Lajmet

​Projekti i ngrohjes solore, rreth 38 mijë qytetarë do të kyçen në Termokos

Published

on

Mbi 80 milionë euro është vlera totale e projektit të ngrohtores solare në Prishtinë, ku mendohet se do të jetë projekti më i madh në rajon. Me këtë projekt do të rritet prodhimi i energjisë termike, ku do t’u mundësohet edhe rreth 38 mijë qytetarëve të kyçen në rrjetin e Termokos-it. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së nën-huazimit dhe nën-grantit në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe ngrohtores së qytetit Termokos, u tha se ky është projekti më i madh i energjisë termike në Kosovë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se nënshkrimi i tri marrëveshjeve me Termokosin, kanë të bëjnë me ndërtimin dhe funksionalizimin e projektit të ngrohtores diellore të kryeqytetit. Ai tha se ky projekt ka mbështetjen e shtetit gjerman, Bashkimit Evropian dhe BERZh-it.

“E kemi sjellë pjesën e grantit në 54 milionë euro në tërësi, ndërsa pjesa tjetër prej 23 milionë euro ka qenë kredi nga BERZh, e cila u ratifikua së fundmi. Në fund të vitit të kaluar, saktësisht para rreth një viti patëm nënshkruar marrëveshjet dhe kam kënaqësinë që më në fund kontrata e kredisë me BERZh-in u ratifikua dhe tani mund të nënshkruajmë marrëveshjet e nën-huazimit dhe nën-grantimit edhe me kompaninë Termokos. Ky projekt ka një rëndësi të veçantë pasi që përveç që e rrit prodhimin e energjisë termike që mundëson edhe rreth 38 mijë qytetarë të kyçen në rrjetin e Termokosit, gjithashtu mundëson edhe zgjerimin e rrjetit. Kësisoj siguron që çmimi për ngrohje të vazhdojë të jetë i volitshëm për qytetarët si dhe të kursehet edhe energjia elektrike… Është projekt në vlerë prej 80 milionë euro e ku përfituesit kryesor do të jenë qytetarët e komunës së Prishtinës”, deklaroi Murati.

Tutje Murati shtoi se ky projekt ka rëndësi edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit, zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit si dhe kontribuon në tranzicionin për energji të gjelbër.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde deklaroi se Kosova përfiton nga kjo marrëveshje.

“Kryesisht është rritja e kapacitetit të ngrohjes që të mundësojë që një numër i caktuar i njerëzve që të kyçen në këtë rrjet. Duke pasur përvojën me krizë energjetike në Evropë dhe vetëdijesimi jonë për të siguruar furnizimin dhe duke parë që çështja e energjisë ka qenë më e vështirësuar dhe projektet në kohë vendimtare për Kosovën në tranzicionin e energjisë. Ngrohja solare duke e zvogëluar energjinë elektrike do të zvogëlojë edhe konsumin e saj, do të mundësojë shfrytëzimin më të mirë, ndikimin e zvogëluar ose varësisë nga qymyri. E treta, ngrohje solare do të jetë më e madhja në Ballkan dhe më e madhja në Evropë”, shtoi ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se projekti i ngrohjes solore nxit rritjen ekonomike dhe përkrah qëndrueshmërinë mjedisore.

“Impianti i ri diellor dhe zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore do të zvogëlojë dukshëm emetimin e dioksidit të karbonit të lidhura me ngrohjen, do të përmirësojë cilësinë e ajrit dhe do të integrojnë furnizimin me energji të rinovueshme në sistemin e ngrohjes qendrore për qytetin e Prishtinës. Sot nuk po nënshkruhen vetëm disa marrëveshje, por po nënshkruhet zotimi ynë që banorëve të Prishtinës të ju mundësojmë zgjidhje të besueshme, përballueshme dhe të qëndrueshme për ngrohjen e ambienteve të banimit dhe të punës”, deklaroi Rama.

Edhe kryeshefi i Termokos-it, Fisnik Osmani tha se përmes këtij projekti do të sigurohet ngrohje e qëndrueshme dhe e përballueshme.

“Si projekti më i madh në rajon ‘Solor for Kosovo’ do të mbulojë me panele solare një hapësirë prej 69 mijë metra katror, me kapacitet termik 50 megavat duke furnizuar 12 mijë konsumatorë me mbi 38 mijë banorë në Prishtinë. Përmes këtij projekti do të mundësohet integrimi i sistemeve të burimeve të ripërtërishme në zonat e reja të Prishtinës, i cili do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme dhe të përballueshme për qytetin e Prishtinës. Dhe jo vetëm kaq, përmes këtij projekti ne po rrisim sigurinë energjetike dhe qëndrueshmërinë për Prishtinën duke kontribuar direkt në performancën financiare dhe operacionale të ngrohtores së qytetit e përmes kësaj në lehtësimin e jetës së qytetarëve në Prishtinë”, deklaroi ai.

E drejtori i BERZH-it në Kosovë Sergiy Maslichenko theksoi se ky projekt do të ketë përfitime ne Prishtinë, meqë siç tha ai, ndotja është e lartë.

“Përveç përfitimeve të agjendës së gjelbër, kjo do të sigurojë përfitime për njerëzit në Prishtinë. Sepse ndotja e ambientit fatkeqësisht është shumë e lartë sikurse e dëshmojë vitin e parë që jam këtu. Dhe ky projekt do të mundësojë që do të lidhen shumë njerëz, shumë ndërtesa do të lidhen në ngrohjen qendrore dhe do të shohim cilësinë e ajrit, duke përmirësuar me kohë dhe kjo është shumë me rëndësi. Përfitimi është shumë i qartë nga ky projekt”, u shpreh ai.

Edhe shefi i seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek tha se 38 mijë qytetarë do të përfitojnë nga kjo ngrohje dhe se do të mundësohet zvogëlimi i ndotjes në kryeqytet.

“Projekti i parë solar të ngrohjes në Prishtinë, ky shënon dekarbonizimin që është kryesor që do të largohemi nga ngrohje që bazohet vetëm në qymyr. Me 22,1 milionë euro përmes bankës në partneritet me EBRD-në për ngrohjen qendrore të qytetit. Si rezultat i projektit 38 mijë qytetarë të Prishtinës do të përfitojnë nga ngrohja e besueshme. Po ashtu, kjo do të mundësojë zvogëlimin e ndotësve. Bashkimi Evropian ka kontribuar që sistemi i ngrohjes qendrore për Prishtinën për të pastruar energjinë dhe sigurimin e energjisë”, përfundoi ai.

Vendi

Kurti: Gazin amerikan synojmë ta marrim përmes portit e termocentralit të Vlorës

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri me dije se qeveria e ka në plan përdorimin e gazit të lëngshëm amerikan.
Veçse tha se kjo synohet të bëhet përmes portit detar, e jo me gazsjellës.

“Dhe po shqyrtojmë mundësinë për të përdorur gazin e lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në termocentralin e Vlorës”, tha ai, gjatë ceremonisë së fillimit të ndërtimit të Parkut Solar Fotovoltaik me kapacitet prej 105 MW, në Kramovik të Rahovecit.

Projekt ky I nisur në kuadër të ankandit të parë solar të mbështetur e dizajnuar nga SHBA.

”Falënderoj qeverinë e SHBA-ve për mbështetjen në përgatitjen dhe dizajnimin e ankandit të parë solar. Ekspertiza e tyre ka ndihmuar që procesi të zhvillohet mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të krijojë besim te investitorët”, tha Kurti.

Për këtë project, tha se synon të rrisë prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe të kontribuojë në forcimin e sektorit energjetik të Kosovës.

“Përtej rritjes së prodhimit vendor, ky projekt ka domethënie të veçantë edhe për raportin tonë me mërgatën. Kompania udhëheqëse e konsorciumit, Orllati Group, është e zhvilluar në Zvicër, ku ka fituar përvojë, kapital dhe standarde pune, të cilat tani po i sjell në Kosovë me investim afatgjatë”, tha Kurti.

Ai e shfrytëzoi rastin për ta lavduar mërgatën për ndihmën e shumëanëshme dhënë Kosovës.

“Për dekada mërgata jonë ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira. Sot po shohim gjithnjë e më shumë ndërmarrës nga mërgata që po kthehen me investime, me prodhim, teknologji dhe me vende pune. Kjo është një fazë e re dhe tej mase e rëndësishme e kontributit të saj”./kosovapress/A.K/

 

Continue Reading

Vendi

Qeveria mban mbledhjen e 28-të, miraton disa vendime

Published

on

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 28-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar këto vendime:

  • Është emëruar Ragmi Dalipi në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
  • Është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave ish-shoqërore të administruara nga AKP-ja për realizimin e dy projekteve në Komunën e Gjakovës:
    • administrimi i objektit të ish-“Bankos”-it për nevojat e administratës komunale;
    • ndërtimi i një fushe futbolli dhe hapësirave rekreative në fshatin Trakaniq dhe zonat përreth.
  • Është miratuar ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 11/08, me të cilin Besnike Mehmeti nga Zyra e Kryeministrit emërohet zëvendësuese e anëtarit të Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, në vend të Ervina Gashit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Helmim nga ushqimi: 31 të hospitalizuar në QKUK

Published

on

By

Klinika Infektive e Qendrës Universitare Klinike të Kosovës ka njoftuar se po trajton një situatë të helmimeve të dyshuara nga ushqimi, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 pacientë.

Fluksi i rasteve ka nisur gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik, periudhë gjatë së cilës ndihmë mjekësore urgjente në këtë klinikë kanë kërkuar rreth 30 persona, prej të cilëve 11 raste kanë rezultuar pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis pas analizave të hollësishme laboratorike.

Në kuadër të këtyre rasteve, janë pranuar edhe pesë pacientë nga komuna e Hanit të Elezit me simptoma të ngjashme, të cilët kanë deklaruar se kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion, gjë që ngre dyshime se numri i personave të helmuar mund të jetë edhe më i madh.

Ekipi shëndetësor po punon intensivisht për të identifikuar burimin e saktë të infeksionit dhe konfirmon se të gjithë pacientët e shtruar janë duke marrë trajtimin e duhur dhe gjendja e tyre po shkon drejt përmirësimit.

Për shkak të temperaturave të larta që favorizojnë shumimin e shpejtë të baktereve, stafi mjekësor u bën thirrje qytetarëve të shmangin konsumimin e ushqimeve të shpejta të tipit “fast food” dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në qendrën më të afërt nëse shfaqin simptoma si të vjella, diarre, temperaturë të lartë apo dhimbje të forta barku, ndërsa Klinika Infektive ka premtuar se do të mbajë të informuar opinionin publik në mënyrë transparente për çdo zhvillim të ri epidemiologjik. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

Published

on

By

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar të mërkurën nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.

Iniciativa u nis me kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë, pasi LDK-ja doli sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit.

Abdixhiku pati refuzuar kërkesën e disa degëve për dorëheqje.

Siç pati thënë vetë Zemaj ditë më parë, për thirrjen e këtij kuvendi janë mbledhur më shumë se 150 nënshkrime.

Sekretari i partisë, Ilir Ferati, një ditë më parë u shpreh se sapo të ketë zyrtarisht kërkesë të tillë, ajo do të trajtohet me seriozitet.

Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, kurse mbledhjen e tij mund të thirren me 118 nënshkrime. Pas deponimit të këtyre nënshkrime, sipas statutit të LDK-së, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërrasë Kuvendit brenda 60 dite.

Abdixhiku i pati mbijetuar votëbesimit më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Nga ato zgjedhje, në zgjedhjet e 7 qershorit LDK-ja u rrit për tre deputetë. Në zgjedhjet e qershorit ajo kandidoi me ish-presidenten Vjosa Osmani si prijëse të listës. /Koha/

Continue Reading

Të kërkuara