Lajmet

Programi i qeverisë, 165 zotimet e Qeverisë Kurti II

Published

on

Qeveria e re e Kosovës të premten miratoi programin e saj për vitet 2021-2025. Në mungesë të publikimit të programit të plotë nga ana e ekzekutivit, Instituti Epik publikoi sot të njëjtin.

Programi prej 57 faqe është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes. Programi identifikon dy prioritetet afatshkurtëra, menaxhimin pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, dhe dy prioritetet afatmesme, lufta kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike.

Epik ka identifikuar 165 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës në kuadër të programit të saj 2021-2025: nga vaksinimi i 60% të qytetarëve në grupmoshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fundin e vitit 2021 dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e deri tek sigurimi i 1 mijë bursave studentore për vajzat dhe ofrimit të banimit të përballueshëm për 4 mijë familje.

“Duhet sqaruar që në fillim që ne kemi tentuar të bëjmë përzgjedhjen e masave të Programit të cilat janë të qarta, konkrete dhe të matshme. Me fjalë të tjera, nuk kemi përfshi masat e programit të cilat në esencë nuk janë masa, por zotime abstrakte p.sh. ‘do të konsolidojmë funksionimin e kompanive publike’, ‘do të thellojmë bashkëpunimin’, ‘do të rishikojmë ligjet/strategjitë/politikat’, ‘do të forcojmë/fuqizojmë kapacitetet e institucioneve’, etj. Po ashtu, nuk kemi përfshirë masat e programit të cilat përbejnë detyrat e zakonshëm të qeverisë, p.sh. përmirësimi i llogaridhënies ndaj qytetarëve, rishikimi i proceseve të brendshme dhe aktivitete të ngjashëm”, thuhet në publikimin e Epik.

Ministria me më së shumti detyra është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me gjithsej 38 masa, ndërsa ministria që nuk ka paraparë asnjë detyrë konkret është Ministria për Kthim dhe Komunitete.

Duke pasur parasysh numrin e lartë të zotimeve, Epik ka përgatitur edhe një listë të zotimeve kyçe që burojnë nga Programi 2021-2025.

Epik vlerëson se programi përmban masat e duhura pothuajse në çdo sektorë prandaj e kanë cilësuar si “diku në mes ideales dhe të pamundurës”.

“Zbatimi i programit do varet nga disa të panjohura. Si do të financohen të gjitha 165 zotime? A do të arrijë mazhoranca e re të vaksinojë 60% të qytetarëve deri fund 2021? A do të tregojë qeveria fuqinë e nevojshme politike për të çkapur shtetin nga grupet e fuqishme të interesit të cilat dëshirojnë të ruajnë status-quonë në shoqërinë tonë? Dhe paralelisht me gjithë këtë a do të arrijë qeveria të avancojë dialogun me Serbinë?”, thuhet në raportin e Epik.

PROGRAMI I QEVERISË: 165 ZOTIME NË MES IDEALES DHE TË PAMUNDURËS Qeveria e re e Republikes së Kosovës u votua me 22…

Posted by EPIK Institute on Monday, May 10, 2021

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara