Lajmet

Programi i Sigurisë në UBT: Përgatitje profesionale për sfidat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare

Published

on

Programi i Studimeve të SigurisëUBT është i konceptuar për t’u ofruar studentëve njohuri të avancuara teorike dhe praktike në fushën e sigurisë, duke i përgatitur ata për të kuptuar, analizuar dhe menaxhuar sfidat bashkëkohore që lidhen me sigurinë kombëtare, ndërkombëtare, emergjencat civile dhe sigurinë kibernetike.

I ndërtuar sipas standardeve moderne akademike dhe nevojave të tregut të punës, programi u mundëson studentëve të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi zhvillimet dhe politikat e sigurisë, duke fituar aftësi për të analizuar fenomenet dhe proceset që ndikojnë në sigurinë e shteteve dhe shoqërive moderne. Përmes një kombinimi të balancuar të teorisë dhe praktikës, studentët aftësohen për të hartuar strategji, dokumente dhe politika të rëndësishme në fushën e Sigurisë Nacionale, Emergjencave Civile dhe Sigurisë Kibernetike.

Mësimdhënia zhvillohet duke u bazuar në modelet dhe kurrikulat e institucioneve prestigjioze të studimeve të sigurisë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në literaturën më bashkëkohore shkencore. Në të njëjtën kohë, programi është përshtatur me nevojat reale të tregut të Kosovës, duke krijuar mundësi që studentët të ndërtojnë karrierë profesionale në institucionet e sigurisë, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në sektorin privat.

Gjatë studimeve, studentët fitojnë njohuri të gjera mbi institucionet dhe aktorët e sigurisë, rreziqet dhe kërcënimet bashkëkohore, marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën e jashtme, gjeopolitikën, sigurinë kibernetike, teknologjinë informative, metodologjinë e kërkimit shkencor dhe fusha të tjera të ndërlidhura. Kjo qasje multidisiplinare u mundëson atyre të zhvillojnë aftësi të mendimit kritik, analizës së thelluar dhe zgjidhjes së problemeve komplekse që lidhen me sigurinë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Një vlerë e veçantë e programit është zhvillimi i aftësive praktike për menaxhimin dhe analizimin e situatave të ndryshme të sigurisë, hartimin e dokumenteve strategjike dhe politikave publike, si dhe realizimin e hulumtimeve shkencore në fusha të ndryshme të shkencës së sigurisë. Studentët inkurajohen të analizojnë zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, duke ndërtuar kompetenca profesionale që u mundësojnë të kontribuojnë në proceset vendimmarrëse dhe në avancimin e politikave të sigurisë.

Përmes qasjes inovative në mësimdhënie, mundësive të shumta akademike dhe orientimit të fortë drejt praktikës, Programi i Studimeve të Sigurisë në UBT vazhdon të përgatisë profesionistë të aftë për të përballuar sfidat e një bote gjithnjë e më dinamike dhe komplekse.

Në vitin 2026, UBT është vlerësuar si i pari në botë në kategorinë “University Brand and Reputation” në rangimin global WURI, gjë që vërteton reputacionin dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë. Ndër sukseset më madhore, UBT ka fituar titullin “Engaged University of the Year”, duke u pozicionuar si universiteti më i mirë në botë në këtë kategori dhe duke lënë pas institucione prestigjioze nga Suedia, Kanadaja, Australia dhe Arabia Saudite.

Me mbi 25 vite traditë, inovacion të vazhdueshëm dhe ekselencë akademike, UBT mbetet padyshim alternativa kryesore dhe më e sigurt për të gjithë ata që synojnë një karrierë të suksesshme dhe me ndikim në fushën e sigurisë, politikave publike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

12 armë të konfiskuara dhe 15 të arrestuar gjatë një jave në Mitrovicë

Published

on

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka zhvilluar gjatë javës së fundit aktivitete të shtuara operative dhe parandaluese për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 12 armë zjarri dhe janë arrestuar 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të aktiviteteve në trafik, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,390 gjoba, ndërsa janë vendosur edhe 9 masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjeteve motorike, për kundërvajtje të ndryshme.

Policia e Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet operative dhe parandaluese, me synim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Mitorvicën e Veriut

Published

on

By

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në Mitrovicën e Veriut në orët e vona të mbrëmjes është raportuar për zhdukjen e një burri.

Rastin e ka paraqitur gruaja e tij, duke thënë se ishte larguar nga shtëpia disa dit më parë dhe nuk është kthyer më.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

OpenAI raportoi në FBI 25-vjeçarin që kërcënoi ish-të dashurën me vrasje

Published

on

OpenAI ka raportuar në FBI një 25-vjeçar nga Florida, pasi ai dyshohet se përdori ChatGPT për të shkruar plane të hollësishme për përdhunimin dhe vrasjen e ish-të dashurës së tij.

Sipas hetuesve, Darren Zhou kishte nisur të përdorte ChatGPT në mars për të diskutuar ndarjen nga partnerja e tij, por bisedat më vonë u shndërruan në kërcënime serioze. Ai dyshohet se shprehu xhelozi ndaj personave që rrethonin ish-të dashurën dhe shkroi se do ta vriste atë deri në fund të muajit.

Kërcënimet dyshohet se u zgjeruan edhe ndaj familjes së 21-vjeçares. Ish-partnerja e Zhou kishte deklaruar se ishte ndarë prej tij për shkak të sjelljes së tij të çrregullt, xheloze dhe kontrolluese. Pas ndarjes, ajo tha se ai e kishte përndjekur përmes telefonatave, mesazheve dhe komunikimeve kërcënuese në rrjetet sociale.

OpenAI u dha autoriteteve informacionin për bisedat, pasi kompania lejon shqyrtimin e komunikimeve dhe njoftimin e institucioneve kur identifikohet një rrezik serioz ndaj personave të tjerë. Në maj, FBI-ja ia dorëzoi Zyrës së Sherifit të Qarkut Palm Beach bisedat e Zhou-s për një periudhë prej dy muajsh.

Një efektiv i përfshirë në rast vlerësoi se mesazhet nuk përbënin thjesht shpërthime emocionale, por tregonin një model të planifikimit.

Zhou u arrestua në maj dhe u lirua dy ditë më vonë kundrejt një garancie prej 100 mijë dollarësh. Ai u akuzua për përndjekje të rëndë, kërcënime me shkrim për vrasje dhe përdorim të paligjshëm të telefonit celular.

Më 13 gusht, Zhou u deklarua fajtor për të tria akuzat dhe arriti një marrëveshje që e shmangu burgimin. Gjykata e dënoi me tetë vjet mbikëqyrje nga shërbimi i provës, si dhe i vendosi një sërë kufizimesh./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicën e Veriut

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut.

Autoritetet policore kanë njoftuar se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’i nënshtruar obduksionit, nga ku pritet të sqarohen rrethanat dhe shkaqet e plota të vdekjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara