ARS), i cili do të jetë institucioni përgjegjës për krijimin, mbajtjen dhe përdorimin e rezervave të sigurisë. Ky autoritet do të jetë person juridik publik, jofitimprurës dhe jo buxhetor, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Targeti final i Shqipërisë, sipas kërkesave të Direktivës 2009/119/KE, do të jetë mbajtja e rezervave të barabarta me të paktën 90 ditë importe mesatare neto ose 61 ditë konsumi mesatar ditor i brendshëm, cilado qoftë sasia më e madhe.

Këto rezerva nuk do të krijohen menjëherë, por gradualisht dhe në mënyrë proporcionale, bazuar në një Plan Veprimi që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Një nga pikat kyçe të projektligjit ka të bëjë me financimin e këtij detyrimi të ri. Kostot për krijimin, ruajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë do të mbulohen përmes vendosjes së një tarife të posaçme.

Kjo tarifë do të aplikohet mbi sasitë e produkteve hidrokarbure që i nënshtrohen detyrimit të pagesës së taksës së akcizës dhe mbledhja e kësaj pagese do të bëhet nga Autoriteti Doganor dhe do të shkojë direkt në llogarinë e Autoritetit të ri (ARS).

Tarifa specifike pritet të përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave çdo vit, duke e bërë atë subjekt të lëkundjeve të çmimeve ndërkombëtare.

Projektligji i ri zëvendëson ligjin ekzistues të vitit 1999, i cili detyronte vetëm industrinë e naftës – kompanitë e tregtimit me shumicë dhe rafineritë – për mbajtjen e rezervës.

Në rast të ndërprerjes së furnizimit, Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin për përdorimin e rezervave të sigurisë, në përputhje me “Planin Kombëtar të Reagimit”.

Projektligji thekson se pavarësisht vonesave, detyrimi duhej të kishte nisur më 1 janar 2024 ku ky akt është thelbësor për harmonizimin me Acquis Communautaire dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

FSK merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26” në Gjermani

Published

on

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përfaqësuar nga një kompani këmbësorie e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, ka marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, të zhvilluar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels të Gjermanisë.

Sipas FSK-së, kompania kosovare është integruar në Brigadën Ajrore 173 të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”.

Pas fazës së planifikimit, koordinimit dhe trajnimit, pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në operacione të ndryshme në terren, përfshirë operacione sigurie në mbështetje të zbarkimit ajror, patrulla luftarake dhe operacione mbrojtëse.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë ushtrim ka mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të komandimit dhe kontrollit, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e vendeve partnere.

Integrimi i kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh ka shërbyer edhe për testimin e aftësive të saj në një mjedis kompleks dhe dinamik trajnues, krahas njësive partnere.

Gjatë “Observation Day”, aktivitetet e kontingjentit të FSK-së janë përcjellë nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, dhe rreshter majori i KFT-së, Naim Smakolli.

Pjesëmarrja në ushtrime të tilla, sipas FSK-së, kontribuon në rritjen e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe kapaciteteve për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj subjektit juridik SH.P.K. “D.C & E”, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 7 qershor 2023 dhe gjatë periudhës 18 shtator 2023 deri më 16 nëntor 2023, në Prizren, B.Sh., në cilësinë e kryeshefit të KRM “Eko Regjioni”, në bashkëkryerje me zyrtarin e kësaj kompanie, A.G., kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për subjektin juridik SH.P.K. “D.C & E”.

A.G. dhe B.Sh. akuzohen se, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimin publik, kanë krijuar mundësi që tenderin “Furnizimi me kamiona kompaktor dhe autobusë për nevojat e KRM ‘Ekoregjioni’”, në vlerë prej 385 mijë e 500 eurosh, ta përfitojë SH.P.K. “D.C & E”.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të KRM “Ekoregjioni” i është shkaktuar dëm në shumën prej 233 mijë e 685.37 eurosh.

Ndërkaq, R.Z. akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”. Sipas aktakuzës, ai u ka paguar B.Sh. dhe A.G. shpenzimet e një udhëtimi jashtë territorit të Kosovës, me qëllim të koordinimit të veprimeve inkriminuese dhe ndikimit në dhënien e tenderit.

Prokuroria pretendon se R.Z. paraprakisht kishte arritur marrëveshje të kundërligjshme me të pandehurit, përmes së cilës ishin përshtatur specifikat teknike të tenderit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara