Lajmet

Programi i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në nivelin Master në UBT përgatit arkitektët e së ardhmes

Published

on

UBT, përmes Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, ofron një program studimor të avancuar në nivelin master, i cili ka për qëllim të përgatisë arkitektë të aftë për të identifikuar dhe analizuar problemet arkitektonike, për të hartuar e zhvilluar projekte profesionale dhe për të ofruar shërbime cilësore për komunitetin, gjithmonë duke marrë parasysh aspektet shoqërore dhe mjedisore.

Ky program shquhet për qasjen e tij interdisiplinare, duke i pajisur studentët me aftësi të komunikimit, punës ekipore dhe individuale, si dhe me mundësinë për të transferuar dhe kontekstualizuar kompetencat e tyre në fusha të ndryshme të tregut të punës.

Struktura e programit

Programi zgjat dy vjet (katër semestra) dhe përfshin një kombinim të lëndëve teorike, studio praktike dhe projekte kërkimore.

Dy semestrat e parë fokusohen në dizajnin arkitektonik të avancuar, planifikimin urban, restaurimin e trashëgimisë dhe aspektet ligjore të projektimit.

Viti i dytë përfshin lëndë mbi planifikimin hapësinor evropian, infrastrukturën, peizazhin, efiçiencën energjetike dhe metodat e hulumtimit.

Semestri i katërt përmbyllet me një projekt kërkimor dhe tezën e diplomës.

Kjo qasje siguron që studentët të kuptojnë jo vetëm teknikat e projektimit dhe aspektet inxhinierike, por edhe të vlerësojnë ndikimin social, ekonomik dhe hapësinor të mjedisit përmes planifikimit urban dhe arkitektonik.

Rezultatet e të mësuarit

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të jenë të aftë të:

  • Kuptojnë dhe aplikojnë teknikat e projektimit, planifikimit dhe aspektet inxhinierike të projekteve.
  • Vlerësojnë dimensionet sociale, ekonomike e mjedisore të arkitekturës.
  • Komunikojnë profesionalisht me audienca të ndryshme dhe ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet e ndërtimit.
  • Kontribuojnë në kërkime shkencore dhe të vlerësojnë vlerat arkitektonike e urbanistike.

Përvoja studentore dhe karriera

Përveç mësimdhënies, studentët e arkitekturës në UBT përfitojnë nga:

  • Qendra e Karrierës, e cila i lidh me industrinë përmes praktikave profesionale dhe panaireve të punës.
  • Certifikime dhe trajnime shtesë, të cilat rrisin konkurrueshmërinë e tyre në treg.
  • Organizatat studentore, që u japin zë në vendimmarrje dhe u mundësojnë një përvojë të plotë akademike dhe sociale.

Perspektiva profesionale

Të diplomuarit e këtij programi gjejnë mundësi të shumta punësimi në:

  • Firma konsulente të arkitekturës dhe inxhinierisë
  • Institucione publike e private të ndërtimit dhe planifikimit
  • Organizata kombëtare e ndërkombëtare të zhvillimit
  • Institucione akademike dhe kërkimore

UBT thekson se ky program është ndërtuar për të përgatitur arkitektët dhe planifikuesit hapësinorë të së ardhmes, të cilët do të jenë të aftë të përballen me sfidat e zhvillimit urban dhe mjedisor, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe rajonit.

APLIKO TANI ONLINE!

Lajmet

52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.

Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.

 

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në fshatin Samadrexhë të Suharekës një 45-vjeçar me inicialet B.K., pasi I njejti kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” me shufra metalike dhe tela, duke penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 08:30, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me thikë dhe u ka bërë rezistencë të dhunshme.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore, ndonëse policia sqaroi se lëndimet nuk erdhën nga goditjet me thikë, por gjatë procesit të neutralizimit të sulmuesit.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor në Suharekë, ku po priten hapat e mëtejshëm ligjorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara