

Lajmet nga UBT
Profesori ndërkombëtar, Luciano Saso organizoi një punëtori me studentët dhe profesorët e UBT-së
Në kuadër të kësaj punëtorie, profesori Luciano Saso propozoi projektin e tezës së diplomës (UBT thesis project).
Published
2 years agoon
By
Betim GashiNë Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, u organizua një punëtori me profesorin ndërkombëtar nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Farmacisë në Universitetin “Sapienza University of Rome”, në Itali, Luciano Saso.
Në kuadër të kësaj punëtorie, profesori Luciano Saso propozoi projektin e tezës së diplomës (UBT thesis project), në mënyrë që t’i udhëzojë studentët se si të përgatisin tezën (bibliografinë, hulumtimin, strukturën, prezantimin), si dhe u shpjegoi atyre rreth përgatitjeve për ideimin e tezës së diplomës në mënyrë që ky proces të bëhet më i lehtë dhe të ketë bazë shkencore solide.
Profesori Saso ka më shumë se 350 punime shkencore origjinale të publikuara në “Peer Reviewed” revista ndërkombëtare me impakt faktor (H-index Google scholar = 57, H-index SCOPUS = 47), duke u fokusuar kryesisht në modulimet farmakologjike të stresit oksidativ.
Pjesë të punëtorisë ishin edhe profesorët nga Fakulteti i Farmacisë: Valon Ejupi, Shpend Dragusha, Arianit Jakupi, Fitim Alidema, Gazmend Temaj, Afrim Kotori, Liridon Muqaku, si dhe nga Instituti IDEAA, profesoresha Deniz Celcima.






Lajmet nga UBT
Shkollat e Mjekësisë në UBT International Smart Schools me qasje praktike: Edukim që sjell rezultate të mëdha
Published
52 seconds agoon
April 28, 2025By
UBTnews
Lajmet nga UBT
5-9 Maj: UBT organizon International Staff Week për rrjetëzimin dhe inovacionin global
Published
4 minutes agoon
April 28, 2025By
UBTnews
Lajmet nga UBT
UBT organizon panel diskutimi në Edicionin e Tretë të Konferencës për Lidership – “Sfida dhe mundësi në qeverisje”
Published
3 hours agoon
April 28, 2025By
UBTnews
Në kuadër të edicionit të tretë të Konferencës për Lidership, e organizuar nga Qendra për Lidership në UBT, një nga momentet më të rëndësishme ishte paneli i diskutimit mbi temën “Sfida dhe mundësi në qeverisje”.
Ky panel i veçantë mblodhi ekspertë të shquar nga fusha të ndryshme, të cilët ndanë me audiencën mendimet dhe përvojat e tyre për përmirësimin e proceseve të qeverisjes dhe sfidat me të cilat përballen shtetet në zhvillim në implementimin e politikave efektive.
Paneli u moderua nga Prof. Assoc. Dr. Nexhat Kryeziu, anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e një qeverisjeje të efektshme për zhvillimin e qëndrueshëm të shteteve dhe mundësitë që ofron një qeverisje e tillë për rritjen e transparencës, ndershmërisë dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Në këtë panel, morën pjesë edhe Er. Pooja Agarwal, Pro-Kancelare e Shri Ramswaroop Memorial University në Indi, Rozafa Ukimeraj, eksperte në Politika Publike, dhe Devendra Goyal, sipërmarrës në Teknologji dhe Pasuri të Paluajtshme, i diplomuar nga MIT. Secili prej tyre kontribuoi me një perspektivë të pasur dhe të thellë mbi sfidat që hasin vendet në zhvillim në krijimin dhe zbatimin e politikave efektive.
Një nga temat kryesore të diskutuara ishte se si vendet në zhvillim mund të përmirësojnë strukturat e qeverisjes për të përballuar sfidat e korrupsionit, mungesës së transparencës dhe pjesëmarrjes të kufizuar të qytetarëve. Er. Pooja Agarwal shprehu besimin e saj se liderët duhet të identifikojnë dhe ndajnë vizionin e tyre me qytetarët për të siguruar që ata të jenë pjesë e procesit të zhvillimit dhe ndryshimeve. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e edukimit si një mjet kyç për të kapërcyer hendekun e zhvillimit dhe për të krijuar mundësi për brezat e ardhshëm.
Rozafa Ukimeraj, me një përvojë të gjatë në administratën publike, ndau perspektivën e saj për rëndësinë e krijimit të politikave të bazuara në prova që mund të zbatojnë një qeverisje efikase. Ajo theksoi se për të përmirësuar qeverisjen, është e domosdoshme që të bëhen reforma në administratën shtetërore dhe të krijohet një kulturë përgjegjshmërie dhe transparence.
Devendra Goyal, një sipërmarrës dhe ekspert i teknologjisë, foli për mundësitë që ofron përdorimi i teknologjisë dhe digjitalizimit në përmirësimin e shërbimeve publike dhe të struktura të qeverisjes. Ai sugjeroi që mund të zhvillohen platforma të reja për përmirësimin e transparencës dhe aksesit të qytetarëve në informacionin publik.
Panelistët ishin njëzëshëm në theksimin e rëndësisë që ka angazhimi i qytetarëve në krijimin e politikave dhe proceseve që i prekin ata direkt. Në këtë kontekst, Devendra Goyal foli për përgjegjësinë që ka çdo qytetar për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të drejtë. Ai theksoi se duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes qytetarëve dhe liderëve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Prof. Assoc. Dr. Nexhat Kryeziu, duke moderuar diskutimin, nënvizoi gjithashtu se ndërtimi i një lidershipi të qëndrueshëm dhe transparent është një proces që kërkon angazhim të përbashkët dhe një planifikim të qartë nga të gjitha nivelet e qeverisjes.
Paneli u mbyll me një mesazh optimist nga të gjithë panelistët, të cilët besuan se, megjithë sfidat që ekzistojnë, ka mundësi të mëdha për zhvillimin e qeverisjes në Kosovë dhe në vendet në zhvillim. Ata theksuan se arritjet e mundshme do të vijnë përmes angazhimit të përbashkët, përdorimit të politikave të bazuara në prova dhe inovacioneve që mund të ofrojnë teknologjitë moderne.
Në përfundim të konferencës, pjesëmarrësit që ndoqën programin morën certifikata të përfundimit, duke vërtetuar përkushtimin e tyre për forcimin e lidershipit dhe përmirësimin e proceseve të qeverisjes, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë global.
Konferenca për Lidership, edicioni i tretë, ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, duke bashkuar ekspertë dhe liderë të nivelit të lartë dhe duke kontribuar në përmirësimin e qeverisjes dhe zhvillimin e lidershipit në Kosovë dhe më gjerë.
Lajmet nga UBT
UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SRMU nga India
Published
4 hours agoon
April 28, 2025By
UBTnews
Një moment kyç i Konferencës për Lidership në UBT, ishte ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis UBT-së dhe Shri Ramswaroop Memorial University (SRMU) nga India.
Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e edukimit dhe trajnimit të liderëve të ardhshëm, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e studentëve dhe akademikëve, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta për avancimin e politikave publike dhe lidershipit.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Er. Pankaj Agarwal, Kancelar i SRMU, nënshkruan marrëveshjen në një ceremoni solemne, e cila u pasua nga një diskutim i shkurtër rreth mundësive të reja që ky bashkëpunim do të hapë për të dyja institucionet.
Ky hap i rëndësishëm thekson angazhimin e përbashkët të UBT-së dhe SRMU-së për të krijuar mundësi për studentët dhe akademikët që të angazhohen në projekte ndërkombëtare dhe të kontribuojnë në zhvillimin e politikave që ndihmojnë në përmirësimin e sistemeve arsimore dhe të qeverisjes.

Shkollat e Mjekësisë në UBT International Smart Schools me qasje praktike: Edukim që sjell rezultate të mëdha

5-9 Maj: UBT organizon International Staff Week për rrjetëzimin dhe inovacionin global

Rusia shpall një armëpushim nga 8 maji deri më 11 maj

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, reagon Policia

Kaq mallra të falsifikuara ka konfiskuar Dogana e Kosovës gjatë vitit 2024

Pheniani konfirmon për herë të parë dërgimin e trupave në Ukrainë

Hapet edhe një zyrë e Postës së Kosovës në Leposaviq

Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup

India dhe Pakistani vazhdojnë të këmbejnë zjarr në Kashmir
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet2 weeks ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim
-
Kulturë1 month ago
27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur