Lajmet

Profesori Izraelit: UBT me potencial të jashtëzakonshëm në fushën e sigurisë kibernetike

Published

on

Eksperti i njohur i çështjeve të sigurisë kibernetike, strategjisë ushtarake dhe teknologjisë, profesori  Grabiel Siboni nga Izraeli zhvilloi një diskutim të hapur me stafin akademik të UBT rreth temës së Sigurisë Kibernetike dhe Strategjive Kombëtare të Sigurisë. Kolonel Siboni është profesor i Sigurisë Kibernetike, Teknologjisë dhe Menaxhimit të Politikave të Sigurisë në Universitetin Francisco de Vittoria në Madrid, dhe ka një eksperiencë të gjerë në këto fusha.

Kjo është hera e parë pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, që një professor nga Izraeli viziton Kosovën dhe prezanton ekspertizën e tij në një fushë të veçantë të marrëdhënive mes institucioneve të të dyja vendeve.

“Siguria Kibernetike është një temë shumë e vyer për secilin shtet në kohët moderne edhe mund të them që zhvillimet konstante në këtë fushë e bëjnë të domosdoshme përditësimin dhe investimin për këtë fushë. Siguria e integruar është e domosdoshme për mbarëvajtjen e zhvillimit të secilit vend, dhe bashkëpunimi midis të gjithë institucioneve të të gjitha fushave është kyç për një sukses në mbrojtjen ndaj rreziqeve kibernetike”, u shpreh Kol. Siboni.

Në bashkëbisedim me stafin akademik të UBT ai u shpreh se çelësi i suksesit për UBT është që gjithçka fillon e mbaron me individëd, duke vlerësuar kështu se investimi në edukimin e trajnimin e individëve në rrafshin kibernetik dhe të sigurisë është themelor për sukses. Kolonel Siboni vlerësoi potencialin e jashtëzakonshëm të UBT për të zhvilluar më tej studimet në fushën e sigurisë kibernetike dhe theksoi se është koha e duhur që UBT të arrijë progres me programet që synon të hapë së shpejti në këtë fushë.

Kolonel Siboni do të prezantojë tezat e tij në fushën e Sigurisë Kibernetike, ndërsa sot, në Kampusin Inovativ të UBT në Lipjan përballë disa studentëve të zgjedhur, ku marrë parasysh edhe masat e sigurisë Covid-19, ky prezantim do të transmetohet  edhe në faqen e UBT.

Lajmet

​Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin S.R nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Sipas Prokurorisë Speciale për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e PSRK së.

S.R është në mesin e të arrestuarve për trazirat në Zveçan para tri vjetësh.

Kujtojmw se, më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, pas përleshjes me protestuesit serbë.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

Continue Reading

Lajmet

Flamur Xhafa – CTO nga kompania Behamics, ndan përvojën nga industria me studentët e Sistemeve të Informacionit

Published

on

By

Fakulteti Sistemet e Informacionit, në kuadër të lëndës “Analiza dhe Dizajnimi i Sistemeve të Informacionit (SI)”, u mbajt një ligjëratë tematike me guest speaker Flamur Xhafa, CTO nga kompana Behamics.

Gjatë ligjëratës, Xhafa ndau me studentët përvojën e tij profesionale rreth industrisë së teknologjisë, mënyrës së realizimit të projekteve reale, si dhe praktikave që përdoren në punën e përditshme në kompani. Ai theksoi rëndësinë e mendimit analitik, punës në ekip dhe komunikimit të qartë në procesin e analizës dhe dizajnimit të sistemeve, duke i lidhur konceptet e lëndës me raste konkrete.

Në fokus të veçantë ishte edhe pjesa e këshillave dhe motivimit për studentët, ku u diskutua se si të përgatiten për tregun e punës, si të ndërtojnë profilin e tyre profesional, si të angazhohen në projekte praktike dhe si të shfrytëzojnë mundësitë për të hyrë sa më herët në një ambient real pune.

Ky bashkëpunim shërben si një urë lidhëse mes studentëve dhe industrisë, duke krijuar hapësirë për mundësi praktike, rrjetëzim profesional dhe një kuptim më të qartë të kërkesave të tregut.

 

Continue Reading

Lajmet

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon me shpresën që 2026-ta sjellë atë që 2025 s’mundi

Published

on

By

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka deklaruar se BE vazhdon të punojë për çështjet e dialogut “me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025 nuk arriti ta japë”.

Pas vizitës zyrtare që pati në Prishtinë, Sorensen ka thënë se palët duhet të ulen dhe të bisedojnë e se një takim do të thirret kur të jetë koha e duhur.

Tutje, Sorensen tha se pret me interes të lartë formimin e institutvcioneve në Kosovë, pas zgjedhjeve të fundit.

“Jam i lumtur që jam sërish në Kosovë, kjo është vizita ime e parë e këtij viti. Urime për zgjedhjet, pres me interes që Kuvendi të konstituohet dhe që Qeveria të formohet.

Ne vazhdojmë të punojmë për çështjet e dialogut, me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025 nuk arriti ta japë. Pikërisht për këtë arsye e nisa vitin me një vizitë këtu dhe më pas në Beograd gjatë kësaj jave.

Ajo që synojmë është që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë, duhet të gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Përfaqësuesja e Lartë i ka vizituar vendet vitin e kaluar dhe ka theksuar se do të ketë një takim kur koha të jetë e duhur.

Ajo do ta thërrasë takimin, palët do të marrin pjesë dhe më pas do të shohim se si do të ecet përpara”, ka deklaruar Sorensen.

Continue Reading

Lajmet

​Përfundon takimin me Kurtin, Sorensen pritet nga Osmani

Published

on

By

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka përfunduar takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai u nis për në objektin e presidencës, ku u prit në takim nga e para e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas informacioneve që KosovaPress ka siguruar, Sorensen pritet të japë një deklaratë për media pas takimit me Osmanin.

Vizita e Sorensen vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023, mirëpo e njëjta ende nuk ka gjetur zbatim.

Continue Reading

Të kërkuara